logo



PROGRAMET BA

Diplomë Bachelor në “Sociologji” (180 kredite, 3 vjet)

 

Departamenti i Sociologjisë ofron një program studimi të ciklit të parë, atë të Sociologjisë, i cili ofrohet në sistemin me kohë të plotë dhe me kohë të pjesshme. Cikli i parë është i organizuar si program që synon përgatitjen e specialistëve të përgjithshëm për veprimtaritë që bazohen në dijet sociologjike. Cikli i parë është i organizuar si program që synon t’u ofrojë studentëve formim teorik dhe praktik të përgjithshëm në fushën e sociologjisë.

 

Bazuar në kriteret e marrëveshjes së Bolonjës cikli i parë i programit mësimor është i organizuar në tre vite akademike. Në secilin prej tyre studenti pritet të fitojë 60 kredite të cilat në fundin e vitit të tretë do të rezultojnë në një total prej 180 kreditesh.

 

Viti mësimor është i ndarë në dy semestra me lëndët përkatëse sipas planit të detajuar mësimor të paraqitur më poshtë. Plani mësimor vazhdimisht iu nënshtrohet ndryshimeve për të reflektuar përshtatshmërinë me zhvillimet shoqërore si dhe përmirësimin e njohurive për studentët. Çdo lëndë ka një program të detajuar, i cili shoqërohet edhe me literaturën bazë dhe atë ndihmëse që pedagogu i lëndës përdor gjatë semestrit. Në ciklin e parë të studimit praktikohet masivisht forma e leksionit. Aplikohet metoda interaktive e mësimdhënies. Në auditorët e leksioneve përdoren teknologji të avancuara të prezantimit me videoprojektor, laptop, etj. Kjo formë shikohet si e përshtatshme për  të dhënë blloqe të mëdha informacioni në mënyrë të sistemuar.

 

Aktualisht, ne nivelin Bachelor me kohë të plotë, ka 81 studentë në vit të parë, 80 studentë në vit të dytë, dhe 82 studentë në vit të tretë. Në total numri i studentëve të degës Bachelor është 243. Ndërsa në programin e Bachelorit me kohë të pjesshme, ka 57 studentë në vitin e katërt, dhe 32 në vitin e pestë. Numri total është 89 per programin Bachelor me kohë të pjesëshme.

 

Studentët kryejnë një sërë aktivitetesh mësimore.  Gjatë zhvillimit të kurseve ata përpos pjesëmarrjes konform rregullave në leksione dhe seminare, praktika dhe praktikume,  ndjekin edhe studimet për zhvillimin e detyrave të kursit sipas lëndëve, programojnë takime konsultimesh me pedagoget/pedagogët e tyre,  punojnë në projekte  kërkimore në grupe dhe  relatojnë në konferenca. Ata zhvillojnë  vëzhgime të ndryshme, intervistime, anketime, etj.

 

Të diplomuarit në Sociologji mund të punojnë në administratën lokale dhe kombëtare, në shërbimet sociale, në hartimin dhe vlerësimin e shërbimeve, programeve dhe politikave sociale,  në shtypin dhe median elektronike, në organizatat joqeveritare që kanë në qendër çështjet sociale dhe të mirëqenies së popullatës, në organizatat joqeveritare rinore, në institucionet ndërkombëtare në vend, në qendrat publike dhe private që ofrojnë shërbime dhe mbështetje për fëmijët, gratë në nevojë, të moshuarit,  të rriturit me probleme, me individët me probleme të shëndetit mendor, me individët me aftësi të kufizuara, në institucionet e edukimit, në institucionet shëndetësore, në institucionet e drejtësisë,  në qendrat e trajnimit, në sektorët e burimeve njerëzore, në shërbimet në komunitet, mësues në shkollat 9-vjeçare, etj.

 

Plani mësimor (Bachelor)

 Viti I  Viti II Viti III 
Sociologji e përgjithshme

Histori moderne bashkëkohore

Elementet e ekonomise

Gjuhë e huaj (Anglisht, Frëngjisht) 1

Psikologji Sociale

Sintaksa e komunikimit sociologjik

Shkrim akademik

Histori e mendimit sociologjik (1)

Metodologjia e shkencave sociale

Gjuhë e huaj (Anglisht, Frëngjisht) 2

Filozofi e përgjithshme

Historia e shqiptarëve

Sociologji e proceseve kulturore

Statistike sociale dhe SPSS

Antropologji sociale

Histori e mendimit sociologjik (II)

Sociologjia e migrimit

Sociologjia e nacionalizmit

Sociologji e familjes

Demografi

Sociologji pune

Sociologjia gjinore

Teorite Sociologjike

Sociologji e njohjes dhe artit

Sociologji edukimi

Sociologji deviance

Sociologji politike

Sociologjia urbane

Sociologjia feje

Sociologji e shëndetit

Sociologji e se drejtes

Sociologji e komunikimit dhe medias

Sociologji rurale Praktikë profesionale
   
Lëndë me zgjedhje (studenti zgjedh 1 lëndë) Lëndë me zgjedhje (studenti zgjedh 1 lëndë) Lëndë me zgjedhje (studenti zgjedh 1 lëndë)
Logjikë

Sociologji e turizmit

Sociologji e grupeve shoqërore

Sport

Pedagogji e pergjithshme

Sociologji mjedisi

Histori e popujve të Ballakanit

Menaxhim projektesh/

Psikologji edukimi

Etnologji

  Diploma Teme/Provim