logo



Vendim Dekanati

VENDIM DEKANATI

Nr. 19 Datë 30/09/2021

 

Dekanati I Fakulteti të Shkencave Sociale I mbledhur sot në datën 30.09.2021, për të diskutuar në lidhje me kërkesat e shumë studentëve, për rifillimin e studimeve për vitin akademik 2021 – 2022, sipas listës së paraqitur nga K/Sekretarja e FSHS,

 

VENDOSI

 

  1. Studentët që janë rregjistruar në programet e studimit në FSHS, por nuk e kanë frekuentuar procesin mësimor në auditor apo online dhe nuk kanë vlerësime me notë por kërkojnë të rifillojnë studimet, nuk duhet të kryejnë pagesën e tarifës së shkollimit për periudhën që nuk kanë frekuentuar.
  2. Sekretaria Mësimore të bëjë verifikimin sipas rregjistrave të administruara prej tyre dhe zyrtarisht duhet ti kalojnë Zyrës së Financës, për të saktësuar detyrimet që kanë studentët për të bërë pagesën e tarifës së shkollimit.
  3. Ngarkohet me zbatimin e këtij vendimi P/Financës dhe K/Sekretarja Mësimore në FSHS.
  4. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.