logo



PROGRAMET MASTER

 

Pranë Departamentit të Sociologjisë është organizuar për herë të parë në vitin 2001 shkolla: “Për Studime të thelluara pasuniversitare”. Qëllimi kryesor  i shkollës pasunivesitare në Departamentin e Sociologjisë ka qenë kualifikimi shkencor dhe përgatitja e specialistëve, të aftë për të kryer veprimtari kërkimore-shkencore në fusha të Sociologjisë.

Aktualisht, Departamenti i Sociologjisë ofron  Master Shkencor në fushën e “Sociologji e zhvillimeve shoqërore”, Master Profesional në fushën e “Administrimit të institucioneve sociale në sistemin e drejtësisë”. Në studimet pasuniversitare ka patur pjesëmarrje si nga punonjësit e institucioneve të ndryshme në sektorin publik dhe privat ashtu dhe nga individë të veçantë specialistë në fusha të ndryshme me interes për zhvillimin dhe aftësimin e studentëve.

 

Master shkencor “Sociologji e zhvillimeve shoqerore” (120 kredite, 2 vite)

 

Aktualisht në nivelin Master, në programin Master Shkencor ne Sociologji ka 14 studentë në vit të parë, dhe 16 studentë në vit të dytë. Në total, numuri i studentëve të Masterit Shkencor në degën e sociologjisë është 30 studentë.

Objektivat kryesorë të programit të Masterit Shkencor janë:

  • t’i pajisë studentët me dije të avancuara në teoritë dhe konceptet sociologjike, si dhe metodat e kërkimit;
  • të inkurajojë tek studentët aftësitë për të kuptuar ndryshimet e mëdha shoqërore jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon, si dhe në nivelin global;
  • të pajisë studentët me aftësitë për të aplikuar dijen e avancuar sociologjike ndaj problemeve sociale;
  • t’i përgatisë studentët me aftësitë e duhura në mënyrë që ata të jenë në gjendje të ndjekin karrierë në sektorin publik, privat, si dhe në sektorin jofitimprurës;
  • të pajisë studentët më një themel të fortë akademik, në mënyrë që ata të jenë të suksesshëm në ndjekjën e studimeve doktorale pasi ata të kenë mbaruar programin e masterit.

Në ciklin e dytë të studimeve, krahas metodës së leksionit me anë të së  cilës sillet informacioni, praktikohen gjerësisht edhe forma të punës me grupe, forma të  mësimdhënies për zhvillimin  e mendimit kritik e të pavarur, të  lojës në role, etj.  Shpeshherë  mësimi shoqërohet edhe me video, projektorë etj.

 

Plani mësimor (Master Shkencor)

 

Viti I Viti II
Metodat e avancuara në kërkimin sociologjik

Ndryshimet kulturore

Sociologji e përfshirjes

Identiteti gjinor dhe seksualiteti

Kapitali social dhe besimi

Zhvillimi bashkëkohor i mendimit teoriko-sociologjik

Perspektiva e ndryshimeve urbane

Analizë sociologjike e imazhit

Politika social krahasuese

Sociologji e grupeve moshore

Sfidat e edukimit në shekullin e 21-të

Konfliktet dhe komunikimi

Ndryshimet bashkëkohore të familjes

Demokracia dhe shoqëria

 
Lëndë me Zgjedhje Praktikë Profesionale (kërkimore)
Teoritë e zhvillimit të qëndrueshëm

Sociologji Turizmi

Antropologji ligji

Sociologji e procesit zgjedhor

Mikrotezë

 

 

Master profesional  “Administrim i institucioneve sociale në sistemin e drejtësisë” (60 kredite, 1 vit)

 

Në  ciklin e dytë Master profesional  “Administrim i institucioneve sociale në sistemin e drejtësisë”, viti i parë ka 91 studentë, ndërsa në vitin e dytë vazhdojnë këtë program studimi 54 studentë. Numuri total është 145 studentë. Organizimi i plani mesimor është bërë në bazë të sistemit të Bolonjës me 60 kredite.

Objektivat e këtij programi përfshijnë:

  • të zhvillojë tek studentët njohuri teorike dhe shprehi praktike si në fushën sociale ashtu edhe në atë juridike;
  • të pajisë studentët me aftësi per të njohur dhe zbatuar teoritë dhe metodat e kërkimit social;
  • të përgatisë studentët me aftësi per të njohur dhe kuptuar institucionet sociale dhe rolin e tyre në sistemin e drejtësisë vecanërisht të drejtësisë penale;
  • të pajisë studentët me aftësi për të njohur dhe zbatuar konceptet dhe teoritë bashkëkohore të administrimit në konteksin e institucioneve të sistemit të drejtësisë, aftësi për të njohur dhe kuptuar konteksin historik, social dhe juridik të sjelljes devijante, kriminalitetit dhe sanksioneve sociale dhe juridike që pasojnë ato;
  • të promovojë tek studentët të menduarit kritik mbi forcat shoqërore që çojnë në sjelljen kriminale;
  • të zhvillojë tek studentët aftësi për të ndërmarrë projekte kërkimore për përmirësimin dhe mirëadministrimin e institucioneve sociale në sistemin e drejtësisë;
  • të pajisë studentët me aftësitë e nevojshme në mënyrë që ata pasi të dipllomohen në këtë program, të kenë mundësi të punojnë si specialistë, analistë, trainerë, drejtues institucionesh, konsulentë, programues, etj, në institucione të tilla si: Gjykatat e të gjitha niveleve; Ministria e Drejtësisë, Arsimit, Punës dhe Çështjeve Sociale, etj. si dhe organe të qeverisjes vendore si Prokuroria, Policia e Shtetit dhe Policia Gjyqësore; Drejtoria e Burgjeve, Shërbimi i Provës, Shërbimi Përmbarimor; Organizata profesionale, të shoqërisë civile dhe media.

 

Plani mësimor (Master Profesional)

 

Lëndë të detyrueshme Lëndë me zgjedhje
Administrim institucionesh sociale në sistemin e drejtësisë

Metoda kërkimi në kriminologji & deviancat rinore

Psikologji këshillimi & Menaxhim konflikti dhe ndërmjetësim

Praktikë profesionale

Institucionet sociale në drejtësi: e drejtë administrative

Modelimi psikokulturor i shqiptarëve dhe deviancat

Gjinia dhe krimi

 
Kriminologji dhe penalogji

Të drejtat e njeriut dhe procesi penal

E drejtë penale e avancuar:Pjesa 1 parimet e përgjithshme

E drejtë penale e avancuar:Pjesa 2 penale e posaçme

Drejtësia për të mitur

Etika dhe administrimi në sistemin e drejtësisë

 
Mikrotezë/Provim Formimi