Master i shkencave në “Administrimi Shërbimeve Sociale”

Master i Shkencave Departamenti “Punë dhe Politika Sociale” - (120 kredite, 2 vjet)

Master i shkencave në “Administrimi Shërbimeve Sociale”

Qëllimi

Programi ka për qëllim t'ju ofrojë studentëve njohuri të avancuara mbi konceptet, teoritë dhe zhvillimin e administrimit të shërbimeve sociale, si dhe fushën e zbatimit të tyre. Harmonizimi i njohurive teorike me veprimtaritë praktike synon përgatitjen e profesionisteve të aftë për të ofruar shërbime të pasura dhe cilësore në përgjigje të nevojave dhe në përputhje me kërkesat e shërbimeve përkatëse.

Objektivi
  • Të përgatisë studentët për të menaxhuar shërbimet sociale.
  • Të kualifikojë anëtarë të administrimit me orientim nga administrimi në punë sociale, të aftë për të planifikuar, zbatuar dhe vlerësuar programet e politikës sociale.
  • Të kontribuojë në përmirësimin e shërbimeve sociale.
  • Të përgatisë studentët të praktikojnë në kuadrin e vlerave bazë dhe standardeve etike të profesionit të administrimit në kuadrin e punës sociale.
  • Të pajisë studentët me njohuritë e nevojshme për një arsimim të plotë për karrierën e tyre shkencore dhe profesionale.
Programi i studimit

Programit i studimit Master i Shkencave “Administrim i Shërbimeve Sociale” është një program i specializuar i cili zhvillohet në kuadër të studimeve master shkencor nga Departamenti i Punës dhe Politikës Sociale, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Përmbajtja e tij përfshin fushën e administrimit si të lidhur ngushtë me arritjen e objektivave të organizatave te cilat veprojnë në fushën e shërbimeve sociale. Administrimi i shërbimeve sociale ka kaluar nëpërmjet një procesi të gjatë zhvillimi dhe transformimi deri në funksionet që ka sot. Me anë të administrimit të burimeve nëpërmjet metodave shkencore e racionale bëhet e mundur arritja e objektivave organizativ, si dhe të vet profesionistëve. Programi bazohet ne përqasjen konceptuale dhe zhvillimin teorik të administrimit, si dhe në prezantimin dhe zbatimin e njohurive mbi administrimin në organizatat të cilat kanë në fokus te tyre politikat dhe shërbimet e mbrojtjes sociale. Kohëzgjatja e studimeve është 2 vite akademike, ndarë në 4 semestra dhe që përmbajnë gjithsej 120 ECTS.

Studime të mëtejshme

Në përfundim të programit të diplomuarit do të kenë mundësi për:

  • Studime të mëtejshme në fushën e shërbimeve sociale sipas specifikave të kërkuara
  • Studime në programet e ciklit të tretë në fushën e politikave dhe shërbimeve sociale
  • Realizimin e kërkimeve shkencore në fushën e administrimit të shërbimeve sociale.
Mundësi punësimi

Në përfundim të programit të diplomuarit do të kenë mundësi punësimi dhe kualifikimit në:

  • Administratën qendrore
  • Administratën vendore
  • Organizata të shërbimeve sociale
  • Organizata Jo-Fitimprurëse
  • Organizata ndërkombëtare
  • Organizata që kanë në fokus kërkimin shkencor
  • Qendrat e trajnimit
  • Sektorët e burimeve njerëzore
  • Shërbimet në komunitet
  • Sektorin privat