Prof Asoc. Dr. Arjana Mucaj
Prof Asoc. Dr. Arjana Mucaj ka lindur më 3.12.1975 në qytetin e Tiranës. Ka mbaruar studimet e larta me titullin Msc në Universitetin e Sofies, Bullgari “ St. Kliment Ohridski” në vitin 1999, specializimi Psikologji Sociale, Zhvillimit dhe Edukimit. Ka kryer specializim në fushën e Psikologjisë Ligjore në Sofie Bullgari. Ka mbaruar Studimet e ciklit të tretë në Sofie, Bullguari 2010. Dhe në vitin 2015 ka fituar titullin Profesor i Asociuar ne Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale. Prof Asoc. Dr. Arjana Mucaj punon si pedagoge, me kohë të plotë në Fakultetin e Shkencave Sociale që nga viti 2002 e në vazhdim. Ka lektuar lëndë si Psikologjia Sociale, Psikologjia e zhvillimit, Psikologjia Gjyqesore. Aktualisht lekton Psikologji Zhvillimi ( Pjesa e trete), Dinamika Grupi, Trajnim dhe zhvillimi, Psikologji Gjyqësore. Ka kryer një sërë artikuj shkencorë në fushën e psikologjisë , të botuara në revista si brënda vendit por edhe të huaja ndërkombëtare me factor impakti. Ka një kontribut në hartimin e programeve mësimore . Punon si eksperte e jashtme në fushën e psikologjisë.
Dr. Bardhyl Musai Professor
Bardhyl Musai is full time professor at the Faculty of Social Sciences, University of Tirana. He has an experience over 38 years in education and over 24 years at university teaching and research. He has participated as member of several working groups on educational reform in Albania, drafting legislation for pre-university and higher education, member of the Council for Higher Education and Science to the minister of education from 2006 till 2013, member of Higher Education Reform Experts (HERE), a TEMPUS initiative funded by EU. He has been also Chair of the Council for Accreditation of Higher Education from 2006 till 2014 and has been adviser to the prime Minister for the period 2009-2013. Bardhyl Musai has participated in numerous international bodies, conferences and events, regarding educationalpolicy and planning, has published articles, book chapters and research papers on educational policy regarding teacher education and other topics.
Prof. Asoc. Dr. Artemisi Shehu/Dono
Artemisi Ylli Shehu/Dono e datëlindjes 10.12.1977 është pedagoge me kohë të plotë pranë Departamentit të Pedagogjisë dhe Psikologjisë, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës prej Tetor 2000. Ka përfunduar studimet universitare 1996-2000 pranë Universitetit të Tiranës në degën Psikologji klinike, ka përfunduar studimet pasuniversitare pranë Universitetit të Tiranës për Këshillim Psikologjik 2001-2003, përfundon studimet doktorale pranë UT dhe merr gradën shkencore “Doktor në Psikologji” në mars 2009 dhe prej tetorit 2015 gëzon titullin Profesor i Asociuar. Ajo është psikoterapiste pranë Shoqatës Shqiptare për Psikoterapi prej vitit 2004. Ka qënë trajnuese në projekte dhe trajnime të ndryshme të realizuara kryesisht në kuadrin e psikologjisë së zhvillimit, klinike dhe asaj të psikopatologjisë së përgjithshme e aftësisë së kufizuar në bashkëpunime me CRCA, Qendra kundër Trafikimit, Qendra Shqiptare për Zhvillim Human, Caritasi Shqiptar, Fshatrat SOS, QShRTT, Jonathan Center, Dokita, Universiteti Albanian, ai Europian i Tiranës, etj.
Është hartuese e programeve të disa lëndëve në Fakultetin e Shkencave Sociale, Departamenti i Psikologjisë dhe Pedagogjisë dhe titullare e lëndëve në ciklet e para dhe të dyta të studimit si “Psikologji Anormale” dhe “Shkathtësi Komunikimi” (cikli i parë i studimeve Bachelor në psikologji), Praktikum në komunikim (cikli i dytë i studimeve, Master Profesional Orientim – Profesional), “Psikopatologji zhvillimi 0-23 vjeç” (cikli i dytë i studimeve, Master Shkencor Psikolog klinik dhe marrëdhëniesh), “Patologjitë e zhvillimit” (cikli i dytë i studimeve, Master Shekncor Psikolog shkollor).
Ajo është antare e bordit Këshillit kombëtar të Shoqërisë Civile, zgjedhur prej majit 2016 nga shoqata e organizata të shoqërisë civile; Antare e Senatit të Universitetit të Tiranës prej prillit 2016; Antare e bordit të projektit të fuqizimit të grave në zonat e thella të vendit të Fondacionit shqiptar “Mary Ward Loreto” prej 2012; Antare e bordit të shtëpisë së fëmijës jopublike në Gjirokastër “Vatër e Ngrohtë” prej 2008; Antare e Shoqatës Shqiptare për Psikoterapi prej vitit 2004; Antare e Institutit Shqiptar të Sociologjisë prej vitit 2013.
Ajo është autore e disa librave akademikë “Psikologji Anormale”, “Autizmi dhe përfshirja e prindërve në trajtimin e tij”, “Psikopatologji zhvillimi” dhe cikleve të leksioneve “Psikologji komunikimi”, “Psikologji mjekësore” dhe “Psikopatologjitë e fëmijës dhe adoleshentit” si dhe është autore e shumë artikujve shkencorë në revista shkencore në vend e jashtë tij dhe pjesëmarrëse në shumë aktivitete, konferenca e kongrese shkencore kombëtare e ndërkombëtare të fushës së psikologjis
Elvisa SOKOLI, Dr.
MSc. në Psikologji Klinike (Drejtimi Psikologji Ligjore), New York University, USA.
MSc. në Psikologji Këshillimi, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës.
B.A. në Psikologji Klinike, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës.
E certifikuar me Certifikatën Shqiptare të Psikoterapisë (CSHP) nga Shoqata Shqiptare për Psikoterapinë.
Është pedagoge me kohë të plotë në Departamentin e Pedagogjisë dhe Psikologjisë të Fakultetit të Shkencave Sociale, në Universitetin e Tiranës. Ka një përvojë 13 vjeçare në fushën e mësimdhënies dhe të kërkimit në fushën e psikologjisë. Aktualisht zhvillon mësim në programet Master i Shkencave në Psikologji Klinike dhe Bachelor në Psikologji. Ka përvojë të gjatë në udhëheqjen e tezave të kërkimit për diplomat në nivelin bachelor dhe master.
Ka një eksperiencë 13 vjeçare si eksperte në projekteve të ndryshme në fushën e shkencave sociale. Prej 13 vitesh ushtron këshillimin psikologjik, supervizionin (individual dhe në grup) dhe psikoterapi (pranë SHSHP) me klientë në kontekste, nevoja e problematika të ndryshme. Është anëtare e disa shoqatave profesioniste kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e psikologjisë dhe psikoterapisë. Ka disa botime dhe konferenca shkencore në fushën e psikologjisë.
Kontakti:
Departamenti i Pedagogjisë dhe i Psikologjisë
Fakulteti i Shkencave Sociale
Universiteti i Tiranës
Cel: +355696050060; +355692454188
e-mail: elvis.sokoli@gmail.com
Ornela Zhilla, Dr.
Është Doktore e Shkencave në Departamentin e Pedagogjisë dhe Psikologjisë së Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës. Ka botime në fushën e psikologjisë brenda dhe jashtë vendit . Është referuese në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare . Është pedagoge e brëndshme e departamentit të Psikologji-Pedagogjisë së Universitetit të Tiranës . Ka kontribut në fushën e mësimdhënies në disa programe studimi . Aktualisht mbulon fusha mjaft të rendësishme të formimit bazë në Psikologji si Hyrje në Psikologji , Menaxhim Stresi dhe Psikologjia e Zhvillimit të Fëmijës. Gjithashtu është angazhuar si pedagoge e jashtme pranë “Albanian University” në zhvillimin e lëndës “Terapia familjare “ në programin Master në Psikologji Klinike. Ka marrë pjesë në komitete organizative të konferencave të departamentit dhe ka kontribut në udhëheqjen e temave të diplomave të programeve Master dhe Bachelor në Psikologji .
Kontakti:
Departamenti i Pedagogjisë dhe Psikologjisë
Fakulteti i Shkencave Sociale
Universiteti i Tiranës
Dr. Eralda Zhilla
Lektore në Departamentin e Pedagogjisë dhe Psikologjisë në Universitetin e Tiranës. Diplomuar pranë këtij universiteti në vitin 2005 si psikologe kliniciste. Ka fituar gradën master në vitin 2008 në programin e Universitetit të Tiranës në bashkëpunim me atë të Nebraskës në Amerikë. Aktualisht mban gradën Doktor Shkencash në fushën e psikologjisë. Ka përvojë të gjatë në udhëheqjen e tezave të kërkimit për diplomën bachelor, master professional dhe shkencor. Ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme shkencore brenda dhe jashtë vendit ku ka lektuar pjesë nga studime të fushës psikologjike dhe më gjerë. Ka përvojë në fushën e planifikimit, organizimit dhe drejtimit të projekteve me natyrë sociale. Ka një kontribut aktiv në trajtimin e grupeve në nevojë duke ofruar mbështetje të vazhdueshme psikologjike për ta. Aktualisht zhvillon mësim në programet Bachelor në Psikologji, Master profesional në Këshillim Psikologjik dhe Orientim Profesional dhe Master Shkencor në Psikolog Organizacional. Ka disa botime në fushën psikologjike.
Kontakti:
Departamenti i Pedagogjisë dhe Psikologjisë
Fakulteti i Shkencave Sociale
Universiteti i Tiranës
e-mail: eraldazhilla@yahoo.com
Adem Tamo, Prof. Dr
Prof.Dr.Adem Tamo është lindur në 1956, dhe pas studimeve universitare në vend, punon që prej vitit 1983 në Departamentin e Pedagogjisë dhe Psikologjisë, në Fakultetin e Shkencave Sociale, në Universitetin e Tiranës.
Fusha e tij e interesit është psikologjia dhe aplikimet e saj në edukim. Në këtë fushë ai ka arsimin e nivelit master, doktoral e postdoktoral.
Ai lektron në fushën e teorive dhe praktikave të këshillimit. Në këtë fushë dhe në aplikimet e saj ai është i përfshirë në aktivitete trajnimi e botimi. Mësimdhënien e psikologjisë ai e ushtron edhe në universitete të tjera në vend dhe jashtë tij. Në këtë linjë ai ka udhëhequr e udhëheq një numër doktoraturash të shqiptarëve nga Shqipëria e Kosova.
Ai ka kryer stazhe profesionale të herëpashershme në ShBA dhe në vendet e Europës Perëndimore dhe është angazhuar në kërkime dhe publikime të punës së tij në konferenca kombëtare e ndërkombëtare.
Ai ka drejtuar departamentin dhe fakultetin ku punon.
Kontakti:
Departamenti i Pedagogjisë dhe të Psikologjisë
Fakulteti i Shkencave Sociale
Universiteti i Tiranës
e-mail: ademtamo@gmail.com
Blerta Bodinaku, PhD.
Është pedagoge në Departamentin e Pedagogjisë dhe të Psikologjisë (DPP) së Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranë. Është diplomuar si psikologe klinike në vitin 2000 pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës si dhe ka përfunduar studimet master në psikologji këshillimi në vitin 2003, pranë të njejtit Fakultet. Studimet e doktoraturës i ka kryer në fushën e vlerësimit psikometrik në psikoterapi, pranë Universitetit Sigmund Freud në Vienë.
Aktualisht lektron në lëndët “Këshillim Individual”, “Këshillim Grupi” dhe “Psikoliogji Sociale” në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve të ofruar nga DPP.
Që nga viti 2007, zotëron Çertifikatën Europiane të Psikoterapisë (ECP), lëshuar pas ndjekjes së një programi 5 vjeçar kualifikimi sipas standardeve Europiane në fushën e psikoterapisë. Zotëron një eksperiencë të gjatë pune në fushën e psikoterapisë, dhunës me bazë gjinore, shërbimet e shëndetit mendor, vlerësimin psikometrik dhe ka kontribuar duke ofruar ekspertizën e saj në lidhje me këto fusha përmes trainimeve, supervizimit, apo vlerësimeve në nivel kombëtar.
Është autore publikmesh dhe prezantimesh në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe anëtare e American Psychologists Association dhe Society for Psychotherapy Research si dhe e Shoqatës Shqiptare për Psikoterapinë. Në këtë të fundit, mban detyrën e nënkryetares.
Kontakti:
Departamentin e Pedagogjisë dhe të Psikologjisë
FakultetiiShkencaveSociale
UniversitetiiTiranës
e-mail: bbodinaku@gmail.com
Eglantina Dervishi Dr.
Dr. Eglantina Dervishi lektore në Departamentin e Pedagogjisë dhe të Psikologjisë, në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës dhe kordinatore e revistës Shkencore “Optime”. Është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Sociale U.T. më 2005. Ka përfunduar doktoraturën më 2013 në Psikologji Klinike, Alma Mater Studiorum, Universitetin e Bolonjës,Itali. Ka punuar në Qendrën Spitalore të Burgjeve dhe I.E.V.P. Vaqarr, për një periudhë disa vjecare, Më pas ka punuar në Laboratorin e Shëndetit Mendor pranë Universitetit të Bolonjës. Është angazhuar si Pedagoge nga viti 2006 në lëndët Psikologji Klinike dhe Psikologji e Orientimit Profesional. Ka punuar si Përgjegjëse e Departamentit të Psikologjisë në Albanian University nga viti 2013-2015. Aktualisht zhvillon mësim në programet Master i Shkencave në Psikologji Shkollore, Master i Shkencave në Psikologji Organizacional dhe Master Profesional në Këshillim Psikologjik dhe Orientim Profesional. Fokusi i saj i kërkimit është në fushën e shëndetit mendorë me drejtim forensik. Është autore e një sër artikujsh brenda dhe jasht vendit, ka marrë pjesë si organizatore dhe pjesmarrëse në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe është bashkëautore e manualit të vetvlersimit të psikologut shkollor dhe autore e ciklit të leksioneve për lëndët: Etika e Psikologut Shkollorë, Etika në Këshillim, Këshillimi Psikologjik Individual, Vështirësitë në të nxënë etj.
Kontakti:
Departamentin e Pedagogjisë dhe të Psikologjisë
Fakulteti i Shkencave Sociale
Universiteti i Tiranës
e-mail: egladervishi@gmail.com
Nikoleta Mita, Prof. Dr
Është Profesore në Departamentin e Pedagogjisë dhe të Psikologjisë s ë Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranë si dhe bashkëpunëtore e jashtme e Universitetit Clemson (SHBA). Ka kryer specializime në disa vende të botës, si SHBA, Britani e Madhe, Belgjikë, Francë, etj. Ka një përvojë 39 vjeçare në fushën e mësimdhënies dhe të kërkimit në fushën e shkencave të edukimit dhe të psikologjisë. Aktualisht zhvillon mësim në programet Master i Shkencave në Psikologji Shkollore, Master i Shkencave në Psikologji Organizimi dhe Master i Shkencave në Politika dhe Drejtim Arsimi. Ka përvojë të gjatë në udhëheqjen e tezave të kërkimit për diplomën bachelor, master dhe gradën shkencore “doktor”. Ka një përvojë të pasur në planifikimin, organizimin dhe drejtimin e projekteve të kërkimit në fushën e edukimit dhe të shkencave sociale. Ka një kontribut aktiv në zhvillimin e reformave arsimore të të gjitha niveleve në Shqipëri dhe në Kosovë. Është anëtare e disa shoqatave profesioniste ndërkombëtare të fushës së edukimit. Ka botime të shumta në fushën e edukimit.
Kontakti:
Departamentin e Pedagogjisë dhe të Psikologjisë
Fakulteti i Shkencave Sociale
Universiteti i Tiranës
e-mail: nikoleta55@yahoo.com
Skerdi Zahaj. Dr
Skerdi Zahaj është pedagog në Departamentin e Pedagogjisë dhe të Psikologjisë së Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranë. Ka kryer specializime në Institutin Qëndror të Shëndetit Mendor në Universitetin Heidelberg dhe është në përfundim të trajnimit 3 vjeçar në psikoterapi kognitiv-biheviorale. Ka një përvojë disa vjeçare në fushën e mësimdhënies, të kërkimit shkencor dhe të psikoterapisë. Aktualisht zhvillon mësim në programet Bachelor në Psikologji, Master i Shkencave në Psikologji Klinike dhe Master i Shkencave në Psikologji Shkollore. Mësimdhënia e tij është fokusuar në lëndët e psikologjisë klinike, të psikologjisë së këshillimit dhe të kërkimit shkencor në psikologji. Interesat e tij kërkimor janë mbi studimin e procesit të zhvillimit të identitetit gjatë adoleshencës dhe moshës së rritur të hershme, në zbulimin e lidhjeve midis kushteve shëndetësore kronike dhes hqetësimeve psikologjike si edhe në analizën e marrëdhënies midis zhvillimit të personalitetit dhe psikopatologjive. Interesat e tij klinik janë të fokusuar në trajtimin e çrregullimit të stresit post-traumatik, traumave komplekse, pasojave psikologjike të adoleshentëve dhe të rinjve me kancer dhe sëmundje kronike, çrregullimeve të personalitetit dhe depresionit. Është anëtar i Shoqatës Europiane të Psikologëve të Zhvillimit (EADP), i Shoqatës Shqiptare të Terapisë Kognitiv-bihejviorale (AACBT) dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Psikologut.
Kontakti:
Departamentin e Pedagogjisë dhe të Psikologjisë
Fakulteti i ShkencaveSociale
Universiteti i Tiranës
e-mail: skerdi_zahaj@hotmail.com
Dr. Anila Sulstarova
Dr. Anila Sulstarova është formuar si profesioniste në Fakultetin e Shkencave Sociale, në të cilin ka kryer studimet Beachelor, Master dhe doktoraturë. Gardën Doktore e Shkencave e ka marrë në vitin 2011 me tezën: “Maksimalizimi i funksioneve të hemisferës së djathtë të trurit, përmes ndërhyrjes diadike, tek foshnjat 0-10 muajshe në institucion”.
Anila Sulstarova është pedagoge në departamentin Pedagogjisë dhe Psikologjisë prej vitit 2005. Është titullare e disa lëndëve si “Terapi Familajre; Terapi Arti dhe loje; Patologjitë e Atashimit. Interesi akademik për kërkime shkencore është në: atashim; vetërregullim emocional; faji dhe turpi; viztaimet e fëmijëve; ëndrrat; ankthi; varësitë.
Dr Anila Sulstarova është psikologe klinike prej vitit 2001 pranë klinikës “Shërbimet Sociale Bethany”. Çrregullimet që ajo trajton janë: ankthi tek fëmijët dhe të rriturit; fobitë e ndryshme tek fëmijët dhe adoleshentët; ataku i panikut tek fëmijët, adoleshentët dhe të rriturit; patologjitë e atashimit; trajtimin e personave me Çrregulim të personalitet shmagës; borderline; histrionic dhe të varur. Gjithashtu ofron terapi në çift dhe familjare.
Dr Anila Sulstarova ka qenë pjesë e ndërtimit të disa strategjive kombëtare në fushën e shërbimeve sociale. Ajo është gjithashtu eksperte e jashtme në disa organizata ndërkomëbtare dhe kombëtare si UNICEF; Save the Children; Terres des Homes; CRCA etj.
Kontakti:
Departamentin e Pedagogjisë dhe të Psikologjisë
Fakulteti i Shkencave Sociale
Email: anila.sulstarova@unitr.edu.al
Zyra 219
Cel: +355 69 53 06 282
Gerda Sula PhD.
Pedagoge në programet e Masterit të Mësuesisë në të gjitha Fakultetet që përgatisin mësues në Universitetin e Tiranës. Doktoraturë në Shkenca Edukimi në Universitetin e Gjenevës, Zvicër, ku ka mbaruar dhe Master në Edukim. Ka punuar në aplikimin e mësimdhënies me fëmijën në qendër për më shumë se dy dekada. Mbulon lëndët e të nxënit, kurrikula dhe teoritë e edukimit. Konsulente për shumë organizata qeveritare e jo-qeveritare, kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka një seri monografish, botime artikujsh në Revista profesionale kombëtare e ndërkombëtare, si dhe ka prezantuar në konferenca të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Trajnon mësues e aktorë të tjerë në arsim për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies e të nxënit në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar. Zotëron shumë mirë gjuhën angleze, frënge dhe italiane.
Dr.Leticja Gusho
Është lektore me gradën Doktor i Shkencave në Pedagogji në Departamentin e Pedagogji dhe Psikologjisë, në Fakultetin e Shkencave Sociale.
Ka një përvojë 22 vjeçare në aspektin e mësimdhënies dhe atë të kërkimit shkencor në fushën e Pedagogjisë. Fushat e saj të interesit janë: Zhvillimi i kurrikulës për shkollën e mesme, metodat sasiore të kërkimit në edukim, arsimimi i të rriturve dhe gjithashtu ka botime të konsiderueshme në lidhje me këto fusha.
Aktualisht jep kontributin e saj si në mësimdhënien e lëndëve të formimit pedagogjik në programet e masterave shkencorë, që ofrohen nga Universiteti i Tiranës, në drejtimin
“Mësues për arsimin e mesëm të lartë”, ashtu dhe në zhvillimin e kërkimit shkencor në fushën e Pedagogjisë pranë DPP-së.
Kontakti:
Departamenti i Pedagogjisë dhe Psikologjisë
Fakulteti i Shkencave Sociale
Universiteti i Tiranës
e-mail:leticjapapa@gmail.com
Nada Kallçiu
Është lektore në Departamentin e Pedagogjisë dhe të Psikologjisë së Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës. Ka kryer studimet në fushën e edukimit pranë Universitetit të Padvës, Itali. Ka një përvojë 12-vjeçare në fushën e mësimdhënies dhe të kërkimit në fushën e shkencave të edukimit. Aktualisht jep mësim në programet Master i Shkencave në Psikologji Shkollore, Master i Shkencave për Mësues të Shkencave Sociale dhe Master i Shkencave në Politika dhe Drejtim Arsimi. Ka përvojë të gjatë në udhëheqjen e tezave të kërkimit për diplomat Bachelor dhe Master. Ka një përvojë të pasur në planifikimin dhe organizimin e projekteve të kërkimit në fushën e edukimit. Ka botime të shumta në fushën e edukimit dhe medias.
Kontakti:
Departamenti i Pedagogjisë dhe i Psikologjisë
Fakulteti i Shkencave Sociale
Universiteti i Tiranës
e-mail: nkallciu@gmail.com
Valbona Habili Sauku, Dr
Valbona Habili Sauku i përket brezit të parë të Psikologjisë, diplomuar në drejtimin shkollor/organizacional në vitin 2000. Studimet pasuniversitare kanë vijuar me programin “Master në Këshillim Psikologjik” në 2004 – 2007. Ka marrë gradën “Doktor në Psikologji” në Korrik të 20016, pranë Fakutetit Të Shkencave Sociale, në Departamentin e Pedagogjisë dhe të Psikologjisë.
Ka një përvojë 16 vjeçare në fushën e mësimdhënies dhe të kërkimit në fushën e shkencës së psikologjisë. Aktualisht zhvillon mësim në programet Bachelor, kryesisht përgjegjëse për lëndët: Psikologji Edukimi dhe Sjellje Organizative, Master i Shkencave në Psikologji Organizimi, kryesisht përgjegjëse për lëndën: Vlerësim në organizatë dhe Master Profesional Pedagogji e Specializuar, kryesisht për lëndën Menaxhim i Klasës Gjithpërfshirëse. Ka përvojë të gjatë në udhëheqjen e tezave të kërkimit për diplomën bachelor dhe master. Ka botime të shumta në fushën e psikologjisë.
Ka një përvojë 16 vjeçare në fushën e psikologjisë organizative kryesisht me organizata ndërkombëtare si Karitasi Spanjoll, delegacioni në Kosovë, Kryqi i Kuq Spanjoll e Terre des Homme në Shqipëri dhe së fundmi nga 2010 e në vazhdim ofron shërbimin e supervizimit të nënave, si psikologe pranë SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri.
Kontakti:
Departamentin e Pedagogjisë dhe të Psikologjisë
Fakulteti i Shkencave Sociale
Universiteti i Tiranës
e-mail: valbonahabili@gmail.com
Prof.assoc.dr. Zenel Orhani
Prof.assoc.dr. Zenel ORHANI lindur në Ersekë të Kolonjës më 10.03.1956. Ka kryer studimet universitare dhe pasunivesitare në Universitetin e Tiranës. Është emëruar pedagog në Katedrën e Pedagogji-Psikologjisë pranë Fakultetit Histori – Filologji të Universitetit të Tiranës në vitin 1989 dhe, më pas, nga viti 1993 është pedagog i psikologjisë në Fakultetin e Shkencave Sociale, në Departamentin e Pedagogjisë dhe të Psikologjisë, Universiteti i Tiranës.
Ka arsimim të nivelit master, doktoral e pastdoktoral. Fusha e tij e interesit janë psikologjia konjitive, motivacioni dhe inteligjenca emocionale. Ai lektron në këto fusha dhe ka përvojë afro 30-vjeçare si mësimdhënës i psikologjisë. Krahas kësaj, është pjesëmarrës aktiv në aktivitete trajnimi brenda dhe jashtë vendit; në aktivitete kërkimore dhe në ato botuese. Mësimdhënien e psikologjisë në fushën e tij të interesit e ushtron edhe në universitete të tjera si në universitetin e Elbasanit dhe në universitetin e Tetovës (jashtë trojeve). Pjesë e aktivitetit të tij akademik është edhe udhëheqja e një numuri tezash të nivelit Master dhe Doktoral të studentëve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Është kontribues edhe në shërbime psikologjike e aktivitete humanitare.
Në vitin 1996 ka fituar gradën shkencore “Doktor i shkencave psikologjike” dhe në vitin 2002 ka marrë tullin “Profesor i associuar”. Është pjesëmarrës dhe referues në mjaft konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai është autor tekstesh mësimore universitare dhe autor i një numuri artikujsh të botuar brenda dhe jashtë vendit.
Kontakti:
Departamenti i Pedagogjisë dhe i Psikologjisë
Fakulteti i Shkencave Sociale
Universiteti i Tiranës
Cel. 069 210 4572
e-mail: zeorhani@yahoo.com
Livia Nano, Dr.
Livia Nano është lektore me kohë të plotë në Departamentin e Pedagogjisë dhe Psikologjisë që prej vitit 2013. U diplomua në Psikologji pranë FShS, UT në 2000. Më pas ka vijuar dhe përfunduar me sukses studimet në nivel Masteri në Psikologji Këshillimi pranë UT si edhe Master për Politika Shëndetësore dhe Sociale (me fokus vlerësimin & kërkimin), në London, UK. Në 2014, mori gradën “Doktor i Shkencave” pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, UT.
Ajo është lektore në disa lëndë pranë Departamentit të Pedagogjisë dhe Psikologjisë të tilla si: Vlerësimi psikologjik, Psikologji zhvillimi e avancuar, Nxënësit me nevoja të vecanta.
Ka marrë pjesë në aktivitete kërkimore në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare për cështje që lidhen me matjen e indikatorëve të mirëqënies së fëmijëve, shëndeti mendor, grupet vulnerabël etj. Gjithashtu, ka koordinuar dhe ofruar konsulencë për projekte të ndryshme në fushën psiko-sociale në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare pranë organizatave të ndryshme jo-qeveritare dhe qeveritare, si edhe ka ofruar vlerësim & mbështetje psikologjike për individë dhe grupe në nevojë.
Fusha kërkimore me interes: mirëqënia dhe zhvillimi i fëmijëve dhe të rinjve; shprehitë socio-emocionale; kontekstualizim instrumentash të vlerësimit psikologjik.
Kozeta Noti
Është lektore në Departamentin e Pedagogjisë dhe të Psikologjisë së Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës. Ka kryer studimet në fushën e edukimit dhe specializime pasuniversitare në Itali, Austri, Francë, Hollandë.Ka një përvojë 30-vjeçare në fushën e mësimdhënies, trajnim professional të mësuesve dhe kërkim në fushën e shkencave të edukimit. Aktualisht jep mësim në programet Master i Shkencave< Master Profesional dhe Bachelor. Ka përvojë të gjatë në udhëheqjen e tezave të kërkimit për diplomat Bachelor dhe Master. Ka një përvojë të pasur në hartim kurrikulash, hartim dhe drejtim projektesh në fushën e edukimit. Është anëtare e shoqatave kombëtare dhe ndërkombëtare në edukim
Kontakti:
Departamenti i Pedagogjisë dhe i Psikologjisë
Fakulteti i Shkencave Sociale
Universiteti i Tiranës
e-mail: kozetanoti@gmail.com