Master profesional “Punë Sociale e Avancuar”

Master Profesional Departamenti “Punë dhe Politika Sociale” - (60 kredite, 1 vit)

Master profesional “Punë Sociale e Avancuar”

Informacion rreth programit

Programit Master Profesional në “Punë Sociale e Avancuar” (me dy drejtime arsim dhe shëndetësi), ka për qëllim të ofrojë për studentët njohuri të thelluara teorike dhe praktike në fushën e punës sociale duke reflektuar në dinamikën e zhvillimeve në disiplinat përbërëse të kurrikulës. Programi synon të aftësojë studentët me metodat praktike dhe koncepte të cilat avancojnë në fuqizimin dhe mirëqënien e individëve, familjeve, grupeve dhe komuniteteve duke i ngritur ata në nivel profesionistësh të punës sociale të cilët do të jenë të përgatitur të shërbejnë me kompetencë në sistemin arsimor dhe atë shëndetësor.

Objektivi
  • Të përgatisë studentët me njohuri të nivelit akademik dhe studimor, si dhe aftësi të thelluara profesionale, që i përgjigjen nevojave të aplikimit të punës sociale në arsim dhe shëndetësi.
  • Të rrisë dhe pasurojë njohuritë dhe aftësitë profesionale të sudentëve për të ndërtuar politika efektive me qëllim sigurimin e mirëqënies për individët, familjet, grupet dhe komunitetet në sistemin arsimor dhe shëndetësor.
  • Të sigurojë arsimimin e vazhdueshëm të specialistëve të fushës duke ju krijuar mundësinë e pasurimit me njohuri të thelluara teorike dhe praktike në dinamikën e zhvillimeve në praktikën e punës sociale në arsim dhe shëndetësi.
  • Të aftësojë studentët që të fitojnë njohuri specifike për identifikimin e treguesve që trajtojnë çështje më të pranishme në një kontekst shëndetësor dhe arsimor, ku krahas profesionistëve të tjerë operon edhe punonjësi social.

Në përfundim të këtij programi studentët do të kenë njohuri dhe aftësi:

  • të nivelit akademik, studimor dhe praktik që ju përgjigjet nevojave të aplikimit të njohurive të punës sociale në fushën e shëndetësisë dhe arsimit si hartimi dhe aplikimi i protokolleve, ngritja, menaxhimi, vlerësimi e monitorimi i shërbimeve për individët, grupet dhe komunitet, etj.
  • profesionale të për të punuar me individët, grupet, komunitetet, familjet dhe organizatat në fushën e shëndetësisë dhe arsimit.

Drejtimi Punë Sociale në Arsim:

  • Studentët do të njohin strukturën, funksionimin dhe treguesit e sistemit arsimor duke i analizuar këto brenda praktikës së përditshme të punës së punonjësit social në institucionet arsimore.
  • Studentët do të aftësohen për të zotëruar vlerat dhe parimet e etikës së punës sociale në arsim.
  • Studentët do të pajisen me aftësi dhe shkathtësi praktike për të vlerësuar dhe referuar problemet psiko-sociale që ndikojnë mirëqënien e nxënësit në mjedisin e tyre shkollor si dhe familjet e tyre.

Drejtimi Punë Sociale në Shëndetësi:

  • Studentët do të njohin strukturën, funksionimin dhe treguesit e sistemit shëndetësor, duke i analizuar këto brenda praktikës së përditshme të punës së punonjësit social në institucionet shëndetësore.
  • Studentët do të aftësohen për të zotëruar vlerat dhe parimet e etikës së punës sociale në shëndetësi.
  • Studentët do të pajisen me aftësi dhe shkathtësi praktike për të vlerësuar, menxhuar dhe referuar problemet psiko-sociale që ndikojnë shëndetin dhe sëmundjen e pacientëve e familjarëve të tyre.
Veprimtaria formuese

Programi zgjat një vit akademik i ndarë në dy semestra. Çdo semestër ka 15 javë. Çdo javë ka 20- 25 orë mësimi leksione, seminare e praktikë profesionale. Masteri ka 60 kredite.

Studime të mëtejshme

Studentët pas përfindimit me sukses të studimeve të Programit Master Profesional kanë mundësi aplikimi në Programet e Masterit Shkencor, si mundësi për studime të mëtejshme.

Mundësi punësimi

Studentët e pajisur me diplomën e Masterit Profesional “Punë Sociale e Avancuar” sipas drejtimit të zgjedhur do të mund të punësohet pranë institucioneve shëndetësore si njësitë e kujdesit ambulator, spitale apo Qendrat Spitalore Universitare, dhe në institucionet arsimore si shkolla dhe kopshte. Gjithashtu ata do të mund të ofrojnë shërbimin e tyre në çdo organizatë të cilat implementojnë politika, programe dhe projekte sociale në nivel lokal dhe kombëtar në fushën e arsimit dhe të shëndetësisë.