logo



PROGRAMET MASTER

 

  • MASTER PROFESIONAL

     

    1. Master profesional “Filozofi praktike dhe humane” (60 kredite, 1 vit)

    Diploma e MNP “Filozofi praktike dhe humane” është një njësi e vecantë në njësinë akademike të Departamentit të filozofisë.

    Ky program është përshtatur si për studentët me një diplomë universitare në filozofi ashtu edhe për disiplina të tjera të përafërta. Programi i përshtatur për këta student thellon dhe kosnsolidon më tej njohuritë e tyrë ekzistues si dhe garanton një studim kërkimor të pavarur në këtë fushë. Gjithashtu program përfshin module të veçanta filozofike me qëllim pajisjen me njohuritë bazë të studentëve që frekuentojnë nga diploma të tjera të përafërta filozofike, duke shqyrtuar , koncepte dhe argumente të antropologjisë filozofike dhe ekzistenca e njeriut. Pas përfundimit të programit, studenti ka përvetësuar koncepte dhe dije filozofike.  Studenti është i aftë që me dijet e fituara të shpalosë qëndrimet dhe argumentat e nevojshme në diskutimet filozofike qofshin këto akademike apo jo akademike. Ky program ju shërben profesionistëve dhe studentëve për të plotësuar trajnimin e tyre me përvetësimin e koncepteve  filozofike më të rëndësishme për specialitetet e tyre.

    Misioni:

    MP  Filozofi praktike dhe humane ka si mision:

    1. Të pregatisë specialistë të lartë dhe studiues në fushën e filozofisë praktike dhe humane
    2. Të mbështesë kultivimin e vlerave të Filozofisë praktike dhe humane në Shqipëri.

     

    Plani mësimor

     

    Lëndë të detyrueshme

     

    Lëndë me zgjedhje (1 nga 2 lëndë)

    Filozofia përballë psikoanalizës Elementët dhe teknikat e komunikimit

    Kurs special

    Individi dhe shteti nga filozofia antike tek modernia
    Shoqëria natyra individi
    Vetja, subjekti, personi
    Edukim për demokracinë
    Metodologji filozofike
    Filozofi e institucioneve
    Metafizika e njeriut tek ekzistencializmi
    Praktikë
    Punim Diplome

     

     

     

  • MASTER SHKENCOR

     

     

    1. Master i shkencave në “Filozofi Sociale” (120 kredite, 2 vjet)

    Filozofi sociale është pjesë e filozofisë praktike që shqyrton çështje themelore në lidhje me shoqërinë njerëzore, ajo ka si qëllim reflektimin ndaj dijeve reth botës që na rethon. Ndryshe nga disiplina të tjera akademike, ajo përsfhin të gjitha   degët e njohjes njerëzore, dhe nuk është e përqëndruar në një çështje të vetme. Gjithashtu, filozofët e  fokusojnë  interesin e studimeve të tyre në të gjitha aspektet e shoqërisë. Gjithësesi, për të përmbushur misionin e tyre, ata duhet të zotërojnë dy aftësi themelore, domethënë aftësinë për të analizuar logjikisht dhe konceptualisht çështjet komplekse, dhe aftësinë për të dokumentuar përfundimet  e tyre në një gjuhë të qartë dhe bindëse. Aftësi të tilla nuk janë të lindura por fitohen. Programi  Masterit në Filozofi Sociale përbën hapin e parë profesional drejt përvetësimit të këtyre aftësive.

    Programi Master në Filozofi Sociale përfshin dy vite akademike dhe synon të pranojë studentë që kanë aftësi analitike dhe që dëshirojnë të thellojnë studimet e tyre akademike në filozofi.

    Të gjithë lëndët e Masterit Shkencor janë semestrale dhe janë të organizuara në planin mësimor në raportet 3 orë leksione /2 orë seminar, 3 orë leksione/ 1 orë seminar dhe 2 leksione /2 seminare.

    Organizimi i planit mësimor është bërë në bazë të sistemit të Bolonjës. Çdo vit akademik ka 60 kredite dhe gjithë cikli i studimeve të Masterit Shkencor “Filozofi sociale” përmban 120 kredite.

    Plani mësimor

     

    VITI I VITI II
    Metodat e kërkimit filozofik

    Procese urbanizuese

    Teoritë filozofike aktuale të së drejtës

    Natyra dhe historia

    Filozofia e shtetit dhe demokracisë

    Antropologji filozofike e thelluar

    Teoritë mbi hapësirën publike moderne vs portmoderne

    Teoritë e trajtimit të konflikteve dhe legjitimiteti

    Etika sociale

    Procese dhe intitucione të politikës sociale

    Filozofi lindore

     

     

    Lëndë me zgjedhje (1 nga 2 lëndë)

     

    Lëndë me zgjedhje (1 nga 2 lëndë)

    Kultura, politika dhe shoqëria

    Kurs special

    E drejtë administrative

    Komunikim politik

    Praktikum në hartimin e mikrotezës/ praktikë në institucione ose ekspedita kërkimore
    Punim Diplome

     

     

     

     

     

     

    1. Master i shkencave në “Etika në institucione dhe lidership” (120 kredite, 2 vjet)

    Aspektet kryesore të veprimtarisë së MSH janë: mësimdhënia, kërkimi, dialogu për çështje të ndryshme të fushës sociale në ditët e sotme dhe botimet. Veprimtaria mësimore zhvillohet në bazë të planeve dhe të programeve mësimore bashkëkohore të bazuara në modelet e shkollave analoge evropiane.Veprimtaria kërkimore është e orientuar kryesisht në studimin e çështjeve bashkëkohore për secilin nga drejtimet dhe realizohet nëpërmjet tezave dhe projekteve të kërkimit. Dialogu për çështjet bashkëkohore në MSH, “Etika në institucione dhe lidership”, realizohet nëpërmjet konferencave, sesioneve shkencore, seminareve, shkollave verore dhe veprimtarive të tjera me qëllim që të sigurojë informacion bashkëkohor dhe të ndihmojë në ngritjen e interesit për fushën e Etikës dhe zhvillimit.

    MSH, “Etika në institucione dhe lidership” ka si mision:

    1. Të përgatisë specialistë të lartë dhe studiues në fushën e etikës në institucione dhe lidership.
    2. Të mbështesë kultivimin e vlerave të Filozofisë.

    Lëndët e këtij niveli studimesh janë strukturuar në dy semestra, të organizuara në raportet 3 leksione dhe 2 seminare, 3 orë leksione /1 orë seminar, dhe 2 orë leksion/ 1 orë seminar, në përputhje me planin mësimor për këtë cikël studimesh.

    Organizimi i planit mësimor është bërë në bazë të sistemit të Bolonjës, i organizuar në total me 120 kredite.

    Programi i Masterit Etika në Institucione dhe lidership përfshin dy vite akademike dhe përqëndrohet në trajtimin  studimeve ndërdisiplinore. Programi është përshtatur për studentët që kërkojnë të thellojnë studimet e tyre ndërdisiplinore  dhe dëshmojnë aftësi në etikën filozofike.

    Çështjet që trajtohen përfshijnë veprimet morale të qënieve njerëzore me focus të veçantë etikën dhe virtytin. Në anën tjetër, studentët përqëndrohen në trajtimin përkatës, të botës reale, projektet e zgjidhjes së problemeve të bazuara në një kuptim të rreptë teorike të natyrës së organizatave të sotme dhe rolit në ndryshim të udhëheqjes brenda tyre.

    Masteri Etika në Institucione dhe Lidership dallohet më tej duke baraspeshuar diversitetin professional dhe studimin ndërdisiplinore, me nevojën e njohurive dhe aftësive të problemeve  në zgjidhjen e sektorit specifik. Duke u ndalur në faktorët që kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve të suksesshëm dhe të inovacionit, ky program ofron aftësitë parësore dhe reflektuese për punë profesionale dhe akademike, sektorin publik, dhe organizatat jofitimprurëse.

    .

    Plani mësimor

     

    VITI I VITI II
    Liria dhe të drejtat e njeriut

    Morali dhe politika

    E drejta dhe shoqëria

    Hermeneutika e vlerave

    Etika në administratë dhe biznes

    Etika e mjedisit dhe bioetika

    Teoritë e përfaqësimit dhe vendimarrjes

    Lidershipi në arsim

    Hapësira publike

    Komunikim insitucional

    Edukimi i lidershipit dhe standardet

    Menaxhimi i konlikteve

     

    Lëndë me zgjedhje (1 nga 2 lëndë)

    Politikat ekonomike

    Lidership dhe përkatësi gjinore

     

    Lëndë me zgjedhje (1 nga 2 lëndë)

    E drejta administative

    Kurs special

    Praktikë
    Punim Diplome