Doktoraturë në “Filozofi”
Doktoraturë në Shkenca Sociale nënfusha “Filozofi”
Doktoraturë në “Filozofi”
Krahas studimeve të Ciklit të dytë dhe të Ciklit të parë për Filozofi. Departamenti i Filozofisë ofron dhe Studime e nivelit të tretë, të doktoraturës në Filozofi. Fokusi i studimeve të nivelit të tretë është kërkimi shkencor i cili ofrohet në përputhje me nevojat për studime të thelluara të çështjeve humane, sociale dhe etike në realitetin e shoqërisë shqiptare. Grada e doktorit synon ta përgatisë studiuesin e filozofisë, të punojë në mënyrë të pavarur si kërkues shkencor, si studiues, si pedagog, etj.
Koha e parashikuar për ndjekjen e një programi doktorature në fushën e Filozofisë është menduar të jetë minimumi 3 vjet. Kjo do të ndihmojë që studenti doktoral të zotërojë njohuritë, aftësitë për të bërë kërkim të thelluar në filozofi.
Studimet e doktoraturës janë konceptuar si studime të thelluar në fushën e filozofisë. Programi i doktoraturës diferencohet në disa profile si filozofi e së drejtës, filozofi politike, filozofi e fesë, etikë etj
Qëllimi i programit të studimeve të doktoraturës është të nxisë doktorantët të përparojnë në kërkimet e tyre në fushën e filozofisë