Fakulteti i Shkencave Sociale (FSHS) është njësi kryesore e Universitetit të Tiranës. Rrugëtimi i Fakultetit të Shkencave Sociale nis në vitin 1992 kur Këshilli i Ministrave me vendimin Nr. 348, datë 10.08.1992 vendos të hapet Fakulteti i Punës Sociale me program studimi në punë sociale me kohëzgjatje 4 vjet dhe me program pasuniversitar në punë sociale me kohëzgjatje 2 vjet.

Pikënisje për këtë vendim u bë një marrëveshje zyrtare e majit 1992 e Qeverisë shqiptare me Grand Valley State University (SHBA) që do të ndihmonte për hapjen e shkollës së parë të punës sociale pasi në bazë të një vlerësimi të kryer në atë kohë, për të ngritur sistemin e mirëqenies sociale, Shqipërisë i duheshin rreth 3000 punonjës socialë, ndërkohë që nuk kishte asnjë.

Rrugëtimi ndër vite

  1. Hapja e fakultetit

    Rrugëtimi i Fakultetit të Shkencave Sociale nis në vitin 1992 kur Këshilli i Ministrave me vendimin Nr. 348, datë 10.08.1992 vendos të hapet Fakulteti i Punës Sociale me program studimi në punë sociale me kohëzgjatje 4 vjet dhe me program pasuniversitar në punë sociale me kohëzgjatje 2 vjet.

    Pikënisje për këtë vendim u bë një marrëveshje zyrtare e majit 1992 e Qeverisë shqiptare me Grand Valley State University (SHBA) që do të ndihmonte për hapjen e shkollës së parë të punës sociale pasi në bazë të një vlerësimi të kryer në atë kohë, për të ngritur sistemin e mirëqenies sociale, Shqipërisë i duheshin rreth 3000 punonjës socialë, ndërkohë që nuk kishte asnjë.

  2. Ristrokturim i fakultetit

    Në vitin 1993, Fakulteti i Punës Sociale shndërrohet në Fakultetin e Shkencave Sociale me këtë strukturë:

    • Departamenti i Filozofisë dhe Sociologjisë
    • Departamenti i Pedagogjisë dhe i Psikologjisë
    • Departamenti i Punës Sociale
  3. Projekti 3-vjeçar Tempus

    Nis projekti 3-vjeçar Tempus nr. 09782-1995 “Zhvillimi i shkencave humane”.
  4. Program studimi 4 vjecar

    Hapet programi i studimit në psikologji me kohëzgjatje 4 vjet, i pari program studimi në Shqipëri në fushën e psikologjisë. Nis projekti 3-vjeçar Tempus Phare 1996 Structural JEP, nr. 11016-1996: Ristrukturimi i përgatitjes së mësuesve në Shqipëri
  5. Projekti 2 -vjeçar Tempus Phare Academic

    Në këtë vit nisi projekti 2 -vjeçar Tempus Phare Academic JEP nr. 13221-1998 Programi master në studime evropiane në Shqipëri.
  6. Botim reviste

    Botohet Revista e Shkencave të Edukimit
  7. Krijimi i programit Specialist i shkencave politike

    Hapet dega e shkencave politike me programin “Specialist i shkencave politike” me kohëzgjatje 4 vjet

    Nis projekti 3-vjeçar Tempus, nr. 15038-2000 “Pushteti lokal dhe shoqëria civile në Shqipëri”

  8. Programi i cikleve të dyta

    • Hapen programe të studimeve të ciklit të dytë
    • Hapet “Qendra e studimeve gjinore”
    • Botohet revista “Shkencat sociale”
  9. Bachelor në Shkenca Politike

    Hapet programi i studimit Bachelor në Shkenca Politike
  10. Projekti 1 - vjeçar "Akreditimi dhe licensimi shtetëror në Shqipëri"

    Nis projekti 1 -vjeçar Tempus nr. C004B06-2006 “Akreditimi dhe licensimi shtetëror në Shqipëri”
  11. Krijohet departamenti i Shkencave Politike

    Hapen  programet e studimit:

    • Bachelor në Filozofi
    • Bachelor në Sociologji
    • Master profesional në Mësuesi për arsimin e mesëm në lëndët e shkencave sociale
    • Master i shkencave në Sociologji e zhvillime shoqërore
    • Master i shkencave në Punë sociale me profile: a. Drejtim klinik; b. Organizim komunitar; c. Politikë sociale
    • Master i shkencave Psikolog shkollor/organizacional
    • Master i shkencave Psikolog klinik, i zhvillimit dhe marrëdhënieve
    • Master i shkencave në Përkatësi gjinore dhe zhvillim
    • Master i shkencave në Filozofi sociale
    • Master i shkencave në Shkenca politike, me profi “Teoritë politike”

     

    Nis projekti 2-vjeçar Tempus nr. 144677-TEMPUS-2008-IT-JPCR (2008-4646)  Zhvillimi i programeve të studimit master në edukim

    Botohet Revista e Shkencave Sociale nr.1

  12. Krijohet Departamenti i Filozofisë

    Krijohet Departamenti i Sociologjisë


    Hapen programet e organizuara të  studimit të ciklit të tretë:

    • Shkolla e doktoratës në Filozofi
    • Shkolla e doktoratës në Pedagogji
    • Shkolla e doktoratës në Psikologji
    • Shkolla e doktoratës në Punë sociale
    • Shkolla e doktoratës në Sociologji

    Hapen programet e studimit:

    • Bachelor në administrim dhe politikë sociale
    • MNP Drejtim dhe administrim arsimi
    • MNP Qeverisja dhe politikat publike
    • MNP Këshillim psikologjik
    • MNP Orientim profesional
    • MNP Punë sociale
    • MNP Filozofi praktike dhe humane
    • MNP Analizë e politikës sociale
  13. Botohet Revista e Shkencave Sociale nr.2

    Botohet Revista e shkencave sociale nr.2 dhe fillon botimi i revistës “Puna sociale dhe politika sociale”
  14. Hapet Qendra e ekselencës

    Hapet Qendra e ekselencës
    Hapen programet e studimit:

    • Shkolla e doktoratës në Shkenca politike
    • Master profesional “Administrim i institucioneve sociale në sistemin e drejtësisë”
    • Master profesional “Pedagogji e specializuar sociale”
    • Master profesional në Punë sociale të avancuar me profil “Punë sociale në arsim””
    • Master profesional Punë sociale e avancuar me profil “Punë sociale në shëndetësi”
    • Master i shkencave Administrim i shërbimeve sociale
    • Master i shkencave Çështje të fëmijëve dhe të familjes
    • Master i shkencave në Komunikim për ndryshim social dhe të sjelljes
    • Master i shkencave Shërbime sociale në Drejtësinë penale
    • Master i shkencave Studime rajonale politike

    Nis projekti TEMPUS-JPCR 517319-2011-UK- “Zhvillimi i të drejtave njerëzore në arsimin e lartë”
    Botohet revista “Lente sociologjike”
    Fillon botimi i revistës “Politikja”

  15. Departamenti i Punës Sociale ndryshon emër

    Në vitin 2011 ndryshon emërtimi i Departamentit të Punës Sociale. Ai emërtohet Departamenti i Punës dhe Politikës Sociale Aktualisht Fakulteti i Shkencave Sociale ka 5 departamente.

    • Departamenti i Filozofisë
    • Departamenti i Pedagogjisë dhe i Psikologjisë
    • Departamenti i Punës dhe Politikës Sociale
    • Departamenti i Sociologjisë
    • Departamenti i Shkencave Politike

    Fakulteti i Shkencave Sociale, që në krijimin e vet dhe deri tani, është qendra kryesore në Shqipëri për përgatitjen e specialistëve të lartë në filozofi, psikologji, punë sociale, sociologji dhe shkenca politike si edhe një nga institucionet më të rëndësishme të vendit për përgatitjen e mësuesve për arsimin e mesëm të lartë në shkenca sociale. Fakulteti i Shkencave Sociale ka ideuar dhe realizuar veprimtarinë e vet në përputhje me vizionin dhe misionin e Universitetit të Tiranës, në përgjigje të nevojave të shoqërisë shqiptare për formimin e specialistëve të shkencave sociale dhe në përputhje me përvojën më të mirë ndërkombëtare dhe veçanërisht në përputhje me Procesin e Bolonjës.

  16. Programi i studimit Etika në Institucione dhe Lidership

    Hapet programi i studimit master i shkencave “Etika në institucione dhe lidership”
  17. 3 Programe studimi të reja

    Hapen programet e studimetve:

    • Master i shkencave në Psikologji klinike
    • Master i shkencave në Psikologji organizacionale
    • Master i shkencave në Psikologji shkollore
  18. Kontributi i Fakultetit të Shkencave Sociale tek punonjësit sociale

    Fakulteti i Shkencave Sociale kontribuon për përfshirjen e profesionit të punonjësit social në profesionet e rregulluara dhe në hartimin e ligjit përkatës
  19. Hapja e masterit shkencor ne Politika dhe Drejtim Arsimi

    Hapet programi i studimit master i shkencave në Politika dhe Drejtim arsimi
    Nis projekti Erasmus+ EuroPS/PoSIG për hapjen e programit master i përbashkët në integrim dhe qeverisje
  20. Kontribim në përfshirjen e profesionit të psikologu

    Fakulteti i Shkencave Sociale kontribuon për përfshirjen e profesionit të psikologut në profesionet e rregulluara dhe në hartimin e ligjit përkatës.
    Nis projekti Erasmus+ Nr. 573540-EPP-1-2016- 1-BE-EPPKA2-CBHE-JP “Përfshirja e moduleve për legjislacionin dhe të drejtat në arsim në programet e mësuesisë dhe të shkencave të edukimit: një kontribut për të ndërtuar sisteme edukimi të bazuara në të drejtat në vendet në tranzicion”

  21. Biblioteka on-line EBSCO dhe SAGE

    Mundësohet aksesi në bibliotekat on line EBSCO dhe SAGE pa limit për 5 vite

    Nis Projekti Nr. 590916-EPP-1-2017-1-ALEPPJMO-MODULE “Iluminimi dhe integrimi evropian për Ballkanin Perëndimor”.

  22. Hapja e programit Psikologji Ligjore

    Hapet programi i studimit Master profesional në Psikologji Ligjore
    Nis projekti Kultura e të nxënit në universitete në bashkëpunim me Universitetin e Zyrihut

  23. Bashkëpunim me Universitetin e Lozanës

    Nis projekti me Universitetin e Lozanës për përmirësimin e programit të studimit Master Profesional në Orinetim Profesional, i mbështetur nga RisiAlbania