Revista
Revista Politikja
Revista “Politikja është botimi shkencor i Departamentit të Shkencave Politike të Universitetit të Tiranës.”
Kjo revistë është botuar për herë të parë në vitin 2012 me një numër të dedikuar zhvillimeve politike në vend dhe raporteve të tij me hapësirën rajonale dhe evropiane.
“1/2012: Shqiperia dhe Evropa në një këndveshtrim politik”. Revista botohet dy herë në vit me tematika specifike ose me përmbledhje artikujsh. Temat kryesore që ajo prek janë zhvillimet politike vendore dhe rajonale, raportet me Bashkimin Evropian, zhvillimet e debate në teorinë politike, aspekte të zhvillimit social e memories në vend. Kontribuesit e revistës vijnë nga fusha të ndryshme të shkencave sociale si sociologjia, shkencat politike, marrëdhëniet ndërkombëtare, filozofia apo historia.
Revista Politikja ndër vite
- Politikja 2012: Shqipëria dhe Evropa në një Këndvështrim Politik
- Politikja 2012: Qasje ndaj Tranzicionit Politik Shqiptar
- Politikja 1/2012: Përsiatje Politike
- Politikja 2/2012: Shteti dhe Shtetformimi
- Politikja 2/2013: Populli dhe Populizmi
- Politikja 1/2014: Përmasat Politike dhe Publike të Qytetarisë
- Politikja 2/2014: Përsiatje në Kërkimin Shkencor
- Politikja 1-2/2016: ‘Bashkimi Europian dhe Ballkani Perëndimor në perspektivë’
- Politikja 1/2017: ‘Shqipëria dhe kompleksiteti i sigurisë së saj kombëtare’
- Politikja 2/2017: ‘Këndvështrime shkencore dhe kulturore mbi totalitarizmin shqiptar’
- Politikja 1/2018: Pa temë
- Politikja 2/2018: Trupat në komunizëm e pas komunizëm
- Politikja 1/2019: Shoqëria nën një perspektivë gjinore feministe
- Politikja 2/2019: Kultet e komunizmit
- Politikja 1-2/2020: ‘Lidershipi dhe zhvillimi social’ dhe ‘Elitat me mendim dhe platforma idesh, jeta mendonjëse dhe debate për projektimin e shqiptarit dhe Shqipërisë në prosperitet. Mendimtarët shqiptarë të viteve 20-30 të shekullit XX’