Cikli i I-rë Bachelor
Programet e studimit Bachelor
Bachelor në “Filozofi”
Bachelor në “Filozofi” gërsheton një sërë disiplinash të përgjithshme (psikologji, sociologji, filozofi e pergjithshme) karakterizuese (filozofi feje, filozofi gjuhe, filozofi arti, filozofi edukimi, filozofi antike, filozofi mesjete, filozofi moderne, filozofi bashkekohore, fenomenologji etj.) integruese që lidhen me disiplinat karakterizuese (metoda kërkimi, sociologji urbane, filozofi e integrimit europian etj) disiplina që formojnë aftësim (shkrim akademik, analizë teksti, gjuhë e huaj) dhe praktikë.
Lexo më shumëBachelor në “Psikologji”
Bachelor në “Psikologji” është një program studimi, i cili ofron udhëkryqet e disa disiplinave njëherazi me një gamë të përgjithshme dhe karakterizuese integruese duke i lidhur të gjitha këto me shumë disiplina të tjera apo edhe disiplina që formojnë aftësim dhe praktikë.
Lexo më shumëBachelor në “Punë Sociale”
Qëllimi i programit Bachelor në Punë Sociale është të përgatisë studentët si specialistë të përgjithshëm të fushës, me fokus të veçantë tek praktika ndër-personale, puna me grupet vulnerabël, puna në komunitet, puna me organizatat, hartim dhe vlerësim të politikave sociale, përmes një kurrikule që siguron ofrimin e bazave të profesionit të punës sociale.
Lexo më shumëBachelor në “Administrim dhe Politikë Sociale”
Qëllimi i programit të studimit Baçelor në “Administrim dhe Politikë Sociale” është të përgatisë studentët si specialistë të përgjithshëm të fushës, me fokus të veçantë tek hartimi, planifikimi, zbatimi dhe vlerësimi i politikave.
Lexo më shumëBachelor në “Sociologji”
Qëllimi i programit Bachelor në sociologji është që të kultivojë imagjinatën sociologjike, e cila përfshin aftësinë për të kuptuar se si sjellja individuale dhe sjellja në grup janë të ndikuara nga zhvillimi sociohistorik i shoqërisë, si problemet personale janë të lidhura me çështje publike të strukturës shoqërore dhe si të punosh me të tjerët për të përmirësuar kushtet shoqërore.Nëpërmjet imagjinatës sociologjike synohet promovimi i aftësisë së mendimit kritik, i domosdoshëm për një pjesëmarrje efektive personale, profesionale të studentëve në çështje me interes publik.
Lexo më shumëBachelor në “Shkenca Politike”
Bachelor në “Shkenca Politike” gërsheton një sërë disiplinash formuese të përgjithshme (hyrjet në sociologji, filozofi, ekonomi, histori, ligj,) karakterizuese integruese që lidhen me disiplinat karakterizuese (metoda kërkimi, statistikë, ekonomi politike, psikologji politike, administrim publik, politika sociale), disiplina që formojnë aftësim (shkrim akademik, Metoda kërkimi, gjuhë e huaj) dhe praktikë.
Lexo më shumë