Master i shkencave në “Komunikimi për Ndryshimin Social dhe të Sjelljes”
Master i Shkencave Departamenti “Punë dhe Politika Sociale” - (120 kredite, 2 vjet)
Master i shkencave në “Komunikimi për Ndryshimin Social dhe të Sjelljes”
Qëllimi i programit të studimit Master Shkencor “Komunikimi për Ndryshimin Social dhe të Sjelljes” është që të siguroj një bazë të fortë në teori, metoda kërkimore dhe praktikë. Studentët përgatiten që të konceptojnë, hartojnë, menaxhojnë dhe vlerësojnë programe strategjike të bazuara në evidenca për ndryshime sociale dhe të sjelljes në mënyrë që individët, grupet dhe komunitetet të rrisin mirëqenien dhe cilësinë e jetës së tyre.
Objektivat kryesore të këtij Masteri janë:
- Të zhvillojnë aftësitë praktike dhe të aplikuara nga prespektiva e specialistëve të shkencave sociale që studiojnë komunikimin efektivë;
- Të përfshij studentët në zhvillimin e kërkimeve në fushën e komunikimit për ndryshimin e sjelljes dhe në krijimin dhe zbatimin e fushatave efektive të komunikimit;
- Të përgatis studentët për aplikimin e teorisë sociale dhe të sjelljes në fushën e kërkimit dhe programet e komunkimit;
- Të zhvilloj kompetencat e studentëve për zbatimin e strategjive të ndryshimit social dhe të sjelljes dhe në realizimin e kërkimeve, monitorimeve dhe vlerësimeve në programet e komunikimit për ndryshimin social dhe të sjelljes;
- Të zhvilloj kapcitetet e studentëve për të zbatuar strategjitë e komunikimit të ndryshimit social dhe të sjelljes duke u mbështetur në metodat përkatëse dhe burimet ndërdisiplinore
- Të mundësojë dialogun ndërmjet aktorëve socialë dhe institucioneve qeveritare për të mbështetur procesin e qëndrueshëm të politikave dhe vendimmarrjes, dhe për të lehtësuar diskutimin publik për të promovuar, monitoruar dhe mbrojtur politikat publike duke përdorur të dhëna nga kërkimi dhe praktikat më të mira
Studentët në programin e Komunikimit për Ndryshimin Social dhe Sjelljes janë të përgatitur të jenë aktivistë, advokatë, organizatorë, zhvillues fushatash, studiues dhe drejtues për një sërë komunitetesh dhe grupesh. Ata zhvilloujnë një kuptim të thellë të metodologjive të ndryshme të nevojshme për të komunikuar problemet dhe për të lehtësuar ndryshimin brenda komuniteteve, duke përfshirë: eksplorimin e teorive të komunikimit strategjik dhe menaxhimit; hulumtimin e çështjeve të komunikimit të zhvillimit; shfrytëzimin e metodave dinamike të dialogut dhe teknologjive mediatike; hartimin dhe zbatimin e fushatave të ndryshme; menaxhimin e programeve dhe komunikimin strategjik; vlerësimin e projekteve dhe matjen e efektivitetit të tyre, etj.
Pas përfundimit të programit të studimit Master Shkencor në “Komunikimi për Ndryshimin Social dhe të Sjelljes” studentët mund të vazhdojnë studimet e ciklit të tretë në programin e dotoraturës. Departamenti i Punës dhe Politikës Sociale ofron mundësi për vazhdimin e studimeve të doktoraturës në fushën e Punës Sociale.
Mundësitë e punësimit për Studentët e programit “Komunikimi për Ndryshimin Social dhe Sjelljes” janë si mëposhtë:
- në oraganizata kombëtare dhe ndërkombëtare.
- në media.
- administratën vendore dhe qendrore.
- në shërbimet sociale.
- në institucione private, biznese, etj.