Rreth bibliotekës

Biblioteka e Fakultetit të Shkencave Sociale është një bibliotekë universitare e krijuar në vitin 1996.

Vizioni

Biblioteka aspiron të jetë një qendër e veçantë burimore informacioni për shkencat sociale duke ofruar shërbime bibliotekare inovatine që avancojnë kërkimin dhe mësimin në FSHS.

Rreth bibliotekës

Biblioteka e Fakultetit të Shkencave Sociale është një bibliotekë universitare e krijuar në vitin 1996.

Fondi i bibliotekës

Si fond fillestar i bibliotekës, kanë shërbyer donacione nga universitete të huaja e më pas është vijuar edhe me blerje të botimeve te viteve të fundit nga shtëpi botuese prestigjoze si edhe me abonime të cilat ofrojnë informacion në fushën e shkencave sociale dhe qasje në revista shkencore. Biblioteka e FSHS është mbështetur  kryesisht nga këta  donatorë: Ambasada Franceze, Fondacioni Soros, Unicef.

Fondi i librave në shqip dhe në gjuhë të huaj përmban 7343 tituj , pjesa më e madhe e të cilit është unikale dhe në përputhje me fushat e studimit që mbulon FSHS. Pjesa më e madhe e koleksionit është në gjuhë të huaj, kryesisht në anglisht, italisht, frëngjisht.

Koleksionet kryesore të bibliotekës janë: koleksioni i filozofisë, koleksioni i pedagogjisë, koleksioni i psikologjisë,  koleksioni i punës sociale, koleksioni i sociologjisë dhe koleksioni i shkencave politike.

  • Koleksioni i filozofisë: fondi referues, tekste bazë, libra nga fusha e historisë së filozofisë, filozofisë politike, filozofisë të së drejtës, filozofisë së gjuhës, të edukimit, hermeneutikës. logjikës, moralit, epistemologjisë, etj.
  • Koleksioni i pedagogjisë: fondi referues, tekste bazë, libra nga fusha e teorisë së edukimit, të metodologjisë së mësimdhënies, të drejtimit të arsimit, të kurrikulave shkollore, të arsimit special, metodave kërkimore në edukim, të etikës në arsim, etj.
  • Koleksioni i psikologjisë: fondi referues, tekste bazë, libra nga fusha e psikologjisë së zhvillimit, emocionit, personalitetit, psikoanalizës, këshillimit, psikologjisë klinike, psikologjisë së edukimit,  metodave kërkimore, CD-Roms, etj.
  • Koleksioni punës sociale: tekste bazë, studime gjinore, studime për komunitetin, për fëmijët me aftësi të kufizuara, metodat kërkimore në punë sociale, etj.
  • Koleksioni i sociologjisë: fondi referues, tekste bazë, libra nga fusha, si: teoritë sociologjike, sociologjia politike, sociologjia e fesë, e së drejtës, e punës, popullsia, emigracioni, sociologjia urbane, lëvizjet sociale, metodat kërkimore, shkrimi akademik, antropologjia kulturore, sociale, etj.
  • Koleksioni i shkencave politike: fondi referues, tekste bazë, libra nga fusha e  marrëdhënieve ndërkombëtare,  partive politike, globalizmit, lëvizjeve politike, terrorizmit, ekonomisë politike, historisë politike, etj.

Biblioteka disponon materiale të shumëllojshme, si: libra, monografi, tekste universitare të pedagogëve të FSHS, periodikë, revista në format të printuar në shqip dhe në gjuhë të huaj, revista të departamenteve të Punës Sociale, të Shkencave Politike dhe të Sociologjisë, materiale referenciale, disertacione, tema diplomash, CD, DVD. Punimet e diplomave master disponohen në format elektronik. Punimet e dokoratës disponohen në format të printuar dhe në format elektronik në linkun  http://www.doktoratura.unitir.edu.al/

Biblioteka ka fondin e hapur dhe fondin e mbyllur të materialeve bibliotekare. Fondi i mbyllur ka literaturë në fushën e  filozofisë, pedagogjisë, psikologjisë, punës sociale, sociologjisë, shkencave politike; ndërsa fondi i hapur ka literaturë referenciale si punime doktoraturash, fjalorë, monografi.  Gjithashtu ka  edhe literaturë të përgjithshme nga fusha e historisë, letërsisë, ekonomisë, etj.

Biblioteka bën përpunimin shkencor bibliografik të koleksionit të materialeve bibliotekare sipas standarteve ndërkombëtare duke përdorur Rregullat Anglo-Amerikane të Katalogimit AACR2 (Anglo-American Cataloging Rules), Sistemin Decimal të Klasifikimit, UDC (Universal Decimal Classification, Rregullat Ndërkombëtare të Përshkrimit Bibliografik, ISBD, (International Standard Bibliographic Description). 

Infrastruktura

Biblioteka e FSHS ka një sipërfaqe 200 m2. Ajo ka katër mjedise: sallën multimediale të pajisur me tetë kompjutera, sallën e leximit me libra me fond të hapur, sallën e fondit të mbyllur dhe zyrën e përpunimit të koleksioneve. Biblioteka ka 74 poste pune. Biblioteka ka dy punonjëse: përgjegjësen e bibliotekës dhe klasifikatoren.

Shërbimet

Biblioteka ofron shërbim në mjediset e saj nga e hëna në të premte, nga ora 8:00 - 18:00.

Platforma online

Katalogu i rekordeve të fondit të bibliotekës aksesohet online në platformën:

COBISS.AL - Readers: Kliko këtu

Cobbis: Kliko këtu