Master Profesional “Psikologji Ligjore”
Master Profesional Departamenti “Pedagogji-Psikologji” - 60 kredite, 1 vjet
Master Profesional “Psikologji Ligjore”
Informacion rreth masterit profesional Psikologji Ligjore
Programi Master Profesional në Psikologji Ligjore është hartuar për të trajnuar studentët që të mund të bëhen profesionistë të pavarur të aftë për të punuar në mjedise të ndryshme brenda sistemit ligjor civil dhe penal, duke përfshirë popullatën e të rriturve, të adoleshentëve, të të miturve; asistimin e viktimave; këshillimi, institucionet e riedukimit etj. Të diplomuarit e këtij programi do të kenë një kualifikim të specializuar për të punuar në: Institucione të ndryshme si qëndra shërbimesh për të mitur dhe kategori të tjera në konflikt me ligjin, Qëndra dhe Institucione shërbimesh për palë të treta; Fondacione mbështetëse për gratë dhe fëmijët viktima të trafikimit, klinika ligjore, ekipe mbështetëse në strukturat e reja të Drejtësisë, ekspertë të pavarur dhe këshillues etj ; Institucionet e Ekzekutimit të Vendimit Penal si për të rritur ashtu edhe për të mitur; Drejtoria e përgjithshme e burgjeve; Gjykata të shkallëve të ndryshme civile, penale dhe administrative; Prokurori; Shërbimet Policore; Spitalet e burgjeve; Institucionet e shërbimit të provës; Institucionet e shërbimeve sociale; Si dhe në institucione dhe organizata të tjera që kanë si fokus të tyre cështje të sistemit të drejtësisë. Qëllimi i përgjithshëm i programit Master profesional në psikologji ligjore është të sigurojë një mjedis intelektual brenda të cilit studentët të mund të zhvillojnë një vlerësim më të plotë të fushave thelbësore të psikologjisë ligjore dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre analitike dhe praktike. Programi synon t'i aftësojë studentët të zbatojnë njohuritë, metodat e teknikat shkencore psikologjike në mënyrë profesionale dhe etike dhe t'i përgatisë për praktikën profesionale si profesionist të pavarur në fushën e psikologjisë ligjore. Në këtë cikël të dytë studimesh studentët do marrin njohuri më të thelluara teorike në fushat e mëparshme të studimit gjatë ciklit të parë dhe do trajnohen me qëllim që të shkathtësohen në përdorimin e njohurive shkencore, teknikave e praktike që do u mundësojnë praktikimin e profesionit të psikologut ligjor si profesionist i pavarur në konteksin ligjor. Ky cikël është i organizuar në një vit akademik dhe përmban 60 kredite. Studentët që do të regjistrohen në këtë program studimi duhet të kenë përfunduar studimet universitare brenda dhe jashtë vendit për psikologji sipas sistemit të Bolonjës.