- FILLIMI
- RRETH FAKULTETIT
- DEPARTAMENTET
- STUDENTET
- KERKIMI DHE BOTIME
- NJOFTIME DHE NGJARJE
- GALERIA
- KONTAKT
Hapet thirrja për aplikime për bursa për stafin akademik dhe administrativ të Universitetit të Tiranës, në kuadër të Programit Erasmus +, në Konsorciumin Mare Nostrum
Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik dhe administrativ të Universitetit të Tiranës, në Konsorciumin Mare Nostrum.
Llojet e mobilitetit /kohëzgjatja:
Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie/5 ditë+2 ditët e udhëtimit;
Shëmbimin e stafit administrativ për trajnim/5 ditë+2 ditët e udhëtimit;
Bursat përfshijnë:
-Kompensimin mujor për stafin (120 EUR në ditë);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm
Afati për aplikim: 31 Janar 2018
I gjithë procesi i aplikimit kryhet online.
Për më shumë informacion klikoni në këtë link: https://marenostrum2017.ualg.pt/about.
Për dokumentat e aplikimit lutemi ti referoheni dokumentit: guide application form, i cili gjendet në faqen e web-it të Konsorciumit Mare Nostrum.
Për të aplikuar klikoni në këtë link: https://marenostrum2017.ualg.pt/apply
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Zyrën për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron Suksese në aplikim!