Revista Politikja
Rreth revistës
Revista “Politikja është botimi shkencor i Departamentit të Shkencave Politike të Universitetit të Tiranës.”
Kjo revistë është botuar për herë të parë në vitin 2012 me një numër të dedikuar zhvillimeve politike në vend dhe raporteve të tij me hapësirën rajonale dhe evropiane.
“1/2012: Shqiperia dhe Evropa në një këndveshtrim politik”. Revista botohet dy herë në vit me tematika specifike ose me përmbledhje artikujsh. Temat kryesore që ajo prek janë zhvillimet politike vendore dhe rajonale, raportet me Bashkimin Evropian, zhvillimet e debate në teorinë politike, aspekte të zhvillimit social e memories në vend. Kontribuesit e revistës vijnë nga fusha të ndryshme të shkencave sociale si sociologjia, shkencat politike, marrëdhëniet ndërkombëtare, filozofia apo historia.