Master i shkencave në “Çështjet e Fëmijës dhe Familjes”

Master i Shkencave Departamenti “Punë dhe Politika Sociale” - (120 kredite, 2 vjet)

Master i shkencave në “Çështjet e Fëmijës dhe Familjes”

Qëllimi

Qëllimi kryesor i këtij Masteri është të përgatisë profesionistë të kualifikuar për të punuar me fëmijët dhe familjet, në praktikë direkte, në hartimin e politikave, zhvillimin e programeve dhe advokaci, si dhe për të kontribuar në kërkimet shkencore në këto fusha.

Objektivi

Objektivat kryesore të këtij Masteri janë:

  • Të përgatisë studentët që të kuptojnë rëndësinë e të drejtave dhe ndikimin e tyre në jetën e fëmijëve dhe familjes.
  • Të aftësojë studentët të zgjedhin metodat në praktikën e punës sociale me fëmijët dhe familjen, sipas një perspektive të të drejtave të njeriut, ekosistemike dhe të konstruksionizmit social.
  • Të përgatisë studentët të advokojnë për përmirësimin e programeve sociale, veçanërisht lidhur me përjashtimin social dhe përfshirjen sociale të fëmijëve dhe familjeve.
  • Të pajisë studentët me njohuri për të marrë pjesë dhe për t'u pozicionuar në debate, të cilat trajtojnë aspektin e mosdikriminimit dhe përfshirjes sociale të fëmijëve dhe familjeve.
Programi i studimit

Masteri Shkencor në Çështje të Fëmijës dhe Familjes është i organizuar në katër semestra dhe vlen 120 kredite. Përgjatë semestrave, studentët zhvillojnë 13 lëndë. Një hapësirë e rëndësishme i është kushtuar praktikës profesionale në institucione, për të siguruar aplikimin e njohurive akademike në praktikë, përgjatë semestrit të tretë dhe të katërt. Gjatë semestrit të katërt studentët përgatisin edhe mikrotezën.

Studime të mëtejshme

Përfundimi me sukses i Masterit Shkencor i mundëson studentëve të interesuar, vazhdimin e studimeve në programin e Doktoraturës në Punë Sociale, pranë Departamentit.