logo



PROGRAMET MASTER

  • MASTER PROFESIONAL

    1. Master profesional “Këshillim psikologjik” (60 kredite, 1 vit)

     

    Programi i studimit Master profesional në “Këshillim psikologjik” është program i ciklit të dytë me kohëzgjatje një vjeçare dhe që ofron 60 kredite. Programi synon thellimin e njohurive në dinamikat psikologjike të individit, grupit dhe familjes si dhe aftësimin e studentëve për të praktikuar këshillimin në kontekste dhe grupe të ndryshme interesi. Programi i studimit përmban lëndë me natyrë teorike dhe praktike të fokusuara tek praktika e këshillimit, si dhe lëndë me natyrë formuese të tilla si trajtimi psikologjik i sëmundjeve, disenjim kërkimi, psikofarmakologji, dhe praktikë profesionale.

    Zotëruesi i kësaj diplome mund të punësohet në fushat dhe institucionet e mëposhtme, por nuk është i kufizuar vetëm në vendet e poshtë përmendura:

    • Institucionet shtetëore dhe private të edukimit (çerdhe, kopshte, shkolla),
    • institucionet e shërbimit parësor/dytësor/terciar,
    • qendrat komunitare,
    • organizata dhe klinika të ndryshme që ofrojnë shërbime psikologjike.

    Në varësi të kreditever, lëndët në këë program studimi janë strukturuar në dy semestra, të organizuara në raportet 3 orë leksione /1 orë seminar, 2 orë leksion/ 1 orë seminar, në përputhje me planin mësimor për këtë cikël studimesh.

     

    Plani mësimor i programit Master profesional “Këshillim psikologjik”

     

    Semestri I Semestri II
    Këshillim psikologjik individual

    Këshillim familjar

    Këshillim grupi

    Trajtimi psikologjik i sëmundjeve

    Praktikë në Institucion

     

    Praktikum supervizimi

    Dizenjim kerkimi

    Psikofarmakologji

    Këshillim karriere

    Praktikum intervistimi

    Praktikë në institucion

    Përgatitja e dosjes profesionale

     

     

    1. Master profesional “Orientim profesional” (60 kredite, 1 vit)

     

    Masteri profesional në “Orientim profesional” ofron dhe zhvillon njohuri bazë dhe të thelluara në fushën e zhvillimit të karrierës dhe orientimit profesional ku më specifikisht përmendim lëndë si Këshillimi psikologjik individual, Intervistimi, Këshillimi karrierës, Vlerësimi i tregut të punës, Vlerësim psikologjik i aftësive etj. Një element i rëndësishëm për procesin e zbatimit të dijeve teorike është edhe faza e praktikës institucionale, ku përmes bashkëpunimit me institucione si shkollat, zyrat e punës, zyrat e karrierës dhe qëndrat e trajnimit profesional, është bërë e mundur që njohuritë teorike të ndërthuren me ato praktike, duke ndikuar në këtë mënyrë në rritjen dhe zhvillimin e dijeve të studentëve në këtë fushë.

     

    Zotëruesi i kësaj diplome mund të punësohet në pozicione drejtimi të menaxhimit të mesëm apo të lartë, në departamentin e burimeve njerëzore të institucioneve private dhe publike, shkolla të përgjithshme dhe profesionale për orientimin profesional të nxënësve, institucione që hartojnë dhe dizenjojnë programe trajnimi, në zyrat e punës e më gjerë.

    Lëndët e këtij niveli studimesh janë të organizuara në dy semestra. Organizimi i planit mësimor është bërë në bazë të sistemit të Bolonjës, i organizuar në total me 60 kredite.

    Misioni:

    • të formojë kompetenca për orientim profesional të nxënësve të shkollave të mesme të përgjithshme dhe profesionale
    • të formojë shprehi praktike në vlerësimin e tregut të punës, në evidentimin e nevojave dhe ndërhyrjen në nevojat specifike të organizatave respektive
    • të zhvillojë potencialin e studentëve në fushat aplikative të psikologjisë së punës.

     

    Plani mësimor i programit Master profesional “Orientim profesional”

     

     

     

    Lëndë të detyrueshme

     

    Lëndë me zgjedhje (1 nga 2 lëndë)

    Këshillim psikologjik individual Këshillim karrierë

    Menaxhimi konflikteve organizacionale

     

    Praktikum intervistimi
    Vlerësimi psikologjik i aftësive
    Vlerësimi i tregut të punës
    Praktikum në komunikim
    Administrimi i strukturës organizacionale
    Sjellja njerëzore dhe mjedisi social
    Trajnim/zhvillim
    Stazhe dhe vizita në institucion/ praktikë institucionale
    Prova finale/ Dosje profesionale

     

     

    1. Master profesional “Pedagogji e specializuar sociale” (60 kredite, 1 vit)

     

    Masteri Profesional “Pedagogji e Specializuar Sociale” ka si objektiv të përgjithshëm të formojë profesionistë kompetentë në fushën e mësimdhënies së specializuar, duke u mundësuar atyre që të fitojnë dije, aftësi për të vepruar dhe për të qenë të domosdoshëm në punën e tyre pranë nxënësve me nevoja të veçanta.

    Në mënyrë më precize, ky program studimi ka këto objektiva:

    • të ofrojë një formim teorik të specializuar në fushën e pedagogjisë së specializuar, arsimit gjithëpërfshirës, vlerësimit, mbështetjes, trajtimit dhe edukimit të personave me nevoja të veçanta;
    • të prezantojë zhvillimet e fundit përsa i përket punës direkte me individët me nevoja të veçanta;
    • të formojë kompetenca për përmbushjen e rolit të edukatorit të specializuar / mësuesit ndihmës;

    Forma e studimit në këtë master profesional është me kohë të plotë. Lëndët e këtij niveli studimesh janë të organizuara në dy semestra, që realizohen përgjatë një viti akademik. Numri total i krediteve për të fituar këtë diplomë është 60 kredite. Mësimi realizohet mbasdite, pas orës 14.00 dhe është zakonisht i përmbledhur në dy/tre ditë gjithsej.

    Zotëruesi i kësaj diplome mund të punësohet në shkolla speciale si mësues, në shkollat e zakonshme ku ka nxënës me nevoja të veçanta si mësues ndihmës; në qendra ditore dhe qendra rezidenciale si terapist zhvillimi. Mund të punojë gjithashtu në qendra zhvillimi duke qenë pjestar i ekipeve multidisiplinare për vlerësimin dhe ofrimin e terapive mbështetëse për fëmijët me nevoja të veçanta, si edhe në institute/qendra kërkimore profesionale të fokusuar në fushën e aftësisë së kufizuar.

     

    Plani mësimor i programit Master profesional “Pedagogji e specializuar sociale”

     

     

    Lëndë të detyrueshme – Semestri i parë Lëndë të detyrueshme – Semestri i dytë
    Arsimi gjithëpërfshirës: teoria, legjislacioni, praktika Metodat e  mësimdhënies (3 module: metodologjia e përgjitshme/matematika/ gjuha&leximi)
    Karakteristikat e nxënësve me nevoja të veçanta Programe edukative të individualizuara
    Vlerësimi i nxënësve me nevoja të veçanta Një hyrje në terapinë e të folurit
    Menaxhimi i klasës gjithëpërfshirëse Terapia e artit për nxënësit me nevoja të veçanta
    Kurrikula shkollore  Puna me familjen dhe institucionet
    Lëndë me zgjedhje:
    Konteksti dhe ndërhyrja e hershme

    Aftësimi për autonomi

    Stazhe dhe vizita (praktika) Stazhe dhe vizita (praktika)
    Prova finale/ dosje profesionale

     

     

  • MASTER SHKENCOR

    1. Master i shkencave në “Psikolog klinik” (120 kredite, 2 vjet)

    Programi Master i shkencave në “Psikolog Klinik” ka për mision përgatitjen e psikologëve me orientim klinik, të aftë për të ofruar shërbime të pasura dhe cilësore në përgjigje të nevojave të popullatës dhe në përputhje me kërkesat e qendrave, apo shërbimeve shëndetësore përkatëse.

    Ky program ofron mundësinë për të adresuar nevojat dhe kompetencat bazë të çdo psikologu klinik, të cilat janë aftësia për të njohur gamën e gjerë të patologjive, aftësia për të  kryer intervistim, vlerësim dhe diagnostikim klinik, si dhe për të ofruar këshillim psikologjik të fokusuar tek zgjidhja e problemit.

    Programi i është ndërtuar në mënyrë të tillë që të mundësojë psikologët klinikë të zhvillojnë aftësi dhe shkathtësi specifike përmes të cilave të mund të përballen me një gamë të gjerë çështjesh klinike të lidhura me a) çrregullime të veçanta si trajtimi i traumave psikologjike, trajtimi i sjelljes deviante dhe çrregullimeve të personalitetit, terapitë e të folurit, b) forma të ndryshme trajtimi të tilla si terapia familjare, terapia e artit dhe e lojës, si dhe c) kompetenca të lidhura me rritjen e efiçencës profesionale dhe bashkëveprimi me profesionistë të tjerë në fushën e shëndetit mendor, si psh mjekët psikiatër, neurologë etj.  Programi gjithashtu ofron dije të avancuara në fushën e kërkimit shkencor, duke i aftësuar studentët të njohin, kuptojnë dhe integrojnë në punën e tyre gjetjet e studimeve bashkëkohore në fushën e psikologjisë klinike, të ndërmarrin studime aktuale në kontekstin shqiptar dhe të transmetojnë këto gjetje në punën e tyre dhe në grupet e interesuara.

    Të gjithë lëndët e Masterit Shkencor janë semestrale dhe janë të organizuara në planin mësimor në raportet 2 orë leksione /2 orë seminar, 3 orë leksione/ 2 orë seminare, 2 orë leksione/ 3 orë seminare. Organizimi i planit mësimor është bërë në bazë të sistemit të Bolonjës. Çdo vit akademik ka 60 kredite dhe gjithë cikli i studimeve të Masterit Shkencor “Psikolog Klinik” përmban 120 kredite.

    Misioni i Masterit të shkencave në “Psikolog Klinik”:

    • Transmetimin e dijeve të integruara me qëllim që të aftësojë studentët të ofrojnë shërbime bashkëkohore në fushën e psikologjisë klinike.
    • Zhvillimin e aftësive për të punuar në ekipe multidisiplinare, apo për të bashkëpunuar me profesionistë të tjerë të shëndetit mendor, duke koordinuar dijet dhe ekspertizën në funksion të adresimit profesional dhe efektiv të problemeve të shëndetit mendor.
    • Zhvillimin e aftësisë për të kuptuar dhe përdorur rezultatet e kërkimeve shkencore bashkëkohore në fushën e psikologjisë kllinike, si dhe për të hartuar dhe udhëhequr studime në fushë.

     

    Plani mësimor i programit master i shkencave në “Psikolog klinik”

     

    VITI I VITI II
    Psikopatologjitë e zhvillimit 0-12 vjeç

    Terapi familjare

    Praktikum në vlerësim dhe diagnostikim klinik

    Praktikum në këshillim individual

    Metodat e kërkimit në psikologji

    Praktikum në metodat e kërkimit në psikologji

    Trauma Psikologjike; kuptimi dhe trajtimi

    Psikopatologjitë e zhvillimit 12-23 vjeç

    Menaxhim rasti

    Vlerësimi dhe trajtimi i çrregullimeve të personalitetit

    Psikofarmakologji

    Neuropsikologji

    Lëndë me zgjedhje (1 nga 4 lëndë)

    Terapi arti dhe loje

    Patologjitë e atashimit

    Terapia e të folurit

    Seminar special (SPSS)

    Praktikum në hartimin e mikrotezës/ praktikë në institucione ose ekspedita kërkimore
    Punim Diplome

     

     

    1. Master i shkencave në “Psikologji shkollore” (120 kredite, 2 vjet)

    Masteri Shkencor me drejtim Psikologji Shkollore ka si objektiv të përgjithshëm që të formojë profesionistë kompetentë në fushën e psikologjisë shkollore, duke u mundësuar atyre që të fitojnë dije, aftësi për të vepruar dhe për të qenë, të domosdoshme në punën e tyre në praktikë dhe në studime më të të thella në aspektin akademik lidhur me këtë fushë.

    Në mënyrë më precize, mund të përcaktohen këto objektiva specifikë:

    • të përgatisë psikologun shkollor që të japë ndihmesën e tij në përballimin e nevojave kryesisht të nxënësve të moshës shkollore, por edhe të fëmijëve në sistemin parashkollor dhe në çerdhe;
    • të përgatisë studentët për të referuar në sistemet përkatëse një çështje të caktuar;
    • të përgatisë studentët për të kryer operacionet e vlerësimit dhe trajtimit të rasteve me vështirësi në fushën akademike dhe në sjellje; të përgatisë studentë për të demonstruar “praktikat më të mira” lidhur me vlerësimin dhe ndërhyrjen, gjithashtu edhe këshillimin; të dëmonstrojnë praktikat më të mira të vlerësimit dhe këshillimit në nivel shkolle dhe familje;
    • të përgatisë studentët për të vlerësuar ecurinë e procesit të të nxënit dhe mësimdhënies;
    • të përgatisë studentët të ndërtojnë strategji të përfshirjes reale të prindërve në edukimin e fëmijëve;

    Forma e studimit në këtë master shkencor është me kohë të plotë. Lëndët e këtij niveli studimesh janë të organizuara në katër semestra, që realizohen përgjatë dy viteve akademike. Numri total i krediteve për të fituar këtë diplomë është 120 kredite. Mësimi realizohet mbasdite, pas orës 14.00 dhe është zakonisht i përmbledhur në dy/tre ditë.

    Psikologu shkollor punësohet në shkolla publike dhe private të sistemit 9 vjeçar dhe atë të mesëm. Formimi i tij gjithashtu ndihmon ne kryerjen cilësore të punës në sistemin parashkollor si në kopshte private dhe publike si edhe në çerdhe private dhe publike.

     

    Plani mësimor i masterit shkencor “Psikologji shkollore”

     

    Lëndë të detyrueshme

    Viti i I, Semestri i pare

    Lëndë të detyrueshme  

    Viti i I, Semestri i dytë

    Lëndë të detyrueshme

    Viti II, Semestri i parë

    Lëndë të detyrueshme

    Viti II, Semestri i dytë

    Psikologji zhvillimi e avancuar Praktikum në metodat e kërkimit në psikologji Praktikum në këshillim Prova finale/ dosje profesionale
    Patologjitë e zhvillimit Teoritë e të nxënit dhe modelet e mësimdhënies Vështirësitë në të nxënë
    Organizimi i shkollës dhe i shërbimit psikologjik Psikologji shkollore 2 Vlerësimi në kontekstin shkollor
    Kurrikula shkollore Krizat shkollore dhe ndërhyrja Çështje të etikës shkollore
    Metodat e kërkimit në psikologji Lëndë me zgjedhje (një për semestër): Praktikë në institucione dhe agjenci arsimore

    1.Menaxhim Rasti

    2.Praktikë Profesionale

    1. Terapi arti dhe loje,
    2. Ndërtimi dhe zhvillimi i karrierës,
    3. Trajnimi në shkollë,
    4. Seminar special (SPSS)

     

     

    1. Master i shkencave në “Psikologji organizacionale” (120 kredite, 2 vjet)

     

    Master i Shkencave në “Psikologji Organizacionale” thellon kompetencat në disa fusha të dijes e profesionit që lidhen me  ekspertizën  në menaxhimin dhe zhvillimin e burimeve njerëzore në organizatat e institucione publike dhe private.

    Studentët aftësohen në përdorimin e instrumentave inovativë  të menaxhimit të burimeve njerëzore në vendin e punës.  Ky profil profesional të jep mundësinë e punësimit në një gamë të gjerë në fushën organizacionale, si përzgjedhjen e personelit, kualifikimi dhe trajnimin e personelit në kompani, institucione e agjensi konsulence. Përgjatë kësaj përvoje dy vjeçare studentët kanë mundësi të zhvillojnë aftësitë profesionale dhe përgjegjësitë individuale në harmoni me kërkesat organizatave të vendit të punës.

    Përvetësimi i njohurive, shkathtësive dhe aftësive të cilat mundësojnë që psikologu organizacional të veprojë në shërbimet dhe zonat organizative të dedikuara për zhvillimin dhe menaxhimin e burimeve njerëzore. Ndihmon zhvillimin organizativ të personelit dhe të organizatës apo institucionit ku punon me role të përgjegjësisë në menaxhimin e projekteve dhe programeve në lidhje me rekrutimin e përzgjedhjen, zhvillimin, trajnimin, vlerësimin dhe planifikimin e karrierës, komunikimin dhe menaxhimin e imazhit.

    Misioni:

    • Të përgatisë specialistë të lartë dhe studiuesë në fushën e psikologjisë organizacionale.
    • Të mbështesë organizatat dhe institucionet me specialistë të kualifikuar përsa i përket përzgjedhjes së stafit në varësi të vendit të punës.
    • Të zhvillojë kompetencat që e lejojnë psikologun organizacional të trajnojë dhe të motivojë punonjësit në punën e tyre.

     

    Plani mësimor i programit master i shkencave në “Psikologji organizacionale”

     

     

    VITI I VITI II
    Struktura dhe kultura organizacionale

    Lidershipi në organizatë

    Dinamikat e grupit

    Menaxhim i burimeve njerëzore

    Metodat e kërkimit në psikologji

    Praktikum në metodat e kërkimit në psikologji

    Psikologjia e konsumatorit

    Analiza e punës

    Praktikum në intervistim

    Menaxhim rasti

    Trajnimi dhe zhvillimi

    Vlerësimi në organizatë

     

    Lëndë me zgjedhje (1 nga 3 lëndë)

    Praktikë profesionale
    Z1 Motivacioni në punë

    Z2 Praktikum në SPSS

    Z3 Ndërtimi dhe zhvillimi i karierës

    Punim Diplome

     

     

     

    1. Master i shkencave në “Politika dhe drejtim arsimi” (120 kredite, 2 vjet)

     

     

    Formimi Master Shkencor në “Politika dhe drejtim arsimi” ka si objektiv të përgjithshëm të formojë profesionistë kompetentë si udhëheqës dhe menaxherë efektivë të organizatave shkollore, në funksion të edukimit të nxënësve. Pjesëmarrësit do të marrin kompetenca të përcaktuara në bazë të kuadrit ligjor për menaxhimin dhe drejtimin e shkollës. Shkolla është nyje kyçe ku bashkohen të gjitha investimet për të përcaktuar cilësinë e arritjeve të nxënësve. Studentët do të zhvillojnë njohuritë dhe kompetencat profesionale që i shërbejnë efikasitetit personal dhe efektivitetit organizativ si drejtues në sistemin arsimor në vend.

    Synimi i programit të studimit master në “Politika dhe drejtim arsimi”,  është zhvillimi i shprehive profesionale të profesionit të mësuesit si drejtues në institucionet e arsimit në vend. Këto shprehi do të zhvillohen si rezultat i kombinimit të njohurive të marra në auditor me praktikën pedagogjike.

    Zotëruesi i kësaj diplome mund të punësohet si drejtues në shkollat e arsimit bazë dhe të mesëm në vend. Drejtorët në detyrë dhe ata që e aspirojnë postin e drejtorit të institucionit arsimor, përmes plotësimit me sukses të programit të studimit master i shkencave sigurojnë aftësitë për drejtim në arsim.

    Të gjitha lëndët e Masterit Shkencor janë semestrale dhe janë të organizuara në planin mësimor në raportet 4 orë leksione /2 orë seminar. Organizimi i planit mësimor është bërë në bazë të sistemit të Bolonjës. Çdo vit akademik ka 60 kredite dhe gjithë cikli i studimeve të Masterit Shkencor “Politika dhe drejtim arsimi” përmban 120 kredite.

    Misioni:

    • Të përgatisë specialistë të lartë dhe drejtues në fushën e arsimit.
    • Të mbështesë kultivimin e vlerave dhe sistemeve vlerore të arsimit në Shqipëri.

     

    Plani mësimor i programit master i shkencave në “Politika dhe drejtim arsimi”

     

     

    VITI I VITI II
    Baza të drejtimit dhe administrimit të arsimit

    Teoritë e edukimit

    Dimensioni ligjor i arsimit

    Dimensioni ekonomik i arsimit

    Metoda sasiore të kërkimit në edukim

    Metoda cilësore të kërkimit në edukim

    Politika arsimore

    Teoria dhe zhvillimi i kurrikulës shkollore

    Ndryshimi dhe risitë në arsim

    Shkolla dhe komuniteti

    Vlerësimi në arsim

    Inspektimi në arsim

    Lëndë me zgjedhje (1 nga 2 lëndë)
    Organizimi i shkollës

    Arsimimi i të rriturve

    Praktikë në institucione dhe agjenci arsimore

     

    Punim Diplome: Tezë kërkimi

     

     

    1. Master i shkencave në “Mësues i shkencave sociale” (120 kredite, 2 vjet)

     

     

    Programi master i shkencave në në “Mësuesi të shkencave sociale” synon të përgatisë mësues të arsimit të mesëm të lartë të specializuar për mësimdhënien e lëndëve mësimore në shkencat sociale, i/e aftë për të ushtruar profesionin në mënyrë të efektshme dhe për të nxënë gjatë gjithë jetës.

    Programi ka këto objektiva:

    • Të ofrojë një formim teorik në lëndët mësimore të shkencave sociale për të cilat po përgatitet studenti
    • Të formojë kompetenca për përmbushjen e roleve të ndryshme të mësuesit;
    • Të zhvillojë aftësi të kërkimit shkencor në fushën e edukimit;
    • Të zhvillojë aftësi për reflektim, zhvillim profesional.

    Të gjithë lëndët e Masterit shkencor janë semestrale dhe janë të organizuara në planin mësimor në raportet 4 orë leksione /2 orë seminar, 3 orë leksione/ 2 orë seminare. Organizimi i planit mësimor është bërë në bazë të sistemit të Bolonjës. Çdo vit akademik ka 60 kredite dhe gjithë cikli i studimeve të Masterit Shkencor “Mësues i shkencave sociale” përmban 120 kredite.

     

    Plani mësimor i programit master shkencor në “Mësuesi të shkencave sociale”

     

     

     

    Lëndë të detyrueshme

     

    Lëndë me zgjedhje (8 nga 12 lëndë)

    Kurrikula shkollore Psikologji shkollore e avancuar

    Psikologji motivacioni e avancuar

    Psikologji sociale e avancuar

    Psikologji këshillimi e avancuar

    Teoritë sociologjike, sociologji e familjes dhe e deviancës

    Sociologji e kulturës, e grupeve etnike dhe modernitetit

    Sociologji e urbanizimit, e punës dhe e shoqërizimit

    Sociologji politike, e fesë dhe e shtresëzimeve

    Histori e avancuar filozofie 1

    Histori e avancuar filozofie 2

    Historia, natyra, njohja

    Shpjegimi & komenti filozofik

    Teknologjitë e edukimit
    Metodat sasiore të kërkimit shkencor
    Mësimdhënia dhe të nxënit
    Psikologji e zhvillimit e adoleshencës
    Vlerësimi i të nxënit
    Biznesi dhe menaxhimi i tij
    Ekonomiks-mikro dhe makroekonomi
    Financa-parimet bazë
    Didaktika e lëndëve sociale
    Legjislacion dhe politikë arsimore
    Menaxhim klase
    Metodat cilësore të kërkimit shkencor
    Edukim për demokraci
    Seminar special për pjesëmarrje qytetare
    Praktikë në shkollë
    Mikroteza/Prova finale