Master i shkencave në “Shërbimet Sociale në Drejtësi Penale”

Master i Shkencave Departamenti “Punë dhe Politika Sociale” - (120 kredite, 2 vjet)

Master i shkencave në “Shërbimet Sociale në Drejtësi Penale”

Qëllimi
  • Ky program synon të përgatisë specialistë, të cilët mund të punësohen si punonjës dhe drejtues në organizatat që punojnë në fushën e drejtësisë penale si dhe studiues të fushës.
Objektivi
  • Të përgatiten studentë që kanë njohuri dhe aftësi të natyrës teorike dhe aplikative për të njohur, kuptuar, analizuar dhe studiuar sistemin e drejtësisë penale në tërësi dhe në veçanti politikat dhe shërbimet për rehabilitimin, ri-integrimin e autorëve të veprave penale, viktimat e krimit si dhe parandalimin e krimit në shoqëri.
Programi i studimit

Studentët në fund të programit kanë njohuri dhe aftësi:

  • Të nivelit akademik, studimor dhe kërkimor që iu përgjigjet nevojave të njohurive në fusha specifike të njohjes së të drejtave, aplikimit të programeve të ndryshme rehabilituese dhe ri-integruese, vlerësimit të mundësive për ndryshime pozitive në praktikën e punës me individët në konflikt me ligjin ose në risk.
  • Në implementimin e metodave kryesore në punën me të dënuarit, ish- të dënuarit dhe individët në risk, në çdo fazë të procedimit të të pandehurit apo në komunitet në sigurimin e ndihmës, kujdesit praktik, social dhe psikologjik në bazë të metodave të punës sociale.
  • Në kuptimin e plotë të lidhjeve mes teorisë dhe modeleve ekzistuese në fushën e drejtësisë penale.
  • Në rritjen e kapaciteteve të studentëve për vlerësimin dhe manaxhimin e programeve sociale në drejtësinë penale.
  • Në bërjen e rezultateve të kërkimeve të vlefshme për hartimin e politikave mbështetëse për individët në konflikt me ligjin.
Studime të mëtejshme

Studentët që përfundojnë këtë program mund të vazhdojnë studimet në programin e doktoraturës pranë Universitetit të Tiranës ose universitete të tjera brenda dhe jashtë vendit që janë të fokusuar në: viktimologji, kriminologji, programe të ndryshme ndërhyrjeje, vlerësim politikash apo programesh, etj.

Mundësi punësimi

Studentët që përfundojnë studimet në këtë program mund të punësohen në: Ministrinë e Drejtësisë, Institucionet e burgimit dhe paraburgimit, Shërbimin e Provës, Policinë e Shtetit, organizata që punojnë në komunitet, institucione për fëmijët në konflikt me ligjin, ndërmjetësues, institucione kërkimore, ekspertë në çështje gjyqësore, etj