logo



PROGRAMET BA

Diplomë Bachelor në “Psikologji” (180 kredite, 3 vjet)

 

Bachelor në “Psikologji” është një program studimi, i cili ofron udhëkryqet e disa disiplinave njëherazi me një gamë të përgjithshme dhe karakterizuese (histori e psikologjisë, psikologjia sociale, teoritë e personalitetit, sociologjia, psikologjia e zhvillimit, psikologjia anormale, ajo kognitive, psikologjia e shëndetit, psikologjia e punës, psikofiziologjia, psikologjia shkollore, këshillimi e psikoterapia, etj.) integruese duke i lidhur të gjitha këto me shumë disiplina të tjera (metodat e kërkimit në psikologji, përpunim statistikor i të dhënave, hyrje në ekonomi, psikologji gjinore, psikologji sportive, komunikim, biologji e anatomi e sistemit nervor, menaxhim stresi), apo edhe disiplina që formojnë aftësim (shkrim akademik, metodat e kërkimit shkencor, gjuhë e huaj) dhe praktikë.

 

Kurrikula e Studimeve në Ciklin Bachelor “Psikologji” kombinon dhe harmonizon dimensionin teorik në fushën e psikologjisë botërore me konteksin Shqiptar. Ky program i mundëson studentit që të njihet me fushat e thelluara të studimit pasuniversitar, duke bërë të mundur një zgjedhje më të informuar në të ardhmen.

 

Kryesisht të gjitha lëndët e kurrikulës në Psikologji në nivel universitar janë të pajisura me tekste apo cikël leksionesh, materiale ku studentët gjejnë teoritë themelore për lëndën. Përveç teksteve apo ciklit të leksioneve, studentëve iu referohet literaturë ndihmëse në të gjitha lëndët përkatëse.

 

Lëndët që realizojnë programet në Psikologji janë të klasifikuar në bazë të rëndësisë që kanë në formimin e studentit dhe realizimit të fokusit të çdo semestri dhe viti akademik. Një pjesë e konsiderueshme e lëndëve zhvillohen gjatë një semestri dhe janë të organizuara kryesisht në raportet 2 orë leksione /1 orë seminar, 2 orë leksione/2 orë seminare ose 3 orë leksione/1 orë seminar në planin mësimor.

 

Organizimi i planit mësimor është bërë në bazë të sistemit të Bolonjës. Çdo vit akademik ka 60 kredite dhe i gjithë cikli i studimeve të nivelit të parë në Psikologji përmban 180 kredite.

Misioni i programit Bachelor në Psikologji:

  • Të stimulojë e të çojë në një nivel edhe më të lartë mendimin kritik nëpërmjet krijimit, zhvillimit dhe përcjelljes së dijeve, duke kontribuar në profilizimin gjithnjë e më të dallueshëm e profesional të profesionit të psikologut në shoqërinë shqiptare;
  • Të lidhë fuqishëm e qartazi anën teorike me aftësimin praktik për të formuar studiues, psikologë dhe specialistë të lartë në fushën e psikologjisë, në përputhje me prioritetet e zhvillimit të vendit;
  • Të ofrojë një proces koherent edukues e arsimor për studentët, të cilët do të vazhdojnë kualifikimin në nivelet e tjera të studimit të profilizuar në fushën e psikologjisë.

 

Plani mësimor i Programit Bachelor në Psikologji

 

 

VITI I VITI II VITI III
Hyrje në psikologji

Psikologji zhvillimi 1

Hyrje në kërkim shkencor

Shkrim akademik

Hyrje në biologji

Psikologji zhvillimi 2

Aplikim në kërkim psikologjik

Histori psikologjie

Psikologji pune

Menaxhim stresi

Gjuhë e huaj

 

Psikologji konjitive 1

Psikologji sociale 1

Psikologji Fiziologjike

Psikologji Zhvillimi 3

Psikologji Shëndeti  1

Teoria e personalitetit

Psikologji Shëndeti  2

Psikologji konjitive 2

Psikologji sociale 2

Sjellja organizacionale

Psikologji edukimi

Teoritë e këshillimit e të psikoterapisë 1

Psikologji anormale

Hyrje në psikologjinë shkollore

Hyrje psikodiagnostikë

Testim e vlerësim

Shprehitë e këshillimit

Motivacion

Teoritë e këshillimit e psikoterapisë 2

Lëndë me zgjedhje (2 nga 4 lëndë) Lëndë me zgjedhje (2 nga 4 lëndë) Lëndë me zgjedhje (2 nga 5 lëndë)
Psikologji Gjinore

Sport

Hyrje në ekonomi

Anatomi e sistemit nervor

Inteligjenca emocionale

Shkathtësi komunikimi

Seminar special në psikologji sociale

Psikologji sportive

Mbrojtja e fëmijëve

Hyrje në aftësinë e kufizuar

Hyrje në etikë

Psikologji konsumatori

Seminar special në kërkim cilësor

Praktikë/Institucionale
Punim Diplome/ Provim Formimi