Master i Shkencave “Mësues i shkencave sociale për arsimin e mesëm dhe të lartë”
Master i Shkencave Departamenti “Pedagogji-Psikologji” - 120 kredite, 2 vjet
Master i Shkencave “Mësues i shkencave sociale për arsimin e mesëm dhe të lartë”
Programi i studimit të ciklit të dyte Master Shkencor në “Mësues i shkencave sociale për arsimin e mesëm dhe të lartë”
Programi master i shkencave në në “Mësuesi të shkencave sociale” synon të përgatisë mësues të arsimit të mesëm të lartë të specializuar për mësimdhënien e lëndëve mësimore në shkencat sociale, i/e aftë për të ushtruar profesionin në mënyrë të efektshme dhe për të nxënë gjatë gjithë jetës.
Programi ka këto objektiva:
- Të ofrojë një formim teorik në lëndët mësimore të shkencave sociale për të cilat po përgatitet studenti
- Të formojë kompetenca për përmbushjen e roleve të ndryshme të mësuesit;
- Të zhvillojë aftësi të kërkimit shkencor në fushën e edukimit;
- Të zhvillojë aftësi për reflektim e zhvillim profesional.
Të gjithë lëndët e Masterit shkencor janë semestrale dhe janë të organizuara në planin mësimor në raportet 4 orë leksione /2 orë seminar, 3 orë leksione/ 2 orë seminare. Organizimi i planit mësimor është bërë në bazë të sistemit të Bolonjës. Çdo vit akademik ka 60 kredite dhe gjithë cikli i studimeve të Masterit Shkencor “Mësues i shkencave sociale” përmban 120 kredite.