Cikli i II-të Master Profesional
Programet e studimit Master Profesional
Master Profesional Departamenti “Pedagogji - Psikologji”
Programi i studimit Master profesional në “Këshillim psikologjik” është program i ciklit të dytë me kohëzgjatje një vjeçare dhe që ofron 60 kredite. Programi synon thellimin e njohurive në dinamikat psikologjike të individit, grupit dhe familjes si dhe aftësimin e studentëve për të praktikuar këshillimin në kontekste dhe grupe të ndryshme interesi. Programi i studimit përmban lëndë me natyrë teorike dhe praktike të fokusuara tek praktika e këshillimit, si dhe lëndë me natyrë formuese të tilla si trajtimi psikologjik i sëmundjeve, disenjim kërkimi, psikofarmakologji, dhe praktikë profesionale.
Master Profesional Departamenti “Punë dhe Politikë Sociale”
Programit Master Profesional në “Punë Sociale e Avancuar” (me dy drejtime arsim/shëndetësi), ka për qëllim të ofrojë për studentët njohuri të thelluara teorike dhe praktike në fushën e punës sociale duke reflektuar në dinamikën e zhvillimeve në disiplinat përbërëse të kurrikulës. Programi synon të aftësojë studentët me metodat praktike dhe koncepte të cilat avancojnë në fuqizimin dhe mirëqënien e individëve, familjeve, grupeve dhe komuniteteve duke i ngritur ata në nivel profesionistësh të punës sociale të cilët do të jenë të përgatitur të shërbejnë me kompetencë në sistemin arsimor dhe atë shëndetësor.
Master Profesional Departamenti “Sociologji”
Në ciklin e dytë Master profesional “Administrim i institucioneve sociale në sistemin e drejtësisë”, viti i parë ka 91 studentë, ndërsa në vitin e dytë vazhdojnë këtë program studimi 54 studentë. Numuri total është 145 studentë. Organizimi i plani mesimor është bërë në bazë të sistemit të Bolonjës me 60 kredite.
Master Profesional Departamenti “Shkenca Politike”
Masteri Profesional në “Qeverisje dhe politikat publike” ofron dhe zhvillon njohuri bazë dhe të thelluara në fushën e qeverisjes dhe organizatave publike, ku më specifikisht përmendim lëndët Shteti dhe shoqëria bashkëkohore, Administrata shqiptare, Administrata e BE-së, Europianizimi i Administratës Shqiptare, Etika e Shërbimit Publik, E drejta administrative dhe e nënpunësit civil etj.