Doktoraturë në “Punë dhe Politika Sociale”
Doktoraturë në Shkenca Sociale nënfusha “Punë Sociale”
Doktoraturë në “Punë dhe Politika Sociale”
Programi i doktoratës aplikohet, strukturohet dhe funksionon, mbështetur në ligjin Nr. 80/2015, datë 22.7.2015 ”Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, vendimit nr. 41, datë 24.01.2018, të Këshillit të Ministrave,”Për elementët e programeve të studimit të ofruara nga institucionet e arsimit të lartë”, i ndryshuar me vendimin nr.185, datë 25.03.2021, vendimit nr. 418, datë 10.05.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për standardet, kriteret dhe procedurat për hapjen, riorganizimin, ndarjen, bashkimin, ose mbylljen e institucioneve të arsimit të lartë dhe të degëve të tyre”, si dhe udhëzimit nr.1, datë 14.01.2020, “Për dokumentacionin dhe procedurat për hapjen, riorganizimin dhe mbylljen e institucionit të arsimit të lartë, degëve të tyre, njësive kryesore dhe programeve të studimit, si dhe për ndarjen, ose bashkimin e institucionit të arsimit të lartë”, kreu IV, shkronja E, pikat 1, shkronja a,b,c,d dhe pika 2, shkronja a.b, ndryshuar me udhëzimin nr.7, datë 31.03.2021, Kreu IV, shkronja E, F, Kreu VI, pika 4, 5. Të gjitha kushtet e parashkruara në dokumentet ligjore të sipërcituara, plotësohen dhe garantohen nga Departamenti i Punës dhe Politikës Sociale dhe Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Parimet mbi të cilat mbështetet programi i studimeve të doktoratës në FSHS-së për realizimin e objektivave të kërkimit shkencor janë në harmoni me ato të Universitetit të Tiranës.
Programi i studimit Doktoraturës në ”Shkenca Sociale”, nënfusha “Punë sociale”, do të ofrojë mundësi për punë kërkimore me cilësi të lartë për të diplomuarit e programeve ”Master Shkencor” që ofrohen nga DPPS-ja, por jo vetëm, për të hartuar, ndërmjetësuar dhe përmirësuar politikat dhe shërbimet, në një shtet që përpiqet të ndërtojë mirëqenie sociale. Gjithashtu, programi i doktoraturës, do të vijojë të përgatisë shkencëtarë të pavarur si kërkesë për të siguruar karrierë të suksesshme në fushën akademike, politikëbërje apo atë të shërbimeve.
Studimet e doktoratës në ”Shkenca Sociale”, nënfusha “Punë sociale” do të organizohen si programe individuale kërkimore, për aftësimin e pavarur të kandidatëve në kërkimin shkencor në fushë, duke siguruar një perspektivë kualifikuese në nivel ndërdisiplinor për studentët, në bazë të një projekti shkencor koherent, që synon përgatitjen e tyre shkencore dhe profesionale, nëpërmjet punës kërkimore shkencore, mbështetur në ligjin Nr. 80/2015, datë 22.7.2015 ”Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
Koha e realizimit të programit të doktoratës, do të jetë 3-5 vite akademike me kohë të plotë, me fokus kërkimin shkencor dhe veprimtaritë krijuese, për studentët doktorantë, që janë staf akademik i Departamentit të Punës dhe Politikës Sociale dhe 5 vite akademike, me kohë të zgjatur pa shkëputje nga puna, për të gjithë stafin akademik, që është i punësuar në IAL të tjera, si dhe për stafin kërkimor, që është punësuar në insitucione kërkimore të fushës. Programi është sturkturuar mbi bazën e kritereve për vlerësimin vjetor të ecurisë së kandidatëve dhe vazhdimin e punës për zhvillimin e projektit kërkimor. Në përfundim të studimeve të doktoratës, doktorantët fitojnë diplomën e gradës shkencore “Doktor”.
Programi i doktoraturës në ”Shkenca Sociale”, nënfusha “Punë Sociale” zhvillon e promovon ekselencёn shkencore në punën dhe politikën sociale, mirëqenien, mbrojtjen dhe kujdesin social.
Qëllimi kryesor i programit është krijimi i një gjenerate të re profesionistësh dhe shkencëtarësh me përgjegjësi sociale, duke i kushtuar vëmendje të veçantë përfshirjes së studentëve në edukimin bazuar te kërkimi shkencor, duke u angazhuar në projekte të ndryshme me rëndësi kombëtare dhe inkurajon bashkëveprimin ndërmjet departamenteve dhe fakulteteve të tjera të Universitetit të Tiranës e më gjerë, si edhe dhe projekteve të përbashkëta me universitete të tjera rajonale e ndërkombëtare, institute kërkimore dhe partnerë të tjerë nga fusha e punës sociale.
Programi i studimit të Doktoratës në ”Shkenca Sociale”, nënfusha “Punë sociale” synon:
- Të përgatisë studiues të pavarur në kërkimet bazë dhe të aplikuara, si kërkesë për të siguruar karrierë të suksesshme në institucionet akademike dhe institucionet politikëbërëse në nivel lokal dhe qëndror.
- Të përgatisë në përputhje me prioritetet e zhvillimit të vendit dhe metodat bashkëkohore të kërkimit shkencor, studiues të nivelit më të lartë të kualifikimit, që do të kontribuojnë në rritjen e standardeve të hartimit, zbatimit dhe vlerësimit të politikave sociale, mirëqenies dhe kujdesit sociaduke nxitur dhe kultivuar kompetencat teknike për të promovuar karrierë në kërkimin shkencor dhe praktikën profesionale.
- Të sigurojë një perspektivë ndërdisiplinore në punë sociale dhe mirëqenie që trupëzon njohuri nga shkencat sociale duke thelluar dhe pasuruar njohuritë teorike dhe praktike të doktorantëve në punë sociale dhe nënfushat kryesore të lidhura me të.
- Të sigurojë aftësi lidershipi në kërkim shkencor, për shpërndarjen e njohurive në punë dhe politikë sociale, përmes mësimdhënies në nivel universitar, për të promovuar ndryshime sociale.
- Të ndërmarrë dhe sigurojë aftësim dhe trajnim të posaçëm të doktorantëve, në metodat dhe teknikat e kërkimit që lidhen me zhvillimin e temës së miratuar të disertacionit.
- T'u mundësojë doktorantëve të hartojnë një disertacion shkencor, që jep ndihmesë origjinale në fushën e zgjedhur për hulumtim.
- Të krijojë marrëdhënie të ngushta në fokusin e programit të doktoratës me organizma të tjera kërkimore publike dhe private, me qëllimin përfshirjen e studentëve të doktoratës në fusha kërkimi në një kontekst më të gjerë që prodhon dhe zbaton politika dhe shërbime sociale.
Fusha bazë e interesit që do të përfshijë programi i studimit Doktoraturë në ”Shkenca Sociale”, nënfusha “Punë sociale” është: mirëqenia, mbrojtja sociale dhe kujdesi social.
Kjo fushë kryesore vjen e zbërthyer në nënfushat e mëposhtme, përputhur me konceptimin shumëdimensional të punës sociale dhe hartimit, administrimit të politikave sociale, që janë themelet e profesionistëve të fushës:
- Politikat sociale, vendimarrja, raportet e individit, grupeve target dhe institucioneve në programet sociale, të shëndetit, shëndetit mendor, edukimit, arsimimit, ndërgjegjësimit, të drejtave të individit, çështjeve të drejtësisë sociale; strategjitë dhe shërbimet kundrejt mirëqenies sociale të përgjithshme, në kontekstin e njohurive, parimeve, vlerave dhe shprehive të punës sociale;
- Politikat dhe programet për mbrojtje sociale, strategjitë, vendimarrja, praktikat konkrete të shërbimeve dhe hapësirat e përfitimit në nivele të ndryshme, kombëtar, rajonal dhe lokal, duke përfshirë individë, familje dhe grupe në nevojë për mbrojtje, si psh. fëmijë, të moshuar, familje me status të ulët ekonomik, individët me aftësi ndryshe, individët në kontekstin e çështjeve civile apo penale, individë të diskriminuar, viktima të dhunës dhe trafikimit të qenieve njerëzore dhe abuzimit me ta, përdorues të substancave, migrantë etj.;
- Politikat, vendimarrja, standardet, strategjitë, shërbimet, kundrejt problematikave, adresimit të tyre dhe zhvillimit, për individë dhe familje, si dhe grupe në nevojë, sipas përcaktimit në legjislacionin shqiptar të ndihmës ekonomike dhe mbrojtjes sociale (PAK, gratë, fëmijët, të moshuarit), edhe në kontekstin e perspektivës dhe çështjeve të barazisë gjinore dhe shanseve të barabarta (buxhetim gjinor, por jo vetëm);
- Planifikim, menaxhim financiar dhe administrim i shërbimeve sociale, në kontekstin e stukturimit të shërbimeve; hapësirat ligjore kundrejt nevojave për shërbime, përfshirja e profesionistëve të fushës, në drejtimin dhe administrimin e proceseve që garantojnë zhvillimin e shërbimeve, proceset monitoruese dhe vlerësuese sistemike ose specifike, si bazë e analizës për çdo reformim dhe rrjetëzim shërbimesh apo politikash sociale publike dhe jopublike.
- Kërkimi shkencor akademik në praktikat e punës dhe politikës sociale, për nevoja të departamentit, FSHS dhe UT apo dhe Universiteteve që ofrojnë programe të punës sociale dhe administrimit të politikave dhe shërbimeve sociale, sikurse edhe në funksion të gjithë sfondit politik dhe programeve të mirëqenies dhe mbrojtjes sociale, si konsulenca më e mirë për vendimarrjen dhe politikat në nivel qendror dhe lokal.
Filozofia e këtij programi do të jetë ndërthurrja praktike e të nxënit, me studimet kërkimore në fushën e punës sociale, për të kontribuar në avancimin e kërkimit në këtë fushë dhe më specifikisht të politikave, mirëqenies, mbrojtjes dhe kujdesit social. Në këtë program do të ketë rifreskim njohurish me disiplinat më të domosdoshme, që do t'i shërbejnë thellimit të njohurive teorike brenda drejtimit të kërkimit shkencor të përcaktuar, përqasjeve kërkimore dhe zhvillimeve të fundit të disiplinës shkencore në drejtimin e fushës përkatëse të doktorantit.
Studentët e doktoratës do kryejnë punën e tyre nën mbikëqyrjen e personelit akademik me kualifikim të lartë në fushën e tyre të ekspertizës. Trajnimi dhe avancimi i studiuesve të rinj, do të kryhet në përputhje me rregulloren e programit të doktoraturës në FSHS dhe kodit të etikës së kërkimit shkencor për praktika të mira shkencore.
Programi i studimeve të doktoratës, në përdundim të të cilave, kandidati merr gradën shkencore “Doktor në Punë Sociale” realizohet sipas një plani të ndarë në vite mësimore, në varësi të zgjedhjes së studentit doktorant për t`u përfshirë me kohë të plotë, apo me kohë të pjesshme.
Plani i zhvillimit për programin e doktoratës në tre vite, përfshin:
- Përshkrim të plotë të projektit dhe detyrave të kërkimit.
- Plan progres për përfundimin e komponentit kërkim.
- Plan për hulumtimin shkencor në insititucione kërkimore brenda apo jashtë vendit.
- Planin e publikimeve.
- Mbrojtja e disertacionit.
Në programin e studimit të doktoraturës në “Shkenca Sociale”, nënfusha “Punë Sociale“, kandidati duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:
- Të këtë angazhim akademik pranë një institucioni të arsimit të lartë, apo të jetë personel kërkimor në një institucion të kërkimit bazë ose të zbatuar.
- Të ketë përfunduar studimet e larta dhe të zotërojë një diplomë të ciklit të dytë “Master i shkencave”/“Master i arteve”; një diplomë tëintegruar të nivelit të dytë, ose një diplomë sipas sistemit të vjetër apo titull akademik të barasvlershëm, të fituar jashtë vendit dhe të njohur nga organet kompetente”.
- Të ketë rezultate të larta në studimet e ciklit të pare dhe të dytë, sipas përcaktimeve të njësive bazë.
- Të ketë mbrojtur një nga gjuhët e huaja: anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht ose spanjisht, në përputhje me nivelet e parashikuara në UdhëziminNr. 52, datë 03.12.2015 “Përpërcaktimin e niveleve të gjuhëve të huaja dhe të testeve ndërkombëtare, për pranimet në programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë, në institucionet e arsimit të lartë”, të ndryshuar;
- Të ketë dy rekomandime nga persona, që kanë titullin akademik professor ose profesor i asociuar, të cilët njohin aftësitë akademike dhe profesionale të kandidatit.
- Të mos jenë marrë masa disiplinore ndaj tij apo të mos jenë gjetur shkelje të rregullave të etikës së kërkimit shkencor, të të drejtave që burojnën gapronësia intelektuale apos hkelje të rregullave kundër plagjaturës, si edhe të vetëdeklarojë se është në gjendje të zbatojë standardet shkencore dhe etike.
Në programin e studimit të doktoraturës në “Shkenca Sociale”, nënfusha “Punë Sociale“ pranohen kandidatë që:
- Kanë notë mesatare jo më pak se 8.0 (tetë) të cikleve të mëparshme të studimit.
- Studimet e mëparshme të jenë të përafërta me fushën e studimit.
Çdo aplikant që nuk plotëson kriteret e mësipërme, nuk pranohet në programin e doktoraturës
Përfundimi me sukses i programit të doktoraturës, garanton marrjen e gradës shkencore “ Doktor i Shkencave” dhe u jep mundësinë të doktoruarve, të vazhdojnë më tej studimet e tyre të thelluara, në marrjen e titujve vijues akademikë, brenda dhe jashtë vendit. Këto procese na sigurojnë një kontribut më të konsoliduar në fushën akademike, por edhe në sektorët e interesit që lidhen me punën sociale, nënfushat respektive, por jo vetëm. Duke qenë pjesë e programit të doktoraturës, studentët mund të fitojnë akses bashkëpunimi me universitete dhe organizata, institucione të tjera, që përfshihen në rrjetin e bashkëpunimit të FSHS/UT-së, si në fushën e kërkimit shkencor, ashtu edhe për shkëmbime dhe përfitime të eksperiencave. Programi siguron dhe garanton përfaqësim më dinjitoz të DPPS, FSHS dhe UT-së në arenën ndërkombëtare, në fushën e kërkimit shkencor dhe jo vetëm. Ai siguron kontribute të garantuara, përmes publikimit të disertacioneve të mbrojtura me sukses dhe ndihmon në ndërtimin e kapaciteteve të duhura në mbështetje të mësimdhënies dhe praktikave për kërkimin shkencor pas studimeve doktorale, siguron përfshirje më të gjerë në projekte kërkimore shkencore ndërkombëtare, sikurse edhe referime dinjitoze të çështjeve të dala nga kërkimet doktorale, në institucionet më të larta vendimarrëse e politikëbërëse, në nivel lokal, qëndror dhe ndërkombëtar.
Përfshirja në studime doktorale dhe për më tepër marrja e gradës “Doktor i Shkencave”, konfirmon dijet dhe aftësitë e konsoliduara personale në një fushë të caktuar. Kjo është një vlerë e padiskutueshme e çdo individi që e zotëron atë dhe krijon më shumë hapësira lehtësuese në proceset e mëtejshme kualifikuese, kërkimore, apo kontributive, si në fushën akademike, ashtu edhe në ato të sektorëve publikë dhe jopublikë, brenda dhe jashtë vendit.
Përfshirja e të doktoruarve në institucionet publike, përbën një vlerë të shtuar kundrejt nevojave të tyre për të grumbulluar dhe prodhuar të dhëna sipas interesit, prezantimit dhe referimit të duhur të tyre, krijimit të rrjeteve të bashkëpunimit dhe ekspertizës me faktorin kombëtar dhe ndërkombëtar, në arritje të standardeve dhe zhvillimit të tyre, në fushën e politikëbërjes, vendimarrjes, sikurse edhe administrimit dhe menaxhimit të brendshëm të sistemit të shërbimeve sociale.
Hapja e programit të studimeve doktorale, do të nxisë dhe rrisë bashkëpunimin me universitetet rajonale dhe ndërkombëtare, në fushën e mësimdhënies, por edhe atë të shkëmbimit të stafeve dhe studentëve, të përfshirë në kërkime shkencore, po aq sa edhe programeve kualifikuese me bazë kërkmin shkencor në nivele post-doktorale. Rritja e numrit të produkteve doktorale të garantuara dhe siguruara nga plagjiatura, do të jenë burime të suksesshme referimi të literaturës, në rrjetet rajonale dhe ndërkombëtare të studiuesve në shkencat humane.
Gjithashtu, programi i doktoraturës do të lehtësojë shkëmbimet në tregun e punës dhe do t`u japë mundësi të doktoruarve të punësohen në tregun kombëtar dhe ndërkombëtar të kërkimit. Produktet e programit doktoral, së bashku botimet dhe burimet njerëzore të doktoruara, do t`u shërbejnë:
- Institucioneve të qeverisjes qendrore dhe lokale, si dhe institucioneve të tjera brenda fushës së interesit, për të ngritur dhe forcuar kapacitetet studimore dhe proceset e krijimit, evidentimit dhe përdorimit të sistemeve të bazave të të dhënave, për të planifikuar, ndërtuar, administruar, monitoruar dhe vlerësuar, në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare, shërbime, programe dhe politika sociale lokale në sektorët bazikë të mirëqenies
- Organizatave të ndryshme, organizta të shoqërisë civile (OSHC), jo-fitimprurëse (OJF), sikurse edhe biznese sociale të interesuara, duke ushqyer mendimin dhe argumentin shkencor për evidentimin e nevojave, hartëzimin e faktorëve që kushtëzojnë mbrojtjen dhe kujdesin social, në të gjitha nivelet e individëve dhe grupeve, lobimin dhe advokimin e bazuar në evidenca dhe fakte të peshuara shkencërisht, për të referuar dhe ndërmarrë ndërhyrje efikase, në planifikimin dhe zbatimin e shërbimeve sociale, në përputhje me kornizën ligjore dhe praktikat e modelet bashkëkohore të punës sociale
- Agjensive lokale të kërkimit shkencor (qendra dhe institute kërkimore, Think Tank, etj) brenda dhe jashtë vendit, duke plotësuar mendimin dhe kërkimin shkencor të administruar, për të nxitur procese të shëndetshme lobimi, advokatësie dhe referimi, për të standardizuar praktika vendimarrëse më rezultative kundrejt nevojave komunitare në nivel kombëtar, rajonal dhe më gjerë.
Të gjitha këto mjedise, janë hapësirat e duhura për punësimin gjatë dhe pas doktoraturës.