Politika e sigurimit të cilësisë e Fakultetit të Shkencave Sociale

Politika e sigurimit të cilësisë e FSHS-së artikulohet sipas një taksonomie që përmban qëllimet e sigurimit të cilësisë, parimet e menaxhimit të cilësisë, standardet e sigurimit të cilësisë, politikën e pjesëmarrjes në vlerësim, politikën e roleve në vlerësim, politikën e metodave dhe procesit të vlerësimit, politikën e përdorimit të vlerësimit dhe politikën e vlerësimit të vlerësimit.

FSHS e ndërton veprimtarinë e tij për sigurimin e cilësisë bazuar në dy qasje: a) në qasjen “cilësia si përputhje me misionin, qëllimin” e cila nënkupton cilësinë si përmbushje të misionit të institucionit dhe të qëllimit të një programi studimi, të objektivave të vendosur, të një rezultati të pritshëm; b) në qasjen e “bazuar në standarde” e cila e nënkupton cilësinë si përmbushje të standardeve shtetërore të cilësisë që lejojnë një shkallë të krahasimit.

Sigurimi i cilësisë ka tre qëllime kryesore: kontrollin e cilësisë, llogaridhënien dhe përmirësimin.

FSHS e realizon sigurimin e cilësisë nëpërmjet procesit të sigurimit të brendshëm dhe të jashtëm të cilësisë.

Dokumenti i politikës për sigurimin e cilësisë hartohet nga Komisioni i sigurimit të cilësisë dhe miratohet nga dekanati i FSHS-së.

Cilësia në FSHS garantohet nga

  • Politika e sigurimit të cilësisë së FSHS.
  • Korniza rregullatore.
  • Sistemi i menaxhimit dhe sigurimit të brendshëm të cilësisë.
  • Zhvillimi i kulturës së cilësisë.
  • Kryerja e veprimtarive monitoruese, vlerësuese, përmirësuese.

Proceset e sigurimit të cilësisë në fakultetin e shkencave sociale

Strukturat e sigurimit të cilësisë në fakultetin e shkencave sociale

Komisioni i sigurimit të cilësisë është një organ kolegjial i përhershëm që vepron në nivelin e fakultetit dhe ka përgjegjësinë për të garantuar se veprimtaria e FSHS-së i plotëson standardet shtetërore të cilësisë. Ky organizëm përgjigjet përpara dekanatit për politikën e vlerësimit dhe zbatimin e procedurave të menaxhimit të cilësisë dhe të sigurimit të brendshëm të cilësisë, si dhe e këshillon dekanatin për çështjet e cilësisë.

Dega e sigurimit të cilësisë e FSHS-së është një strukturë ndihmësakademike me karakter administrativ që ka si mision të planifikojë, të organizojë dhe të publikojë veprimtarinë në kuadrin e sigurimit të cilësisë në nivelin e fakultetit dhe për programet e studimit.

Grupi i vlerësimit të brendshëm (GVB) i FSHS është një organizëm ad hoc që aktivizohet sa herë ndërmerren veprimtari vlerësimi. GVB-ja e FSHS-së ka si detyrë kryerjen e vlerësimeve të brendshme dhe hartimin e raportit të vlerësimit të brendshëm për fakultetin. GVB-ja e FSHS-së kryen vlerësimin e brendshëm sipas procedurave të parashikuara në Manualin e Cilësisë së UT-së dhe udhëzimeve të ASCAL. Rezultatet e vlerësimit ia komunikon dekanit, KSC-së së FSHS-së, drejtuesit të njësisë bazë, komitetit shkencor të programit, asamblesë së personelit akademik, personelit ndihmësadministrativ dhe përfaqësuesve të studentëve.

Grupi i vlerësimit të brendshëm i njësisë bazë (GVBNJB) është një organizëm ad hoc që aktivizohet sa herë ndërmerren veprimtari vlerësimi. GVBNJB-ja ka si detyrë kryerjen e vlerësimeve të brendshme dhe hartimin e raportit të vlerësimit të brendshëm për programet e njësisë bazë. GVBNJB-ja kryen vlerësimin e brendshëm sipas procedurave të parashikuara në Manualin e Cilësisë të UT-së dhe udhëzimeve të ASCAL. Rezultatet e vlerësimit ia komunikon dekanit, KSC-së së FSHS, drejtuesit të njësisë bazë, komitetit shkencor të programit, asamblesë së personelit akademik, personelit ndihmësadministrativ dhe përfaqësuesve të studentëve.

Çertifikata akreditimit

NË PROCES AKREDITIMI
Akreditimi institucional i Universitetit të Tiranës - 2022
10 programe studimi të FSHS - 2022