Vizioni

Fakulteti i Shkencave Sociale do të jetë një institucion elitar në arsimin e lartë shqiptar, vatër e mësimdhënies me standarde evropiane, qendër e rëndësishme e kërkimit shkencor në fushat sociale në Shqipëri dhe në Rajon; ofrues shërbimesh për komunitetin; agjent i ndryshimit të shoqërisë shqiptare.

vizioni
misioni

Misioni

FSHS ka si mision që nëpërmjet ndërthurjes së mësimdhënies cilësore me kërkimin shkencor dhe shërbimet të përgatisë specialistë të aftë, të pasijur me dije, aftësi dhe qëndrime që të mund të marrin vendime të përgjegjshme në një botë diverse dhe që ndryshon; qytetarë me një perspektivë globale që mendojnë në mënyrë kritike, kanë përgjegjësi sociale, që pranojnë diversitetin dhe synojnë të ushtrojnë ndikim në zhvillimin e shoqërisë; t’i shërbejë komunitetit akademik dhe shoqërisë si një burim informimi për shkencat sociale duke adresuar çështje me interes të përbashkët.

Vlerat

Profesionalizmi - Integriteti - Respekti - Diversiteti - Gjithëpërfshirja - Përgjegjësia - Sinergjia

vlerat
strategjia

Drejtime të zhvillimit strategjik

Angazhimi shoqëror i Fakultetit të Shkencave Sociale.
Zhvillimi i programeve të studimit në përgjigje të kërkesave të tregut të punës.
Përsosmëria në mësimdhënie dhe në të nxënë.
Zhvillimi i kërkimeve shkencore në dobi të shoqërisë.
Zhvillimi i partneriteteve.
Zhvillimi i dimensionit ndërkombëtar.
Sigurimi i cilësisë.