Doktoraturë në Shkenca Sociale

Informacion rreth programit

Studimet e nivelit të tretë, të doktoratës në nënfushën “Shkenca Politike” ofrohen pranë Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës, krahas studimeve të Ciklit të Dytë dhe atyre të Ciklit të parë në Psikologji. Misioni i programit të studimeve të doktoratës është të përgatisë kërkues shkencorë dhe të ofrojë studime të thelluara me metoda të avancuara shkencore në lidhje me çështje bashkëkohore të politikës dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare, si më poshtë:

Shteti social, mendimi politik shqiptar, ligjërimet publike dhe komunikimi politik; proceset e integrimit në BE dhe NATO dhe politika e jashtme dhe rajonale e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe ndikimet nga gjeopolitika në shek. XIX-XXI; sistemet politike, partitë politike, lëvizjet politike dhe sociale, tranzicioni demokratik i shqiptarëve, zgjedhjet politike, si edhe krahasime me demokracitë e reja të Evropës Lindore e më gjerë.

Programi i doktoratës do përgatisë studiues të pavarur në kërkimet bazë dhe të aplikuara në fusha si studime në shkencat sociale, qw mund tw punwsohen nw institucione tw arsimit tw lartw, administratë publike, diplomaci, shoqëri civile dhe sektor privat. Koha e parashikuar për ndjekjen e një programi doktorature në shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare është minimumi 3 vjet.