Info

Shërbimi i karrierës i Fakultetit të Shkencave Sociale është një strukturë që nëpërmjet shërbimeve që ofron i ndihmon studentët të përgatiten për të ardhmen.

Vizioni

Vizioni i Shërbimit të karrierës është të frymëzojë dhe të mbështesë çdo student aktual dhe të diplomuar të FSHS-së që të zhvillojë plotësisht potencialin e tij për një karrierë të suksesshme.

Misioni

Shërbimi i karrierës ka si mision që nëpërmjet informimit, orientimit, këshillimit, trajnimit të mbështesë studentët ndërsa studiojnë në FSHS dhe pas diplomimit që të shfrytëzojnë potencialet e tyre për zhvillimin e karrierës individuale, të bëjnë zgjedhje të përshatshme arsimore, të arrijnë sukses akademik, të orientohen në tregun e punës, të konkurrojnë me sukses në tregun e punës dhe të menaxhojnë me sukses karrierën gjatë gjithë jetës.

Shërbimet

Shërbimi i karrierës i FSHS-së ofron shërbime të shumëllojta informimi, orientimi, këshilllimi, trajnimi:

  • Informim për karrierën.
  • Orientim për karrierën.
  • Këshillim për karrierën.
  • Trajnim për zhvillimin në karrierë.
  • Informim dhe asistencë për aplikim për programet e studimit;
  • Asistencë për praktikën profesionale.
  • Informim për mundësinë e arsimimit të mëtejshëm dhe zhvillimin profesional.
  • Asistencë për veprimtaritë e studentëve dhe të diplomuarve.
  • Informim dhe orientim për tregun e punës.
Informimi i maturantëve

Fakulteti Shkencave Sociale organizon çdo vit akademik “Ditët e informimit të maturantëve”. Ky aktivitet synon të informojë maturantët për ofertën akademike të Fakultetin e Shkencave Sociale dhe t’u shpjegojë atyre avantazhet e zgjedhjes së programeve të studimit që ofron ky fakultet.

Gjatë ditëve të informimit të maturantëve pedagogë të të gjitha departamenteve të FSHS prezantojnë programet e studimit bachelor si dhe kriteret e pranimit të studentëve. Po ashtu, maturantët kenë mundësi të diskutojnë dhe pyesin pedagogët për organizimin e studimeve, të vizitojnë mjediset e fakultetit dhe të shohin nga afër infrastrukturën në shërbim të studentëve.

Ne linqet e mëposhtme gjeni video dhe broshura informimi për maturantët.

Klubet studentore

Shërbimi i karrierës mbështet studentët të organizohen në klube studentore dhe nëpërmjet veprimtarive të ndryshme të pasurojnë formimin e tyre, ta bëjnë më të larmishme jetën studentore, të zhvillojnë aftësitë ndërpersonale dhe të zhvillojnë aftësitë krijuese. Studentët kanë mundësi të organizohen në këto klube: Klubi i filozofit, Klubi i psikologut, Klubi i sociologut, Klubi i debatit, Klubi i vullnetarëve, Klubi i drejtësisë sociale.

Studentët e diplomuar

Fakulteti i Shkencave Sociale i vlerëson të diplomuarit e vet si modele të shkëlqyera për studentët aktualë dhe i fton të ofrojmë mbështetje praktike për studentët ndërsa ata fillojnë karrierën e tyre. Të diplomuarit e FSHS janë ambasadorë të cilët shërbejnë si pika kontakti dhe mbështetës të tij. Ata ndihmojnë të lartësohet profili i FSHS, promovojnë programet e studimit që ofron fakulteti, këshillojnë të intersuarit që të ndjekin studimet në FSHS, mbështesin programet e zhvillimit të FSHS, mbështesin veprimtarinë e të diplomuarvë të shkencave sociale në nivel vendi ose qyteti.

Shërbimi i karrierës në FSHS mban lidhje me të diplomuarit, mbledh të dhëna për punësimin e tyre dhe suksesin në karrierë. Këto të dhëna shërbejnë për të njohur ecurinë e punësimit të të diplomuarve, për të përmirësuar bashkëpunimin e fakultetit me institucionet, organizatat, agjencitë që kërkojnë specialistë të diplomuar në shkencat sociale.

Linku i përdorur për mbledhjen e të dhënave për të diplomuarit: https://forms.office.com/r/P4uvëBvEqg

Nga të dhënat e mbledhura në nëntor 2021 për studentët e diplomuar në periudhën 2018-2021, rezulton se 80% e të diplomuarve janë në marrëdhënie pune dhe 20% të papunësuar. 60% e studentëve janë të punësuar në profesionin e tyre.

Histori suksesi

Fakulteti i Shkencave Sociale krenohet me të diplomuarit e vet, ndërmjet të cilëve ka personalitete të spikatura në shkencat sociale dhe japin kontribut në zhvillimet e shoqërisë shqiptare dhe proceset e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Histori suksesi të të diplomuarve në fushën e punës sociale - Kliko këtu

Histori suksesi të të diplomuarve në fushën e psikologjisë - Kliko këtu