Master i shkencave “Etika në Institucione dhe Lidership”
Master i Shkencave Departamenti “Filozofi” - (120 kredite, 2 vjet)
Master i shkencave “Etika në Institucione dhe Lidership”
Aspektet kryesore të veprimtarisë së MSH janë: mësimdhënia, kërkimi, debati për çështje të ndryshme të fushës së Etikës dhe Lidershipit, në ditët e sotme dhe botimet. Veprimtaria mësimore zhvillohet në bazë të planeve dhe të programeve mësimore bashkëkohore të bazuara në modelet e shkollave analoge evropiane.Veprimtaria kërkimore është e orientuar kryesisht në studimin e çështjeve bashkëkohore për secilin nga drejtimet dhe realizohet nëpërmjet tezave dhe projekteve të kërkimit. Debati për çështjet bashkëkohore në MSH, “Etika në institucione dhe lidership”, realizohet nëpërmjet konferencave, sesioneve shkencore, seminareve, shkollave verore dhe veprimtarive të tjera me qëllim që të sigurojë informacion bashkëkohor dhe të ndihmojë në ngritjen e interesit për fushën e Etikës dhe zhvillimit.
Lëndët e këtij niveli studimesh janë strukturuar në dy semestra, të organizuara në raportet 3 leksione dhe 2 seminare, 3 orë leksione /1 orë seminar, dhe 2 orë leksion/ 1 orë seminar, në përputhje me planin mësimor për këtë cikël studimesh.
Organizimi i planit mësimor është bërë në bazë të sistemit të Bolonjës, i organizuar në total me 120 kredite.
Programi i Masterit Etika në Institucione dhe lidership përfshin dy vite akademike dhe përqëndrohet në trajtimin studimeve ndërdisiplinore. Programi është përshtatur për studentët që kërkojnë të thellojnë studimet e tyre ndërdisiplinore dhe dëshmojnë aftësi në etikën filozofike.
Çështjet që trajtohen përfshijnë standartet dhe vlerat morale, me fokus të veçantë etikën dhe virtytin. Në anën tjetër, studentët përqëndrohen në trajtimin e problemeve etike, vendimarrjes dhe lidershipit në institucione të ndryshme.
Masteri Etika në Institucione dhe Lidership dallohet më tej duke baraspeshuar diversitetin profesional dhe studimin ndërdisiplinor, me nevojën e njohurive dhe aftësive të zgjidhjes së problemeve sipas sektorit specifik. Duke u ndalur në faktorët që kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve të suksesshëm dhe të inovacionit, ky program ofron aftësitë parësore dhe reflektuese për punë profesionale dhe akademike, në sektorin publik, dhe organizatat jofitimprurëse.
Master i Shkencave “Etika në institucione dhe lidership” ka si mision:
- Të përgatisë specialistë të lartë dhe studiues në fushën e etikës në institucione dhe lidership.
- Të mbështesë kultivimin e vlerave të Etikës dhe Lidershipit.