Master i shkencave “Filozofi Sociale”
Master i Shkencave Departamenti “Filozofi” - (120 kredite, 2 vjet)
Master i shkencave “Filozofi Sociale”
Filozofi sociale ndërthur teoritë filozofike me filozofinë praktike dhe shqyrton çështje themelore në lidhje me shoqërinë njerëzore. Ajo ka si qëllim reflektimin ndaj botës që na rethon, por dryshe nga disiplina të tjera akademike, ajo përsfhin të gjitha degët e njohjes njerëzore, dhe nuk është e përqëndruar në një çështje të vetme. Gjithashtu, filozofët e fokusojnë interesin e studimeve të tyre në të gjitha aspektet e shoqërisë. Gjithësesi, për të përmbushur misionin e tyre, ata duhet të zotërojnë dy aftësi themelore, domethënë aftësinë për të analizuar logjikisht dhe konceptualisht çështjet komplekse, dhe aftësinë për të dokumentuar përfundimet e tyre në një gjuhë të qartë dhe bindëse. Aftësi të tilla nuk janë të lindura por fitohen. Programi Masterit në Filozofi Sociale përbën hapin e parë profesional drejt përvetësimit të këtyre aftësive.
Programi Master në Filozofi Sociale përfshin dy vite akademike dhe synon të pranojë studentë që kanë aftësi analitike dhe që dëshirojnë të thellojnë studimet e tyre akademike në filozofi.
Të gjithë lëndët e Masterit Shkencor janë semestrale dhe janë të organizuara në planin mësimor në raportet 3 orë leksione /2 orë seminar, 3 orë leksione/ 1 orë seminar dhe 2 leksione /2 seminare.
Organizimi i planit mësimor është bërë në bazë të sistemit të Bolonjës. Çdo vit akademik ka 60 kredite dhe gjithë cikli i studimeve të Masterit Shkencor “Filozofi sociale” përmban 120 kredite.