Bachelor në “Sociologji”

Programi i studimit
Lloji i studimeve:
Studime universitare në “Bachelor” në “Sociologji”
Niveli i studimeve:
Niveli 6 i Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve
Kohëzgjatja e studimeve:
3 (tre) vite akademike
Forma e studimeve:
Studime me kohë të plotë
Numri i krediteve ECTS:
180 ECTS
Profili profesional i pritshëm:
Sociolog
Njësia akademike zbatuese:
Njësia kryesore: Fakulteti i Shkencave Sociale, njësia bazë: Departamenti i Sociologjisë
Institucioni i Arsimit të Lartë:
Univeristeti i Tiranës
Objektivat
  • Të ofrojë program mësimor konkurrues bazuar në cilësinë e mësimdhënies dhe kurrikula bashkëkohore, për të kontribuar në përmirësimin e cilësinë së jetës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Republikës së Shqipërisë.
  • Të kultivojë imagjinatën sociologjike, e cila përfshin aftësinë për të kuptuar se si sjellja individuale dhe sjellja në grup janë të ndikuara nga zhvillimi sociohistorik i shoqërisë, si problemet personale janë të lidhura me çështje publike të strukturës shoqërore dhe si të punosh me të tjerët për të përmirësuar kushtet shoqërore.Nëpërmjet imagjinatës sociologjike synohet promovimi i aftësisë së mendimit kritik, i domosdoshëm për një pjesëmarrje efektive personale, profesionale të studentëve në çështje me interes publik.
Qëllimi

Oferta akademike e studimeve të ciklit të parë “Bachelor” në “Sociologji” është konceptuar për të formuar të rinj dhe të reja të pajisur me:

  • Këndvështrim objektiv dhe kritik në shoqërinë tonë dhe shoqëritë e tjera.
  • Aftësi dhe kapacitete për të qënë një qytetar i informuar dhe me mundësi për të ndikuar zhvillimet shoqërore dhe zhvillimet e politikave të ndryshme.
  • Mjetet konceptuale dhe metodat për të kuptuar mjedisin shoqëror në disa nivele të ndryshme si: qëndrimet e grupeve të ndryshme, vlerat, sjelljet, proceset politike, marrëdhëniet në sistemin ekonomik, familje, organizatat e ndryshme
Veprimtaria formuese

Diplomë Bachelor në “Sociologji”

Realizimi i programit të studimit, bazohet në planin mësimor të hartuar, i cili ndërthur disiplina të formimit të përgjithshëm me ato të formimit karakterizues (të specializuar profesional); disiplina të përafërta plotësuese si dhe ato të natyrës praktike.

Studentët që do të marrin pjesë në këtë program studimi do të kenë njohuri të konsoliduara në fushën e kërkimit sociologjik; dije të përgjithshme të domosdoshme nga disiplina ekonomike, historike dhe psikologjike; dije të specializuara teorike dhe anlitike në nëndegëzime të shkencës së sociologjisë si psh: sociologji familje, sociologji rurale, sociologji gjinore, sociologji kulture, sociologji feje, sociologji komunikimi, sociologji urbane, sociologji migrimi, sociologji deviance, sociologji e njohjes, sociologji edukimi, sociologji shendeti, sociologji pune, etj.

Studentët në përfundim të studimeve, duhet:

  • të njohin me kompetencë metodat dhe instrumentet e kërkimit sociologjik;
  • të jenë të aftë të konceptojnë, ndërtojnë dhe zbatojnë një projekt kërkimi;
  • të zotërojnë koncepte, dije dhe njohuri të plota mbi teoritë dhe paradigmat bazë sociologjike;
  • të zhvillojnë analiza teorike dhe praktike të dukurive dhe problemeve sociale;
  • të jenë të aftë të shfaqin standarte të larta etike dhe formimi sociologjik për të zhvilluar me dinjitet aktivitetin e tyre në shoqëri;
  • të njohin problematikën e punës në grup dhe të zbatojnë me korrektësi afatet e punës;
  • të orientojnë karrierën e tyre si sociologë në shërbim të interesave më të larta të shoqërisë.

Mundësia për studime të mëtejshme

Pas përfundimit të studimeve të ciklit të parë “Bachelor” në “Sociologji”, të dipomuarit mund të ndjekin një program studimi të ciklit të dytë “Master i Shkencave” ose “Master Profesional”.

Mundësitë e punësimit

Ndjekja e programit të studimit “Bachelor” në “Sociologji” ju mundëson të diplomuarve punësim:

  • në administratën lokale dhe kombëtare,
  • në shërbimet sociale,
  • në hartimin dhe vlerësimin e shërbimeve, programeve dhe politikave sociale,
  • në shtypin dhe median elektronike,
  • në organizatat joqeveritare që kanë në qendër çështjet sociale dhe të mirëqenies së popullatës,
  • në organizatat joqeveritare rinore,
  • në institucionet ndërkombëtare në vend,
  • në qendrat publike dhe private që ofrojnë shërbime dhe mbështetje për fëmijët, gratë në nevojë, të moshuarit, të rriturit me probleme, individët me probleme të shëndetit mendor, me individët me aftësi të kufizuara,
  • në institucionet e edukimit,
  • në institucionet shëndetësore,
  • në institucionet e drejtësisë,
  • në qendrat e trajnimit,
  • në sektorët e burimeve njerëzore,
  • në shërbimet në komunitet, etj.