Master i shkencave “Studime Rajonale Politike”

Master i Shkencave Departamenti “Shkenca Politike” - (120 kredite, 2 vjet)

Master i shkencave “Studime Rajonale Politike”

Informacion rreth programit

Masteri i Shkencave në “Studime rajonale politike” ka si synim të thellojë njohuritë e studentëve në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, duke u fokusuar kryesisht në zhvillimet e Rajonit. Lëndët e ofruara thellojnë njohuritë mbi historinë, sistemet politike, identitetet kulturore, gjeografinë ekonomike etj…, të Evropës Juglindore. Gjithashtu, ofrohen në nivel të thelluar një sërë lëndësh me qëllim krijimin e aftësive dhe kompetencave të nevojshme për tregun e punës, si metodat e kërkimit apo gjuhë e huaj e rajonit.

Lëndët e këtij niveli studimesh janë strukturuar në dy semestra, të organizuara në raportet 5 orë leksione /1 orë seminar, 4 orë leksion/ 1 orë seminar, në përputhje me planin mësimor për këtë cikël studimesh.

Organizimi i planit mësimor është bërë në bazë të sistemit të Bolonjës, i organizuar në total me 120 kredite.

Misioni
  • Të përgatisë specialistë të lartë dhe studiuesë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, duke u fokusuar në Rajonin e Europës Juglindore.
  • Të mbështesë me njohuri të integruara mbi rajonin e Europës Juglindore nëpunësit e ardhshëm dhe ekzistues të administratës publike, Trupës Diplomatike, Organizatave Ndërkombëtare apo Shoqërisë Civile.