logo



PROJEKTE BASHKEPUNIMI

ERASMUS+ MUNDUS – ELA
  • PROJEKTI ERASMUS+ MUNDUS – ELA

     

    Të dhëna të përgjithshme për projektin

    Titulli i projektit:

     “Përfshirja e moduleve për legjislacionin dhe të drejtat në arsim në programet e mësuesisë dhe të shkencave të edukimit: një kontribut për të ndërtuar sisteme edukimi të bazuara në të drejtat në vendet në tranzicion”

    Ankronimi: ELA

    Kodi i projektit:  573540-EPP-12016-1-BE-EPPKA2-CBHE-JP

    Programi: Erasmus+ Mundus

    Data e fillimit: 15.10.2016

    Data e përfundimit: 14.10.2019

    Financuesi: Komisioni Evropian

    Financimi total:  € 943.663,00

    Institucioni Koordinues: Free University of Brussels (VUB)

     

    Përshkrim i projektit

    Qëllimet

    • Të mbështeten vendet partnere për të përditësuar kurrikulat e tyre;
    • Të përgatiten më mirë stafi dhe studentët e vendeve partnere për një proces qeverisjeje të shkollës dhe një proces mësimdhënieje të bazuar në të drejtat dhe për t’iu përgjigjur të drejtave proaktive në shoqëritë në tranzicion.

    Objektivat e përgjithshme

    • Të përmirësohet përgatitja e mësuesve për të zhvilluar një treg pune dhe shoqëri të bazuar në të drejtat;
    • Të përmirësohet niveli i kompetencave dhe aftësive të kultivuara nga institucionet e arsimit të lartë duke zhvilluar module të reja online dhe programe të reja të përgatitjes së mësuesve.

    Objektiva specifike

    • Të rihartohen programet dhe kurset e përgatitjes së mësuesve dhe të shkencave të edukimit duke përfshirë module që të transferojnë njohuri themelore të legjislacionit arsimor për studentët e mësuesisë dhe të shkencave të edukimit me ose pa një arsimim të mëparshëm ligjor;
    • Të zhvillohen mjetet për të nxënit dhe mësimdhënien për legjislacionin arsimor dhe të drejtat në arsim;
    • Të krijohen burime të hapura arsimore dhe një sistem online të testimit;
    • Të rritet bashkëpunimi efektiv ndërmjet edukatorëve dhe juristëve të specializuar në fusha të ndryshme të së drejtës;
    • Të mbështeten partnerët me metodologjitë dhe qasjet pedagogjike, përfshirë përshkrimin e rezultateve të të nxënit për secilin nga modulet;
    • Të zhvillohet një qasje inovative për përgatitjen e mësuesve dhe rolin e ligjit në fushën e arsimit;
    • Të përmirësohet niveli profesional i personelit akademik;
    • Të lidhet arsimimi i mësuesve me standardet ndërkombëtare.

    Ndikimi i projektit

    • Produktet e projektit (analiza e programeve master në mësuesi dhe shkenca të edukimit; përmirësimi i kurrikulave dhe programeve lëndore përkatëse; përgatitja e moduleve të reja për legjislacionin në arsim; materialet metodologjike për pedagogët; burimet dhe platforma elektronike për legjislacionin në arsim, trajnimi i personelit akademik) do të ndikojnë në rritjen e ekspertizës profesionale të personelit akademik për legjislacionin arsimor dhe të drejtat në arsim.
    • Materialet e përgatitura nga projekti do të ndikojnë në zhvillimin e një këndvështrimi dhe të menduari të ri për të drejtat në arsim dhe do të garantojnë një cilësi më të lartë të përgatitjes së studentëve sipas standardeve evropiane.
    • Projekti do të ndikojë në ngritjen dhe funksionimin e rrjeteve lokale dhe ndërkombëtare për të drejtat në arsim edhe pas përfundimit të tij.
    • Materialet online të projektit do të jenë të mundshme për t’u përdorur edhe nga universitetet e tjera, që ofrojnë programe në mësuesi dhe shkenca të edukimit, që nuk janë pjesë e konsorciumit dhe ky do të jetë një kontribut për ta dhe një përfitim nga ana e tyre.
    • Produktet e projektit do të sigurojnë një konvergjencë me standardet evropiane.
    • Produktet elektronike të projektit, që mund të përdoren nëpërmjet internetit, do të zhvillojnë kompetencën digjitale për të gjitha grupet që do të kenë interes për këto produkte.
    • Të diplomuarit e programeve master në mësuesi dhe në shkenca të edukimit do të kontribuojnë në zbatimin e legjislacionit arsimor dhe të të drejtave në arsim në praktikë.
    • Zbatimi i legjislacionit dhe i të drejtave në arsim do të ndikojë në forcimin e shtetit ligjor dhe në demokratizimin e shoqërisë.

    Rezultatet e pritshme

    • Përmirësimi i programeve mësimore të mësuesisë dhe të shkencave të edukimit nëpërmjet integrimit më të mirë dhe më të plotë të dimensionit ligjor të arsimit.
    • Rishkrimi i programit të lëndëve të legjislacionit në arsim që zhvillohen në programet master të shkencave të edukimit dhe mësuesisë.
    • Përfshirja e temave për të drejtat në arsim në lëndët e programit të masterit të mësuesisë.
    • Përgatitja e paketës së moduleve për legjislacionin në arsim dhe përdorimi i saj.
    • Përgatitja e materialeve online për legjislacionin në arsim dhe testimin online.
    • Trajnimi i personelit akademik për përdorimin e metodologjive inovative për të nxënit dhe mësimdhënien e legjislacionit në arsim.
    • Free University of Brussels
    • Vytauto Didžiojo Universitetas
    • University of Bialystok
    • European Association for Education Law and Policy
    • University of Tirana
    • Aleksander Moisiu University of Durres
    • Belarusian State Pedagogical University named after Maxim Tank
    • Francisk Skorina Gomel State University
    • Moscow City University
    • Kutafin Moscow State Law University
    • Mari State University
    • Northern (Arctic) Federal University named after M.V.Lomonosov
    • National research university/ Higher school of economics
  • EMRI

     

    ROLI NË PROJEKT

     

    FOTO

     

    Prof. Dr. Nikoleta Mita Koordinatore lokale e projektit, koordinatore  institucionale e projektit, eksperte e edukimit  mita
    Prof. Dr. Edmond Rapti Ekspert i edukimit  RAPTI
    Prof. Dr. Theodhori Karaj Ekspert i edukimit dhe ekspert ligjor  KARAJ
    Prof. Dr. Bardhyl Musai Ekspert i edukimit  musai
    Dr. Gerda Sula Eksperte e edukimit  sula
    Dr. Livia Nano Eksperte e edukimit

     

     IMG_1893
    Dr. Nada Kallçiu Eksperte e edukimit  nada
    Dokt. Rovena Sulstarova Eksperte ligjore dhe e legjislacionit arsimor

     

     ROVENA
  • Veprimtari të vitit 2017

     24 – 30 shtator 2017, Bruksel-Antverp, Belgjikë

    Zhvillohet internshipi i dytë trajnues në Bruksel dhe Antverp, Belgjikë. Programi i këtij internshipi kishte dy pjesë. Pjesa e parë u zhvillua në dy ditë  në Bruksel. Gjatë dy ditëve u zhvilluan vizita dhe takime në mjediset e Komisionit Evropian dhe të Parlamentit Evropian. Prezantimet dhe diskutimet u përqendruan rreth rolit, politikave, iniciativave dhe veprimtarive të institucioneve evropiane për çëshje të arsimit, të bashkëpunimit ndërkombëtar, të modernizimit të arsimit të lartë dhe të Procesit të Bolonjës. Gjatë ditëve të tjera të programit u prezantuan shtatë programet modulare, modulet përkatëse të përgatitura nga universitetet partnere në projekt dhe rastet sipas moduleve. Për çdo modul dhe rast të paraqitur u zhvilluan diskutime dhe u dhanë sugjerime për përmirësime.

    Nga Universiteti i Tiranës në këtë takim morën pjesë gjashtë pedagogë të FSHS: Edmond Rapti, Nikoleta Mita, Bardhyl Musai, Gerda Sula, Livia Nano dhe Rovena Sulstarova. Ekipi i FSHS të UT prezantoi dy module dhe pesë raste nga konteksti shqiptar i zbatimit të legjislacionit në arsim dhe dha mendime për çështjet që u diskutuan.

    Nikoleta Mita dhe Livia Nano prezantuan modulin e përgatitur prej tyre me titull: “Legjislacioni për cilësinë në arsim”.

    Gerda Sula dhe Rovena Sulstarova prezantuan modulin e përgatitur prej tyre së bashku me Theodhori Karaj të titulluar: “Rregullimi ligjor për arsimin profesional, KEK niveli 5 dhe zbatimi i tij”.

    Edmond Rapti, Bardhyl Musai, Gerda Sula dhe Rovena Sulstarova paraqitën rastet nga konteksti shqiptar për kompetencat në arsim, për statusin e mësuesit, për cilësinë në arsim, për qeverisjen dhe administrimin në nivel lokal.

    Gjatë ditëve të internshipit u krye vlerësimi i brendshëm i cilësisë; u ndoq seanca e mbrojtjes së hapur të doktoratës të zhvilluar në Universitetin e Antverpit, të përgatitur nga Georgia du Plessis dhe u mbajtën takimet e komitetit drejtues të projektit.

    Untitled

    Untitled1Untitled2

     

     

     

     

     

     

     

     

    4 – 10 qershor 2017, Kaunas, Lituani

    Zhvillohet internshipi i parë trajnues në Kaunas, Lituani. Gjatë këtij internshipi u prezantuan tetë programet modulare dhe tetë modulet e përgatitura nga universitetet partnere në projekt; u prezantuan rastet gjyqësore, administrative dhe studimore në përputhje me çështjet e moduleve. Për çdo modul dhe rast të paraqitur u zhvilluan diskutime dhe u dhanë sugjerime për përmirësime.

    Nga Universiteti i Tiranës në këtë takim morën pjesë katër pedagogë: Nikoleta Mita, Theodhori Karaj, Gerda Sula dhe Livia Nano. Ekipi i FSHS të UT prezantoi pesë raste nga konteksti shqiptar i zbatimit të legjislacionit në arsim dhe dha fidbek për modulet e përgatitura nga kolegët e universiteteve partnere.

    Gerda Sula prezantoi rastin për procedurat disiplinore ndaj nxënësve dhe dha fidbek për modulin për vlerësimin e mësuesve.

    Livia Nano prezantoi rastin për diskriminimin e fëmijëve me nevoja të veçanta në arsim në Shqipëri.

    Nikoleta Mita prezantoi dy raste: 1) rast gjyqësor për ndryshimin e rezultatit të provimit të maturës shtetërore të një maturanti në lëndën “Gjuhë shqipe-letërsi” për vitin 2014. 2) rast për vlerësimin e mësuesit  në kuadrin e kualifikimit.

    Theodhori Karaj prezantoi rastin e Vendimit të Komisionerit për të Drejtën për Informim dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale lidhur me zbatimin  e Ligjit “Për Mbrojtjen e të dhënave personale” nga DAR Elbasan, 2016.

    Gjatë ditëve të internshipit u krye vlerësimi i brendshëm i cilësisë; u zhvilluan leksione të hapura dhe u mbajtën takimet e komitetit drejtues të projektit.

     

    Untitled1111

    Untitled33333

    dwefwewf

     

     

     

     

     

     

     

     

    2 – 4 Shkurt 2017, Moskë, Rusi

    Nga 2-4 shkurt 2017 në Moskë, Rusi u zhvillua takimi prezantues i Projektit ELA me pjesëmarrjen e partnerëve të projektit. Gjatë këtij takimi u paraqitën vizioni, qëllimet dhe objektivat e projektit, veprimtaritë e parashikuara në kuadrin e projektit, u prezantua buxheti i projektiti dhe u dhanë udhëzime praktike për zbatimin e projektit. Takimi u organizua nga Universiteti i Qytetit të Moskës, Universiteti i Lirë i Brukselit dhe Shoqata Evropiane për Legjislacionin dhe Politikat në Arsim.  Sipas programit të takimit, u mbajt edhe leksioni i hapur me temë: “Zhvillimi i të drejtave në arsim të fëmijëve me nevoja të veçanta” nga Elena Shinkareva.

    11111

     

     

     

     

     

     

  • Veprimtari të vitit 2017

    Takime informuese

    9 tetor 2017

    Takim informues në Dekanatin e FSHS për përgatitjet për internshipin e radhës që do të zhvillohet në Poloni në periudhën 5-10 nëntor 2017. Në takim morën pjesë Edmond Rapti, dekan i FSHS, Nikoleta Mita, koordinatore e projektit dhe anëtarët e ekipit të projektit të FSHS: Theodhori Karaj, Livia Nano dhe Rovena Sulstarova.

    5 shtator 2017

    Takim informues në Dekanatin e FSHS për përgatitjet për internshipin e radhës që do të zhvillohet në Belgjikë në periudhën 24 -30 shtator 2017. Në takim morën pjesë Edmond Rapti, dekan i FSHS dhe Nikoleta Mita, koordinatore e projektit dhe anëtarët e ekipit të projektit të FSHS: Bardhyl Musai, Livia Nano, Gerda Sula, Rovena Sulstarova.

    31 gusht 2017

    Takim informues në Drejtorinë e Komunikimit & Marrëdhënieve me Jashtë të UT për ecurinë e projektit dhe disa çështje administrative. Në takim morën pjesë Elton Skëndaj, Drejtor i Drejtorisë së Komunikimit & Marrëdhënieve me Jashtë të UT, Erida Elmazi, punonjëse në Drejtorinë e Komunikimit & Marrëdhënieve me Jashtë të UT dhe Nikoleta Mita, koordinatore e projektit për UT.

    27 qershor 2017

    Dërgohet fidbek i EACEA për vizitën e monitorimit të projektit në Shqipëri.

    3 maj 2017

    Takim informues i Gracienne Lauwers dhe Paul Van Caesbroeck në Rektoratin e Universitetit të Tiranës për rolin dhe përgjegjësitë e Universitetit të Tiranës si partner i projektit. Në takim morën pjesë: Prof. Dr. Mynyr Koni, rektor i UT, Elton Skëndaj, Drejtor i Drejtorisë së Komunikimit & Marrëdhënieve me Jashtë i UT, Genci Alimehmeti, vlerësues i brendshëm i projektit, Juliana Latifaj pjesëtare e ekipit të projektit.

    3 maj

     

     

     

     

     

     

     

     

    2 maj 2017

    Në mjediset e Zyrës Kombëtare Erasmus+ në Tiranë u zhvillua takimi për monitorimin e projektit.  Në takim morën pjesë Edit Dibra, koordinatore lokale e Zyrës Kombëtare të Erasmus+ Shqipëri, Elona Saraçi dhe Oltion Pengu, punonjës të Zyrës Kombëtare të Erasmus+ Shqipëri; Nikoleta Mita, koordinatore e projektit (UT); Ervin Karamuço, koordinator i projektit  (UD), Gracienne Lauwers, koordinatore e projektit (VUB) dhe Paul Van Caesbroeck, menaxher i visibilitetit të projektit. Në takim u paraqit informacion për ecurinë e projektit si dhe u dhanë këshilla për çështje të menaxhimit administrativ dhe financiar të projektit.

    2 maj

    2maj2

     

     

     

     

     

     

     

    27 prill 2017

    Takim informues i Gracienne Lauwers dhe Paul Van Caesbroeck në FSHS të UT me pjesëmarrjen e ekipit të projektit të këtij fakulteti për zbatimin e projektit. Në takim morën pjesë Edmond Rapti, dekan i FSHS si dhe pedagogët Nikoleta Mita, Bardhyl Musai, Gerda Sula, Nada Kallçiu dhe doktorantja Rovena Sulstarova.

     

    2maj2

     

     

     

     

     

     

     

    24 prill 2017

    Në FSHS të UT, u zhvillua takimi i Gracienne Lauëers dhe Paul Van Caesbroeck me koordinatorët e projektit të Universitetit të Tiranës dhe të Universitetit të Durrësit për prezantimin e çështjeve të administrimit të projektit.

    10 dhjetor 2016

    Takim me ekipin e projektit për informim për detyrat paraprake të analizës së programeve ekzistuese të mësuesisë dhe të shkencave të edukimit si dhe për plotësimin e pyetësorit për statusin e mësuesit. Morën pjesë Nikoleta Mita, Edmond Rapti, Theodhori Karaj, Bardhyl Musai, Gerda Sula, Livia Nano, Nada Kallçiu.

    25 nëntor 2016

    Takim informues me drejtuesit e FSHS dhe ekipin e projektit për vizitën në Moskë. Morën pjesë Edmond Rapti, Nikoleta Mita, Theodhori Karaj.

    21 tetor 2016

    Takim informimi me drejtuesit e FSHS dhe ekipin e projektit për fillimin e projektit dhe detyrat e caktuara për zbatimin e tij. Morën pjesë Edmond Rapti, dekan i FSHS, Theodhori Karaj, përgjegjës i DPP dhe Nikoleta Mita, koordinatore institucionale e projektit, Gerda Sula, Livia Nano dhe Nada Kallçiu.

     

    Takime pune të ekipit të projektit

    Përgatitja e moduleve, rasteve dhe materialeve të tjera në kuadër të projektit

    Ekipi i projektit i FSHS të UT është përgjegjës për përgatitjen e dy moduleve për legjislacionin në arsim:

    Modul 1: “Legjislacioni për cilësinë në arsim”;

    Moduli 2: “Rregullimi ligjor për arsimin profesional, KEK niveli 5 dhe zbatimi i tij”.

    Në kuadrin e punës për përgatitjen e këtyre moduleve, ekipi i projektit i FSHS  të UT ka zhvilluar disa takime pune.

    9 tetor 2017

    Dy grupet e punës së moduleve të përbërë nga Nikoleta Mita, Livia Nano, Theodhori Karaj, Gerda Sula dhe Rovena Sulstarova diskutuan rreth mënyrës së reflektimit të sugjerimeve për përmirësimin e moduleve, të dhëna nga kolegët në Belgjikë.

    5 shtator 2017

    Takim lokal i grupit të punës të UT dhe UD në FSHS të UT lidhur me përgatitjet për internshipin e Belgjikës. Diskutimi u përqendrua në përzgjedhjen e rasteve gjyqësore, administrative dhe studimore për modulet që do të prezantohen në Belgjikë dhe formatin e prezantimit të tyre. Në takim morën pjesë Nikoleta Mita, Bardhyl Musai, Gerda Sula, Livia Nano, Nada Kallçiu, Rozeta Biçaku, Shqipe Haxhihyseni dhe Rovena Sulstarova.

     

    Untitled

    Untitled

    Untitled

     

     

     

     

     

     

     

     

    15 qershor 2017

    Zhvillohet takimi i përbashkët i grupeve të punës të Universitetit të Tiranë dhe Universitetit të Durrësit për përgatitjen e moduleve që do të prezantohen në internshipin e Belgjikës. Në takim morën pjesë Nkoleta Mita, Theodhori Karaj, Gerda Sula, Livia Nano, Rovena Sulstarova nga UT dhe Ervin Karamuço, Rozeta Biçaku dhe Shqipe Haxhihyseni nga UD. U caktuan afatet e dorëzimit të programeve të moduleve dhe të moduleve dhe afatet e dhënies së fidbekut nga grupi i recensuesve.

    10 maj 2017

    Diskutim për rastet gjyqësore, administrative dhe studimore që do të prezantohen në Kaunas. Në takim morën pjesë Nikoleta Mita, Theodhori Karaj, Gerda Sula, Livia Nano, Rovena Sulstarova, anëtarë të ekipit të UT dhe Ervin Karamuço, Rozeta Biçaku dhe Shqipe Haxhihyseni, anëtarë të ekipit të UD.

    Untitled111

    Untitled334343

     

     

     

     

     

     

     

     

    31 mars 2017

    Ekipi i projektit  i dërgon Gracienne Lauëers, koordinatore  e projektit, propozimin e strukturës së moduleve.

     

    22222

    444444

     

     

     

     

     

     

     

    24 mars 2017

    Autorët e moduleve, Nikoleta Mita, Livia  Nano, Theodhori Karaj, Gerda Sula, Rovena Sulstarova diskutuan tabelën e përmbajtjes së dy moduleve.

    17 mars 2017

    Dy grupet e punës së projektit diskutuan kriteret për përzgjedhjen e shembujve dhe të rasteve të studimit. Në takim morën pjesë Bardhyl Musai dhe Nada Kallçiu si ekspertë të edukimit, Nikoleta Mita, Livia Nano dhe Gerda Sula si ekspertë të moduleve.

    10 mars 2017

    Dy grupet e punës për modulet, të përbëra nga Nikoleta Mita, Livia Nano, Theodhori Karaj, Gerda Sula dhe Rovena Sulstarova diskutuan planin e punës për përgatitjen e moduleve dhe disa çështje të përbashkëta për formatin e modulit.

    Në periudhën 10 dhjetor 2016 – 9 janar 2017, ekipi i FSHS të Universitetit të Tiranës, i përbërë nga  Nikoleta Mita, Edmond Rapti, Theodhori Karaj, Bardhyl Musai, Gerda Sula, Livia Nano, Nada Kallçiu ka punuar për analizën e programeve aktuale të ciklit të dytë në mësuesi dhe shkenca të edukimit si dhe për plotësimin e pyetësorit për statusin ligjor të mësuesit.

  •  

    RAPORTE

    Link për raporte

    edulaweu.eu/teaching-modules/

    edulaweu.eu/2017/10/04/second-edulaw-internship-brussels-

    edulaweu.eu/2017/05/16/internship-1-kaunas-lithuania-04-10-june-2017/

     

     ANALIZA

    LEGAL STATUS OF TEACHERS IN EUROPE: CASE OF ALBANIA     PDF

    Link për analiza

    edulaweu.eu/2017/01/28/kickoff-meeting-moscow-01-04-february-2017/

     

    BROSHURA

     

    FLETËPALOSJE

  • PLANE MËSIMORE

    Master i Shkencave në Politika dhe Drejtim arsimi (variant anglisht) PDF

    Master i Shkencave në Mësimdhënie të Shkencave Sociale (variant anglisht) PDF

    Master Profesional në Pedagogji sociale dhe speciale (variant anglisht) PDF

     

    MODULE

    Shtator 2017

    • Varianti i parë i Modulit “Legjislacioni për cilësinë në arsim”
    • Varianti i parë i Modulit “Rregullimi ligjor për arsimin profesional, KEK niveli 5 dhe zbatimi i tij”

    Link për modulet:

    edulaweu.eu/teaching-modules/

    edulaweu.eu/2017/10/04/second-edulaw-internship-brussels-antwerpbelgium-24-30-september-2017/

    edulaweu.eu/2017/05/16/internship-1-kaunas-lithuania-04-10-june-2017/

     

    RASTE

    Raste ligjore, administrative dhe raste studimi sipas moduleve

    Link për rastet:

    edulaweu.eu/teaching-modules/

    edulaweu.eu/2017/10/04/second-edulaw-internship-brussels-antwerpbelgium-24-30-september-2017/

    edulaweu.eu/2017/05/16/internship-1-kaunas-lithuania-04-10-june-2017/

     

    VIDEO

    Link për videot:

    edulaweu.eu/2017/05/07/kickoff-meetings-tirana-and-durres-albania-24-april-5-may-2017/

    edulaweu.eu/2017/01/28/kickoff-meeting-moscow-01-04-february-2017/

     

    MATERIALE NDIHMËSE 

    Paketa përmbledhëse të legjislacionit shqiptar për arsimin sipas çështjeve të moduleve

    Link për materiale ndihmëse:

    edulaweu.eu

  • Koordinatori për Universitetin e Tiranës

     

    Nikoleta Mita, Prof. Dr.

    Departamenti i Pedagogjisë dhe i Psikologjisë

    Fakulteti i Shkencave Sociale

     

    email : nikoleta55@yahoo.com

    cel: 00355 69 22 85 578

     

    Link

    http/www.edulaw.eu.eu

    http://www.unitir.edu.al/