logo



PROGRAMET BA

Diplomë Bachelor në “Filozofi” (180 kredite, 3 vjet)

 

Bachelor në “Filozofi” gërsheton një sërë disiplinash të përgjithshme (psikologji, sociologji, filozofi e pergjithshme) karakterizuese (filozofi feje, filozofi gjuhe, filozofi arti, filozofi edukimi, filozofi antike, filozofi mesjete, filozofi moderne, filozofi bashkekohore, fenomenologji etj.) integruese që lidhen me disiplinat karakterizuese (metoda kërkimi, politika gjinore, sociologji urbane, filozofi e integrimit europian etj) disiplina që formojnë aftësim (shkrim akademik, ligjërim publik, analizë teksti, gjuhë e huaj) dhe praktikë.

Diploma e Ciklit Bachelor  në Filozofi, është njësi e veçantë në njësinë akademike të Departamentit të Filozofisë, të Fakultetit të Shkencave Sociale, në Universitetin e Tiranës. Për mbarëvajtjen e veprimtarisë kanë përgjegjësitë përkatëse Rektorati i Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Departamenti i Filozofisë.

 

Misioni i BACHELOR

 

Filozofi ka si mision:

  1. Të përgatisë specialistë dhe studiues në fushën e filozofisë.
  2. Të mbështesë kultivimin e vlerave të Filozofisë.

Organizimi i planit mësimor është bërë në bazë të sistemit të Bolonjës. Çdo vit akademik ka 60 kredite dhe i gjithë cikli i studimeve të nivelit të parë në Shkenca Politike përmban 180 kredite.

 

Diploma Bachelor ne Filozofi synon:

  1. Të ofrojë një bazë të qëndrueshme të formimit filozofik për t’i shërbyer më së miri tregut të punës  dhe studimeve të mëtejshme në nivele të dyta dhe të  tretë
  2. Të zhvillojë aftësitë kuptimore të problemeve me individin, shoqërinë dhe institucionet
  3. Formimi i aftësive dhe shkathtësive praktike të punës në fushat sociale
  4. Formim të aftësive për mendimin krijues dhe refletim etik në shërbimin human

 

 

Plani mësimor

 

 

VITI I VITI II VITI III
Filozofi e përgjithshme

Filozofi antike

Filozofi e mesjetës

Logjikë formale

Shkrim akademik

Metodologji e shkencave sociale

Analizë teksti

Gjuhë e huaj

Sociologji e përgjithshme

Filozofi moderne

Filozofi e historisë

Filozofi e gjuhës

Logjikat filozofike

Filozofi bashkëkohore

Antropologji filozofike

Mendimi shoqëror shqiptar

Filozofi e integrimit europian

Epistemologji

Fenomenologji

Filozofi e fesë

Filozofi e moralit

Ligjërim publik

Teoritë e zgjidhjes së konflikteve

Filozofi edukimi

Filozofi e artit

Filozofi politike

Filozofi e së drejtës

 

Lëndë me zgjedhje (2 nga 4 lëndë) Lëndë me zgjedhje (1 nga 3 lëndë) Lëndë me zgjedhje (1 nga 3 lëndë)
Psikologji e përgjithshme

Politikat ekonomike dhe legjislacioni

Gjuhë e huaj për filozofinë

Sport

 

Metafizikë

E drejtë kushtetuese

Diskurs filozofik

 

Sociologji urbane

Kurs special

Politikat gjinore

Praktikë
Diplomë