logo



Hapet thirrja për bursa në programin Erasmus + në Universitetin Autonom të Madridit,Spanjë, për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021.


Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik për mësimdhënie në Universitetin Autonom të Madridit, Spanjë, në kuadër të programit Erasmus+,për semestrin e dytë të vitit akademik 2020-2021.
http://www.uam.es/UAM/Home.htm?language=es

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie;

Fushat e shkëmbimit:

  • Shkenca natyre;
  • Ekonomi;
  • Drejtësi;
  • Shkenca sociale;
  • Gjuhë e huaj;
  • Histori;
  • Mësuesi;
  • Psikologji;
  • Teknologji informacioni.

Kohëzgjatja e bursave:

  • 5 ditë + 2 ditët e udhëtimit.

Bursat përfshijnë:

  • 160 EUR në ditë për stafin;
  • Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik:

  • CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze/spanjolle);
  • Kopje e Pasaportës;
  • Letër motivimi (në gjuhën angleze/spanjolle);
  • Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës angleze/spanjolle (niveli B2);
    -Vërtetim punësimi në gjuhën shqipe;
  • Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë mobiltete në kuadër të programit Erasmus +, nëse po ku;
  • Plani i mobilitetit për mësimdhënie;

*Plani i mobilitetit është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar aktivitetet që do të zhvillohen gjatë periudhës së mobilitetit.

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Teaching_outgoing-1-1.docx

Afati për aplikim: 22 Janar 2021

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!

Kliko, këtu