logo



Debati Karl Popper “Vullnetarizmi, një kontribut social apo nevojë zhvillimore”

Zyra e Karrierës në Fakultetin e Shkencave Sociale në bashkëpunim me organizatën “New Vision” ofron mundësinë e pjesëmarrjes në “Debati Karl Popper”. Ky aktivitet  do të zhvillohet në kuadër të programit “O’Visor – Only ëhat you give is yours”, i mbështetur nga Europe for Citizens Program të Bashkimit Europian, i cili ka si synim forcimin e unitetit të BE-së dhe mbështetjen e Ëestern Balkans gjatë rrugës drejt BE-së, duke forcuar gjithashtu identitetin dhe ndërgjegjen e Unionit dhe ËB, duke u bazuar në komunitet dhe duke filluar me ndikimin dhe përmirësimin e politikave të vullnetarizmit në nivel lokal dhe ate ndërkombëtar.

Formati në të cilin do të zhvillohet Debati është formati Karl Popper, një format i strukturuar debati i cili synon të prekë dhe trajtojë elementet thelbësore të një çështjeje kontradiktore. Ky format ka për qëllim të zhvillojë: mendimin kritik, tolerancën për opinionet dhe pikëpamje të ndryshme, edukimin, respektin për parimet e përgjithshme të etikës, krijimin e një qytetarie të informuar dhe demokratike, etj.

Do të përzgjidhen 16 grupe debati të përbëre prej 3 personash, të cilët mbas fazës së përzgjedhjes do të ndeshën me njëri-tjetrin sipas një shorti të rastësishëm. Grupi fitues në nivel lokal do të përfaqësojë Shqipërinë në debatin europian, i cili do të zhvillohet në Sarajevë, Bosnie & Herzegovinë në datat 03 – 07 June 2022, ku do të marrin pjesë grupe debati nga 10 shtete të ndryshme si: Italia, Luksemburgu, Serbia, Kroacia, Greqia, Mali i Zi, Bosnia & Herzegovina, Hungaria dhe Gjermania.

*Afati i fundit i aplikimit është 10 Prill 2022.

Studentët e interesuar të aplikojnë në linkun e mëposhtëm:

https://docs.google.com/forms/d/19HcT3ppYBPxA_e_kYxO2k9veeKYTL0VëJ4ZzjëFBO5E/vieëform?edit_requested=true

 

Për çdo pyetje apo paqartësi, lutem të vizitoni Zyrën e Karrierës.

 

Suksese!