Bachelor në “Punë sociale”

Programi i studimit

Qëllimi i programit Bachelor në Punë Sociale është të përgatisë studentët si specialistë të përgjithshëm të fushës, me fokus të veçantë tek praktika ndër-personale, puna me grupet vulnerabël, puna në komunitet, puna me organizatat, hartim dhe vlerësim të politikave sociale, përmes një kurrikule që siguron ofrimin e bazave të profesionit të punës sociale.

  • Të përgatisë studentët për një praktikë efektive, të përgjegjshme dhe krijuese të punës sociale që do të zhvillojë më tej profesionin e Punës Sociale, do të humanizojë programet e mirëqenies sociale, dhe do të nxitë dhe inkurajojë drejtësinë sociale dhe ekonomike në shoqëri.
  • Të përgatisë studentët të praktikojnë në kuadrin e vlerave bazë dhe standardeve etike të profesionit të punës sociale.
  • Të përgatisë studentët të praktikojnë me grupe diverse të popullatës në rrezik, në nevojë dhe të marxhinalizuara.
  • Të pasurojë kurrikulën e programit duke ju ofruar mundësi studentëve të rrisin ndjeshmërinë, njohuritë dhe të kuptuarit e nevojave njerëzore, problemeve sociale, çështjeve të mirëqenies sociale dhe këndvështrimeve drejt zgjidhjes së problemeve.
  • Të ofrojë një bazë të qëndrueshme edukimi për studentët të cilët mund të jenë të interesuar për vazhdimin e studimeve në nivelet e tjera të studimit në fushën e punës sociale, në programe të tjera të nivelit të dytë ose në programe studimi të integruara.
Misioni

Mundesitë

Studime të mëtejshme

Studentët pas përfundimit me sukses të studimeve të Programit të Ciklit të Parë kanë mundësi aplikimi në Programet e Masterit Shkencor dhe Profesional, si mundësi për studime të mëtejshme. Cikli i dytë jep mundësi për studime të specializuara në fushat e zgjedhura si politika sociale, përkatësia gjinore dhe zhvillimi, marrëdhënie ndër-personale dhe puna në komunitet, shërbimet sociale në drejtësinë penale, administrimi i shërbimeve sociale, çështje të familjes, puna sociale në shëndetësi dhe në arsim si dhe komunikimi për ndryshimin social dhe të sjelljes, të cilat janë të detajuara në vazhdim të këtij informacioni. Departamenti i Punës dhe Politikës Sociale ofron aktualisht 2 programe studimi të nivelit “Master profesional” dhe 6 në nivelin “Master i shkencave”.

Punësimi dhe kualifikimi personal

Programi i Punës dhe Politikës Sociale përmban kompetenca të cilat janë të transferueshme dhe të përdorshme në një sërë rastesh dhe mjedisesh. Të diplomuarit në Punë dhe Politikë Sociale (në të gjitha nivelet) mund të punojnë në administratën vendore dhe kombëtare, në shërbimet sociale, në këshillimin psikosocial, në hartimin dhe vlerësimin e shërbimeve, programeve dhe politikave sociale, në shtypin dhe median elektronike, në organizatat jo - fitimprurëse që kanë në qendër çështjet sociale dhe mirëqenien e popullatës, në organizatat joqeveritare rinore, në institucionet ndërkombëtare në vend, në qendrat publike dhe private që ofrojnë shërbime dhe mbështetje për fëmijët, gratë në nevojë, të moshuarit, të rriturit me probleme, me individët me probleme të shëndetit mendor, me individët me nevoja të veçanta, në institucionet e edukimit, në institucionet shëndetësore, në institucionet e drejtësisë, në qendrat e trajnimit, në sektorët e burimeve njerëzore, në shërbimet në komunitet, etj.