logo



PROGRAMET MASTER

PROGRAME STUDIMI TË CIKLIT TË DYTË

 

 

  • MASTER PROFESIONAL

     

    1.Master profesional “Analist i politikës sociale” (60 kredite, 1 vit)

     

    1. Të ofrojë një bazë teorike solide për krahasimin e politikave socio-ekonomike në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
    2. Të sigurojë trajnimin në nivel të avancuar për metodologjitë kërkimore.
    3. Të ngrejë kapacitetet e studentëve në nivel ekspertize për vlerësimin e politikave sociale dhe zhvillimin e teknikave të përshtatshme.

     

    Plani mësimor

     

    Statistikë
    Baza të ekonomisë dhe politikat e tregut të puës
    Teoritë dhe zhvillimet e reja sociale
    Koncepte bazë në politkë sociale
    Metoda të kërkimit shkencor
    Koncepte, reforma dhe politika socio-ekonomike krahasuese.
    Vlerësimi i politikave: cikli i politikave, vlerësimi dhe auditimi i tyre.
    Administrimi i shërbimeve dhe programeve sociale
    Praktikë personale
    Temë diplome

     

     

    2.Master profesional në « Punë sociale të avancuar » (60 kredite, 1 vit)

     

    Drejtimi: Puna sociale në shëndetësi

    • Studentët do të njohin strukturën, funksionimin dhe treguesit e sistemit shëndetësor, duke i analizuar të gjitha këto brenda praktikës së përditshme  punës së punonjësit social.
    • Studentët do të njohin rolet dhe funksionet e punonjësit social në të gjitha nivelet e shërbimit shëndetësor.
    • Studentët do të aftësohen për të zotëruar vlerat dhe parimet e etikës së punës sociale në shëndetësi;
    • Studentët do të pajisen me aftësi dhe shkathtësi praktike për të adresuar dhe referuar problemet shëndetësore e ato psiko–sociale të klientëve.
    • Studentët do të njohin strukturën, funksionimin dhe treguesit e sistemit shëndetësor, duke i analizuar të gjitha këto brenda praktikës së përditshme  punës së punonjësit social.
    • Studentët do të njohin rolet dhe funksionet e punonjësit social në të gjitha nivelet e shërbimit shëndetësor.
    • Studentët do të aftësohen për të zotëruar vlerat dhe parimet e etikës së punës sociale në shëndetësi.
    • Studentët do të pajisen me aftësi dhe shkathtësi praktike për të adresuar dhe referuar problemet shëndetësore e ato psiko–sociale të klientëve.

     

    Drejtimi: Puna sociale në arsim

    • Të përfitojnë njohuri të nivelit akademik, studimor dhe kërkimor që ju përgjigjet nevojave të njohurive në fusha specifike të njohjes së praktikës së punës sociale në sistemin arsimor të të gjitha niveleve.
    • Studentët do të rrisin dhe zgjerojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre për ndërtuar politika efektive për të siguruar mirëqenien e fëmijëve në të gjitha sistemet e arsimit.
    • Studentët do të aftësohen për të zhvilluar dhe vënë në funksionim burimet dhe kapacitetet e shoqërisë, në mënyrë që të riorientohen shërbimet
    • Studentët do të fitojnë njohuri specifike për identifikimin e treguesve që trajtojnë çështje më të pranishme në një kontekst arsimor, ku krahas profesionistëve të tjerë operon edhe punonjësi social.
    • Studentët do të jenë të aftë të vlerësojnë se cilat janë pengesat në shërbimet aktuale që ofrohen në sistemin arsimor.

     

    Plani mësimor

     

    Çështje bashkëkohore dhe filozofia e punës sociale
    Vlerësimi i politikave dhe programeve sociale
    Paradigmat e sjelljes njerëzore
    Komunikimi i ndryshimit social dhe të sjelljes
    Kërkimi shkencor
    Grupi i lëndëve të punës sociale në shëndetësi
    Puna sociale dhe shëndeti publik
    Puna sociale në shërbimin shëndetësor rezidencial
    Shërbimet e punës sociale në shëndetësi
    Grupi i lëndëve të punës sociale në arsim
    Nevojat e veçanta arsimore dhe arsimi gjithëpërfshirës
    Mirëqenia dhe mbrojtja e fëmijës
    Kërkimi shkencor
    Praktikë personale
    Temë diplome

     

  • MASTER SHKENCOR

     

    1.Master i shkencave në “Përkatësi gjinore dhe zhvillim” (120 kredite, 2 vjet)

     

    • Të përgatisë studentët me njohuri të nivelit akademik, studimor dhe kërkimor që ju përgjigjet nevojave të aplikimit të përkatësisë gjinore edhe në fushën e zhvillimit.
    • Të rritë dhe pasurojë aftësitë profesionale të profesionistëve të shkencave sociale për të qenë të ndjeshëm ndaj ndryshimeve gjinore dhe për të integruar perspektivën gjinore në programe, politika dhe projekte.

     

     

    Plani mësimor

     

    VITI I VITI II
    Teoritë feministe

    Teoritë e zhvillimit

    Përkatësia gjinore, identiteti dhe kultura: perspektiva antropologjike

    Planifikimi dhe analiza e politikave  te përkatësisë gjinore

    Integrimi ne përkatësinë gjinore

    Metoda të kërkimit në studime te përkatësisë gjinore

    Përkatësia gjinore,  institucionet dhe zhvillimi social

    Të drejtat e njeriut

    Vlerësimi i programeve në çështje te përkatësisë gjinore

    Psikologjia e përkatësisë gjinore dhe zhvillimit

    Lëndë me zgjedhje (2 nga 8)
    Sociologji e familjes
    Politika sociale në çështje te përkatësisë gjinore
    Përkatësia gjinore dhe migrimi
    Menaxhimi i burimeve njerëzore në drejtimin e përkatësisë gjinore
    Legjislacioni dhe çështjet gjinore
    Politika të zhvillimit rural
    Media dhe transformimi social
    Dhuna me baze gjinore dhe të drejtat e njeriut
    Praktika në institucione 
    Mikroteza

     

     

    2.Master i shkencave “Punë sociale” me drejtime: klinik, politikë sociale dhe organizim komunitar (120 kredite, 2 vjet)

     

     

    Drejtimi klinik

    • Të përgatisë studentët për të aplikuar koncepte dhe strategji të kërkimit shkencor në praktikën e punës sociale ndërpersonale.
    • Të ofrojë njohuri të thelluara profesionale për praktikën e punës sociale ndërpersonale dhe të demonstrojnë ndërgjegjësim në praktikë nëpërmjet reflektimit personal etik e kritik.
    • Të aftësojë studentët për të sintetizuar dhe aplikuar njohuri shkencore të zhvillimit normal dhe anormal dhe psikopatologjisë në individë dhe familje brenda një kuadri teorik.
    • Të kualifikojë studentët për të identifikuar, implementuar dhe vlerësuar ndërhyrjet, që reflektojnë një kuadër teorik specifik, me një nivel të lartë të vetëndërgjegjësimit dhe autonomisë në punën me klientë të ndryshëm.

    Drejtimi i politikës sociale

    • Të përgatisë studentët për të aplikuar koncepte dhe strategji të kërkimit shkencor në praktikën e punës sociale dhe politikës sociale.
    • Të ofrojë njohuri të thelluara profesionale për praktikën e punës sociale në politikat sociale dhe të demonstrojnë ndërgjegjësim në praktikë nëpërmjet reflektimit personal etik e kritik.
    • Të aftësojë studentët të aplikojnë njohuritë dhe aftësitë e avancuara si dhe vlerat e punës sociale në praktikë me popullsi diverse pa treguar diskriminim për moshën, klasën, ngjyrën, kulturën, paaftësinë, etninë, strukturën familjare, gjininë, statusin civil, racën, fenë dhe orientimin seksual të klientit.
    • Të kualifikojë studentët që të hartojnë, analizojnë, vlerësojnë dhe ndryshojnë politikat sociale dhe të ndërhyjnë kundër sistemeve diskriminuese dhe shtypëse për të shtuar drejtësinë sociale dhe ekonomike.
    • Të përgatisë studentët që të analizojnë dhe formojnë politika sociale në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar.
    • Të njohë studentët me promovimin e integrimit të plotë të politikës sociale ndërmjet dhe përgjatë sektorëve të ndryshëm të jetës sociale.

    Drejtimi i organizimit komunitar

    • Të aftësojë studentët të thellojnë njohuritë lidhur me dinamikat dhe problemet sociale në komunitete.
    • Të pasurojë shprehitë specifike të adresimit të çështjeve me të cilat përballet një komunitet.
    • Të kualifikojë studentët për të arritur një profil të specializuar në identifikimin dhe adresimin e problemeve sociale në komunitete.

     

     

    Plani mësimor

     

     

    VITI I VITI II
      KLINIK POLITIKË SOCIALE ORGANIZIM KOMUNITAR
    Paradigmat e sjelljes njerëzore në mjedisin social Praktikë e avancuar në punën me individin Historiku & filozofia e shtetit të mirëqenies Shkrimi i granteve dhe sigurimi i fondeve
    Përkatësia gjinore dhe puna sociale Praktikë e avancuar në punën me familjen Kërkimi shkencor & hartimi i politikave sociale Dinamikat e grupeve te riskut
    Çështje bashkëkohore & filozofia e punës sociale

     

    Praktikë e avancuar në punën me grupet dhe komunitetet Analizë, planifikim & vlerësimi i pol. soc. Menaxhimi dhe administrimi i institucioneve të shërbimeve sociale
    Metoda kërkimore sasiore dhe analiza e të dhënave Praktikë e avancuar në punën me fëmijët Vlerësimi i shërbimeve sociale Hartim, zbatim, monitorim dhe vlerësimi i programeve
    Metoda kërkimore cilësore dhe analiza e të dhënave Seksualiteti njerëzor Lëndë me zgjedhje (2 nga 4) Parimet dhe metodat e punes ne komunitet
    Analiza dhe zhvillimi i politikave të mirëqenies sociale

     

    Praktikë në institucione Politika Soc. & Shëndeti Publik Praktikë në institucione
    Parimet e supervizionit në punën sociale

     

    Mikroteza Politika Soc. & Arsimi Mikroteza
    Planifikim, monitorim & vlerësim i programeve sociale Politika sociale & drejtësia
    Politika sociale & përkatësia gjinore
    Praktikë në institucione
    Mikroteza

     

     

     

    3.Master i shkencave në “Shërbimet sociale në drejtësinë penale” (120 kredite, 2 vjet)

     

     

    • Të përgatisë studentët për të punuar me të dënuarit në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale dhe në komunitet.
    • Të njohë studentët me praktikat e mbikëqyrjes së të dënuarve me burgim apo në komunitet
    • Të kontribuojë në sigurimin e ndihmës, kujdesit praktik, social dhe psikologjik në bazë të metodave të punës sociale në çdo fazë të procedimit të të pandehurit.
    • Të përgatisë studentët për zhvillimin e programeve të rehabilitimit ose trajtimit të të dënuarve me nevoja të veçanta.
    • Të japë njohuri për punën me të dënuarit e mitur, të dënuarit me probleme të shëndetit mendor, varësitë.
    • Të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve të studentëve për vlerësimin dhe menaxhimin e programeve sociale në drejtësinë penale.

     

     

    Plani mësimor

     

     

    VITI I VITI II
    Drejtësia penale dhe politika sociale Strategjitë e ndërhyrjes sociale ndaj krimit
    Legjislacioni penal Politikat ne drejtësinë penale dhe etika
    Teoritë e krimit
    Metodat e kërkimit në drejtësinë penale

    Teori dhe shprehi të menaxhimit

    Vlerësimi i rrezikshmërisë së të dënuarve
    Puna sociale me të dënuarit
    Praktika dhe metodat e punës sociale në drejtësinë penale
    Probleme sociale: komuniteti, politika dhe veprimi social Stazh apo praktikë personale
    Vlerësimi i programeve të punës sociale ne drejtësinë penale Mikrotezë

     

     

     

    4.Master i shkencave në “Çështje të fëmijës dhe familjes” (120 kredite, 2 vjet)

     

     

    • Të përgatisë studentët që të kuptojnë rëndësinë e të drejtave dhe influencimin e tyre ne rolin e fëmijëve dhe familjes.
    • Të aftësojë studentët të zgjedhin metodat në praktikën e punës sociale me fëmijët dhe familjen  nën një perspektivë ekosistemike.
    • Të përgatisë studentët të advokojnë për përmirësimin e programeve sociale në aspektim e përjashtimit dhe përfshirjes për grupet më vulnerabël të fëmijëve.
    • Të pajisë studentët me njohuri për të marrë pjesë dhe për t’u pozicionuar në debate të cilat trajtojnë aspektin e mosdikriminimit dhe përfshirjes sociale të fëmijëve.

     

     

    Plani mësimor

     

     

    VITI I VITI II
    Modele dhe shprehi në punën me familjen Mbrojta e fëmijëve
    Ligji, fëmijët dhe familja Politikat sociale dhe roli i advokatësisë në çështjet e fëmijëve
    Zhvillimi njerëzor dhe mjedisi social: paradigmat Praktike profesionale/Stazh
    Kërkimi shkencor sasior Lëndë me zgjedhje (1 nga 2 lëndë)
    Psikologji intimiteti Sociologjia

    Çështje të familjes

    Kërkimi shkencor cilësor Praktike Profesionale/Stazh
    Të drejtat e fëmijëve dhe familjes Mikroteza
    Modele dhe shprehi në punën me fëmijën
    Modele të integruara të përfshirjes sociale në punën me fëmijët
    Komunikimi per ndryshimin e sjelljes sociale

     

     

     

    5.Master i shkencave “Administrim i shërbimeve sociale” (120 kredite, 2 vjet)

     

     

    • Të përgatisë studentët për të menaxhuar shërbimet sociale.
    • Të kualifikojë anëtarë të administrimit me orientim nga administrimi në punë sociale, të aftë për të planifikuar, zbatuar dhe vlerësuar programet e politikës sociale.
    • Të kontribuojë në përmirësimin e shërbimeve sociale.
    • Të përgatisë studentët të praktikojnë në kuadrin e vlerave bazë dhe standardeve etike të profesionit të administrimit në kuadrin e punës sociale.
    • Të pajis studentët me njohuritë e nevojshme për një arsimim të plotë për karrierën e tyre shkencore dhe profesionale.

     

     

    Plani mësimor

     

     

    VITI I VITI II
    Teoritë dhe zhvillimet e reja sociale Puna sociale makro: planifikimi strategjik
    Metoda të integruara në punë sociale Buxhetimi, planifikimi dhe menaxhimi financiar në organizatat e shërbimeve sociale
    Supervizimi në organizatat e shërbimeve sociale
    Metoda të kërkimi shkencor cilësor Praktike profesionale
    Sjellje organizative Mikroteza
    Vlerësimi i programeve dhe politikave sociale
    Metoda të kërkimi shkencor sasior
    Menaxhimi i projekteve sociale
    Administrimi i programeve të mirëqenies sociale
    Komunikimi për ndryshimin e sjelljes
    Zhvillimi dhe administrimi i burimeve njerëzore në shërbimet  sociale

     

     6.Master i shkencave nё “Komunikim për ndryshimin social dhe të sjelljes” (120 kredite, 2 vjet)

     

    • Të aftësojë studentët me njohuri praktike dhe të aplikuara nga prespektiva e specialistëve të shkencave sociale që studiojnë komunikimin efektiv.
    • Të përgatisë studentët që të realizojnë kërkime në fushën e komunikimit për ndryshimin e sjelljes dhe të krijojnë dhe të zbatojnë fushata efektive të komunikimit.
    • Të aftësojë studentët që të analizojnë përcaktuesit socialë dhe të sjelljes në praktikën e punës së tyre.
    • Të zhvillojë studentët me aftësitë e nevojshme për aplikimin e teorisë sociale dhe të sjelljes në fushën e kërkimit dhe programet e komunikimit.
    • Të përgatisë studentët që të zhvillojnë aftësi ne zbatimin e strategjive të ndryshimit social dhe të sjelljes dhe të fitojnë njohuri për realizimin e kërkimeve, monitorimeve dhe vlerësimeve në programet e komunikimit për ndryshimin social dhe të sjelljes.

     

     

    Plani mësimor

     

     

    VITI I VITI II
    Teoritë e komunikimit dhe ndryshimit të sjelljes Metodat e kërkimit shkencor në komunikimin për ndryshimin social dhe të sjelljes
    Komunikimi, media dhe shoqëria Edukimi përmes argëtimit
    Perspektivat e komunikimit për ndryshimin social dhe të sjelljes Shëndeti dhe ndryshimi i sjelljes
    Planifikimi dhe vlerësimi i programeve dhe komunikimi Praktikë personale
    Komunikimi social dhe përdoruesit e medias Mikrotezë
    Menaxhimi i programit komunikimi strategjik
    Komunikimi organizativ
    Planifikimi dhe analiza e komunikimit
    Lëndë me zgjedhje (2 nga 4 lëndë)
    Studime të audiencës
    Shëndeti publik
    Marketing social
    Politika sociale dhe komunikimi