Master profesional “Administrim i institucioneve sociale në sistemin e drejtësisë”

Master Profesional Departamenti “Sociologji” - (60 kredite, 1 vit)

Master profesional “Administrim i institucioneve sociale në sistemin e drejtësisë”

Informacion rreth programit

Në ciklin e dytë Master profesional “Administrim i institucioneve sociale në sistemin e drejtësisë”, viti i parë ka 91 studentë, ndërsa në vitin e dytë vazhdojnë këtë program studimi 54 studentë. Numuri total është 145 studentë. Organizimi i plani mesimor është bërë në bazë të sistemit të Bolonjës me 60 kredite.

Objektivat

Objektivat e këtij programi përfshijnë:

  • Të zhvillojë tek studentët njohuri teorike dhe shprehi praktike si në fushën sociale ashtu edhe në atë juridike.
  • Të pajisë studentët me aftësi per të njohur dhe zbatuar teoritë dhe metodat e kërkimit social.
  • Të përgatisë studentët me aftësi per të njohur dhe kuptuar institucionet sociale dhe rolin e tyre në sistemin e drejtësisë vecanërisht të drejtësisë penale.
  • Të pajisë studentët me aftësi për të njohur dhe zbatuar konceptet dhe teoritë bashkëkohore të administrimit në konteksin e institucioneve të sistemit të drejtësisë, aftësi për të njohur dhe kuptuar konteksin historik, social dhe juridik të sjelljes devijante, kriminalitetit dhe sanksioneve sociale dhe juridike që pasojnë ato.
  • Të promovojë tek studentët të menduarit kritik mbi forcat shoqërore që çojnë në sjelljen kriminale.
  • Të zhvillojë tek studentët aftësi për të ndërmarrë projekte kërkimore për përmirësimin dhe mirëadministrimin e institucioneve sociale në sistemin e drejtësisë.
  • Të pajisë studentët me aftësitë e nevojshme në mënyrë që ata pasi të dipllomohen në këtë program, të kenë mundësi të punojnë si specialistë, analistë, trainerë, drejtues institucionesh, konsulentë, programues, etj, në institucione të tilla si: Gjykatat e të gjitha niveleve, Ministria e Drejtësisë, Arsimit, Punës dhe Çështjeve Sociale, etj. si dhe organe të qeverisjes vendore si Prokuroria, Policia e Shtetit dhe Policia Gjyqësore; Drejtoria e Burgjeve, Shërbimi i Provës, Shërbimi Përmbarimor, Organizata profesionale, të shoqërisë civile dhe media.