Master profesional “Zgjidhje e konflikteve me ndërmjetësim”
Master Profesional Departamenti “Sociologji” - (60 kredite, 1 vit)
Master profesional “Zgjidhje e konflikteve me ndërmjetësim”
- Lloji i studimeve:
- Master Profesional “Zgjidhje e konflikteve me ndërmjetësim”
- Niveli i studimeve:
- Niveli 7 i Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve
- Kohëzgjatja e studimeve:
- 1 (një) vit akademik
- Forma e studimeve:
- Studime me kohë të plotë
- Numri i krediteve:
- ECTS 60 ECTS
- Profili profesional i pritshëm:
- Ndërmjetës
- Njësia akademike zbatuese:
- Njësia kryesore: Fakulteti i Shkencave Sociale Njësia bazë: Departamenti i Sociologjisë
- Institucioni i Arsimit të Lartë:
- Universiteti i Tiranës
Objektivi kryesor i këtij programi masteri është që studentët në përfundim të studimeve të zotërojnë njohuritë, aftësitë dhe qëndrimet më të përshtatshme për ndërhyrjen dhe praktikën e punës së ndërmjetësit në cdo nivel të sistemit shoqëror.
Në përfundim të programit të studimit studentët do të mund:
- Të ndërtojnë skema analize dhe të veprimit strategjik, të cilat gjatë proceseve ndërmjetësuese do t'ju sigurojnë vetëdijshmërinë dhe ndjeshmërinë ndaj popullatave të ndryshme të njerëzve në mjedise të ndryshme.
- Të konsiderojnë perspektiva alternative analize dhe praktike nga këndvështrime të ndryshme të formave të shfaqjes së problemit dhe zgjidhjes së tij.
- Të aplikojnë modele, mjete dhe procese të analizës së konfliktit.
- Të kuptojnë dinamikën e sistemit shoqëror dhe kompleksitetin e çështjeve të konfliktit dhe aktorëve të përfshirë në to.
- Të zhvillojnë një praktikë reflektive të të mësuarit të profesionit të ndërmjetësit
- Të punojnë për arritjen e rezultateve konstruktive nëpërmjet përdorimit të proceseve bashkëpunuese
- Të përdorin teorinë për të orientuar kuptimin dhe të aplikojnë qasje pragmatike për zgjidhjen e konflikteve.
Masteri profesional “Zgjidhje e konflikteve me ndërmjetësim” ka si qëllim të orientojë studentët drejt formimit profesional si ndërmjetës, si një nga profesionet e rregulluara me ligj në Republikën e Shqipërisë (Ligji nr.10 385, datë 24.2.2011 “Për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”.)
Ky program studimi është konceptuar si një mundësi për të orientuar karierrën dhe zhvillimin profesional të studentëve të shkencave humane dhe sociale, si dhe për të gjithë ata profesionistë që dëshirojnë të riorientojnë karierrën.
Programi synon t'i aftësojë studentët që të zbatojnë njohuritë, metodat e teknikat shkencore të përdorura ndërkombëtarisht në mënyrë profesionale dhe etike dhe t'i përgatisë si profesionistë në fushën e ndërmjetësimit.
Në këtë cikël të dytë studimesh studentët do marrin njohuri më të thelluara teorike në fushat e tipologjisë së konflikteve, kuptimin mbi konfliktin dhe rëndësinë e analizës së tij, metodave dhe praktikave në zgjidhjen e konfliktit, njohjen e përmasave të ndikimit sociokulturor në krijimin e bazave, shfaqjen dhe zhvillimin e konflikteve të profileve të ndryshme dhe adresimin e menaxhimit dhe zgjidhjes së tyre. Ky cikël është i organizuar në një vit akademik dhe përmban 60 kredite. Theksi i këtij programi mbetet tek zhvillimi i profesionistëve të cilët do të angazhohen ne ofrimin e shërbimeve cilësore ndaj palëve, agjensive, organizatave, insitucioneve të ndryshme publike dhe jo publike.
Pas përfundimit të studimeve të ciklit të dytë Master Profesional “Zgjidhje e konflikteve me ndërmjetësim”, studentët mund t'i drejtohen tregut të punës ose mund të ndjekin programe të tjera studimi “Master i shkencave” ose “Master profesional”.
Profesionistët e fushës së menaxhimit të konflikteve mund të ushtrojnë profesionin e tyre në një treg të gjerë punësimi që lidhet me fushën e shërbimeve sociale dhe komunitare, me fushën ligjore, atë të biznesit, të edukimit, qeverisjes lokale, etj. Ata mund të punojnë si ndërmjetës, ekspertë në fushën e arbitrazhit dhe këshilltarë, pranë organizatave qeveritare dhe joqeveritare, si dhe të vetëpunësohen, pasi të liçensohen nga organet përkatëse, sipas legjislacionit në fuqi.