Master Profesional “Orientim Profesional”

Master Profesional Departamenti “Pedagogji-Psikologji” - 60 kredite, 1 vjet

Master Profesional “Orientim Profesional”

Programi i studimit

Informacion rreth masterit profesional Orientim Profesional

Që nga viti akademik 2009-2010 FSHS ofron programin e studimit “Master Profesional në Orientim Profesional”. Ky master aktualisht ofrohet me 60 kredite, 1 vit akademik.

Qëllimi i këtij masteri është të formojë profesionistët e orientimit profesional me kompetenca dhe aftësi në drejtim të informimit, orientimit dhë këshillimit për karrierën për kategori të ndryshme klientësh si: nxënës, të papunë, të punësuar dhe kategoritë e shtresave në nevojë. Gjatë vitit akademik 2018 - 2019 përmes projektit zviceran RISIAlbania, Fakultetet e Shkencave Sociale të Universitetit të Lozanës dhe Universitetit të Tiranës nënshkruan një memorandum mirëkuptimi. Ky bashkëpunim pati në fokus shndërrimin e Fakultetit të Shkencave Sociale në Tiranë në një qendër ekspertize duke përmirësuar programin Master dhe hulumtimin shkencor, si dhe duke zhvilluar mjete për këshilltarët e karrierës.

Fakulteti i Shkencave Sociale (FShS), Universiteti Tiranës (UT) është institucioni i vetëm në Shqipëri që ofron një program akademik për përgatitjen e këshilluesve të karrierës - Masteri profesional “Orientim Profesional”.

Në fund të vitit 2017 FShS hyri në bisedime me projektin “RisiAlbania”, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) që synon ofrimin e më shumë mundësive të punësimit për të rinjtë me një fokus të veçantë në zhvillimin e shërbimeve të karrierës në Shqipëri.

Qëllimi ishte nisja e një bashkëpunimi për përmirësimin e kurrikulës të programit master “Orientim Profesional”, për ta sjellë këtë master më afër nevojave të tregut të punës. Ky bashkëpunim u konkretizua me nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit midis dy institucioneve me 19 Korrik 2018.

Kriteret

Kriteret për të hyrë në këtë master:

  • Diplomë e sistemit të vjetër në psikologji, ekonomi, shkenca sociale, shkenca human.
  • Diplomë e Nivelit I në psikologji, shkenca të edukimit. ekonomi, shkenca sociale, shkenca humane.
  • Diplomë e Nivelit II në psikologji dhe shkencat e edukimit, ekonomi, shkenca sociale, shkenca humane.

Studentët që zotërojnë aktualisht diplomën Master Profesional në Orientim Profesional janë të aftë:

  • Të ndihmojnë subjektet me informacionin mbi veten, karakteristikat personale, qëndrimet, interesat, pikat e forta dhe të dobta, njohjen e aftësive personale dhe profesionale; pra në menaxhimin e aftësive për karrierën;
  • Të japin informacione mbi botën e punës, mbi mundësitë e punësimit dhe të trajnimit;
  • Të ndërtojnë strategji të caktuara që i ndihmojnë të interesuarit të kokurrojnë me sukses në tregun e punës;
  • T'u japin të interesuarve informacion për qendrat dhe agjencitë e punësimit; për vendet e lira të punës;
  • Të ofrojnë konsulencë individuale për zgjedhjen e programeve të studimit, për zgjedhjen e profesionit, të vendit të punës, të kurseve të trajnimit, për kalimin nga një profesion në tjeterin.
Mundësitë për punësim
  • Në shkollat e arsimit bazë dhe në shkollat e mesme për të dhënë lëndën/modulin orientimi në karrierë, për të bërë orientim dhe këshillim në karrierë.
  • Në zyrat e karrierës pranë shkollave të larta.
  • Në institucionet publike në të cilat zhvillohen veprimtari informuese dhe orientuese në mbështetjen e kategorive të ndyshme drejt punësimit.
  • Në agjencitë dhe qendrat e punësimit publik apo privat.
  • Në qendrat e këshillimit.
Këshillimi i karrierës

Përse duhet këshillimi karrierës?

Në arsimin bazë: Edukimi për karrierën në arsimin bazë hedh bazat për zhvillimin e karrierës gjatë gjithë jetës. Përfshin njohuritë dhe kompetencat për vetëdijësim, për botën e punës, për marrjen e vendimeve.

Në arsimin e mesëm: Edukimi për karrierë në arsimin e mesëm, orientimi dhe këshillimi i mirë i pajis nxënësit me informacionin dhe përvojën e duhur, duke i ndihmuar ata të bëjnë zgjedhjen e fushës së studimit dhe të profesionit të përshtatshëm sipas aftësive, interesave dhe talentit, i orienton ata për botën e punës në një shoqëri, ekonomi dhe mjedis që është në ndryshim të vazhdueshëm.

Në tregun e punës: Përmirëson marrjen e vendimeve për punësim. Mundëson kombinimin e aftësive, interesave, kualifikimeve me vendet e mundshme të punës. Redukton kohëzgjatjen e punësimit. Minimizon varësinë e individëve nga sistemi i asistencës ekonomike. Redukton mospërputhjen ndërmjet kërkesës dhe ofertës

Aktivitetet kryesore
  • Aktivitete në shkolla për të ndihmuar nxënësit të qartësojnë qëllimet e karrierës, të kuptojnë botën e punës dhe të zhvillojnë aftësitë për të menaxhuar karrierën
  • Këshillim personal, orientim ose këshillim për të asistuar në marrjen e vendimeve për studime, për kurse trajnimi, për trajnim të vazhduar, për të zgjedhur punën, për të ndryshuar punën dhe të të hyrë në forcën e punës
  • Organizimi dhe përdorimi sistematik i anëtarëve të komunitetit si punëdhënësit, të diplomuarit, prindërit dhe kolegët për të dhënë këshilla dhe informim për studime dhe punësim
  • Shërbimeve të shkruara, on-line për të dhënë informacionpër profesionet dhe vendet e punës, kurset e studimit, trajnimet për të ndihmuar individët për të bërë zgjedhje për karrierën