Cikli i III-të Doktoraturë
Programet e studimit Doktoraturë
Doktoraturë nënfusha “Filozofi”
Departamenti i Filozofisë ofron dhe Studime e nivelit të tretë, të doktoraturës në Filozofi. Fokusi i studimeve të nivelit të tretë është kërkimi shkencor i cili ofrohet në përputhje me nevojat për studime të thelluara të çështjeve humane, sociale dhe etike në realitetin e shoqërisë shqiptare. Grada e doktorit synon ta përgatisë studiuesin e filozofisë, të punojë në mënyrë të pavarur si kërkues shkencor, si studiues, si pedagog, etj.
Lexo më shumëDoktoraturë nënfusha “Pedagogji - Psikologji”
Fokusi i studimeve të nivelit të tretë në Psikologji është kërkimi shkencor i cili ofrohet në atë masë sa kërkohet edhe në praktikë. Grada e doktorit synon ta përgatisë Psikologun të funksionojë në mënyrë të pavarur si kërkues shkencor, si pedagog, si supervizor, si praktikant të avancuar dhe si drejtues në shërbimet psikologjike.
Lexo më shumëDoktoraturë nënfusha “Punë Sociale”
Programi i doktoraturës në ”Shkenca Sociale”, nënfusha “Punë Sociale” zhvillon e promovon ekselencёn shkencore në punën dhe politikën sociale, mirëqenien, mbrojtjen dhe kujdesin social.
Lexo më shumëDoktoraturë nënfusha “Sociologji”
Objektivi themelor, i ciklit të tretë të studimeve në “Sociologji” është thellimi i njohjes shkencore në fushat e prioritetit të zhvillimit strategjik të vendit dhe kërkimit shkencor në Republikën e Shqipërisë, dhe përvetësimi i metodave bashkëkohore të kërkimit shkencor nga kandidatët që vijojnë ciklin e studimeve doktoraturë.
Lexo më shumëDoktoraturë nënfusha “Shkenca Politike”
Studimet e nivelit të tretë, të doktoratës në nënfushën “Shkenca Politike” ofrohen pranë Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës, krahas studimeve të Ciklit të Dytë dhe atyre të Ciklit të parë në Psikologji. Misioni i programit të studimeve të doktoratës është të përgatisë kërkues shkencorë dhe të ofrojë studime të thelluara me metoda të avancuara shkencore në lidhje me çështje bashkëkohore të politikës dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare.
Lexo më shumë