Bachelor në “Filozofi”
Diplomë Bachelor në “Filozofi” (180 kredite, 3 vjet)
Bachelor në “Filozofi”
Bachelor në “Filozofi” gërsheton një sërë disiplinash të përgjithshme (psikologji, sociologji, filozofi e pergjithshme) karakterizuese (filozofi feje, filozofi gjuhe, filozofi arti, filozofi edukimi, filozofi antike, filozofi mesjete, filozofi moderne, filozofi bashkekohore, fenomenologji etj.) integruese që lidhen me disiplinat karakterizuese (metoda kërkimi, sociologji urbane, filozofi e integrimit europian etj) disiplina që formojnë aftësim (shkrim akademik, analizë teksti, gjuhë e huaj) dhe praktikë.
Diploma e Ciklit Bachelor në Filozofi, është njësi e veçantë në njësinë akademike të Departamentit të Filozofisë, të Fakultetit të Shkencave Sociale, në Universitetin e Tiranës. Për mbarëvajtjen e veprimtarisë kanë përgjegjësitë përkatëse Rektorati i Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Departamenti i Filozofisë.
Ky program studimi ka si mision:
- Të përgatisë specialistë dhe studiues në fushën e Filozofisë.
- Të mbështesë kultivimin e vlerave të Filozofisë.
Organizimi i planit mësimor është bërë në bazë të sistemit të Bolonjës. Çdo vit akademik ka 60 kredite dhe i gjithë cikli i studimeve të nivelit të parë në Filozofi përmban 180 kredite.
Diploma Bachelor ne Filozofi synon:
- Të ofrojë një bazë të qëndrueshme të formimit filozofik për t'i shërbyer më së miri tregut të punës dhe studimeve të mëtejshme në nivele të dyta dhe të tretë
- Të zhvillojë aftësitë kuptimore të problemeve me individin, shoqërinë dhe institucionet
- Formimi i aftësive dhe shkathtësive praktike të punës në fushat sociale dhe te humaniteteve.
- Formim të aftësive për mendimin krijues dhe reflektim etik në shërbimin human