Master Profesional “Këshillim Psikologjik”

Master Profesional Departamenti “Pedagogji-Psikologji” - 60 kredite, 1 vjet

Master Profesional “Këshillim Psikologjik”

Programi i studimit

Informacion rreth masterit profesional Këshillim Psikologjik

Programi i studimit Master profesional në “Këshillim psikologjik” është program i ciklit të dytë me kohëzgjatje një vjeçare dhe që ofron 60 kredite. Programi synon thellimin e njohurive në dinamikat psikologjike të individit, grupit dhe familjes si dhe aftësimin e studentëve për të praktikuar këshillimin në kontekste dhe grupe të ndryshme interesi. Programi i studimit përmban lëndë me natyrë teorike dhe praktike të fokusuara tek praktika e këshillimit, si dhe lëndë me natyrë formuese të tilla si trajtimi psikologjik i sëmundjeve, disenjim kërkimi, psikofarmakologji, dhe praktikë profesionale.

Zotëruesi i kësaj diplome mund të punësohet në fushat dhe institucionet e mëposhtme, por nuk është i kufizuar vetëm në vendet e poshtë përmendura:

  • Institucionet shtetëore dhe private të edukimit (çerdhe, kopshte, shkolla),
  • institucionet e shërbimit parësor/dytësor/terciar,
  • qendrat komunitare,
  • organizata dhe klinika të ndryshme që ofrojnë shërbime psikologjike.

Në varësi të krediteve, lëndët në këtë program studimi janë strukturuar në dy semestra, të organizuara në raportet 3 orë leksione /1 orë seminar, 2 orë leksion/ 1 orë seminar, në përputhje me planin mësimor për këtë cikël studimesh.

Mundësitë për punësim
  • Në shkollat e arsimit bazë dhe në shkollat e mesme si psikolog këshillimi.
  • Në zyrat e karrierës pranë shkollave të larta.
  • Në institucionet publike në të cilat zhvillohen veprimtari informuese dhe këshilluese në lidhje me karrierën dhe mirëqenien psikologjike.
  • Në agjencitë dhe qendrat e punësimit publik apo privat.
  • Në qendrat e këshillimit.