Master i shkencave “Sociologji e zhvillimeve shoqërore”
Master i Shkencave Departamenti “Sociologji” - (120 kredite, 2 vjet)
Master i shkencave “Sociologji e zhvillimeve shoqërore”
- Lloji i studimeve:
- Studime të ciklit të dytë në “Master i Shkencave” në “Sociologji e zhvillimeve shoqërore”
- Niveli i studimeve:
- Niveli 7 i Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve
- Kohëzgjatja e studimeve:
- 2 (dy) vite akademike
- Forma e studimeve:
- Studime me kohë të plotë
- Numri i krediteve ECTS:
- 120 ECTS
- Profili profesional i pritshëm:
- Sociolog, researcher
- Njësia akademike zbatuese:
- Njësia kryesore: Fakulteti i Shkencave Sociale. Njësia bazë: Departamenti i Sociologjisë.
- Institucioni i Arsimit të Lartë:
- Universiteti i Tiranës
Qëllimi i këtij programi studimi është të aftësojë studentët me aftësi praktike dhe teorike të nevojshme për të trajtuar zhvillimet sociale bashkëkohore në nivle kombëtar e ndërkombëtar duke konsideruar diversitetin shoqëror dhe kulturor.
Në këtë program konsiderohet studimi i faktorëve shoqërorë që ndikojnë në kurbën e zhvillimit të shoqërisë. Në këtë program studimi studiohen dhe analizohen nga pikëpamja sociologjike problemet e familjes, perspektiva e zhvillimeve urbane, shtyllat e zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm, dinamikat e zhvillimit të popullsisë së grupmoshave të ndryshme, sfidat e përfshirjes sociale, dinamikat e konfliktit shoqëror bashkëkohor, proceset demokratizuese dhe sistemet zgjedhorë, perspektivat ndërkulturore sociale dhe diversitetin në të gjitha format e tij. Oferta akademike e studimeve të ciklit të dytë “Master i shkencave” në “Sociologji e zhvillimeve shoqërore” ka për objektiv të formojë sociologë të rinj të pajisur me:
- Dije bashkëkohore të avancuara në teoritë dhe konceptet sociologjike, si dhe metodat e kërkimit;
- Aftësitë për të kuptuar ndryshimet e mëdha shoqërore jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon, si dhe në nivel global;
- Aftësitë për të aplikuar dijen e avancuar sociologjike ndaj problemeve sociale;
- Aftësitë e duhura në mënyrë që ata të jenë në gjendje të ndjekin karrierë në sektorin publik, privat, si dhe në sektorin jofitimprurës;
- Një themel të solid akademik, në mënyrë që ata të jenë të suksesshëm në ndjekjen e studimeve doktorale pasi ata të kenë mbaruar programin e masterit.
Realizimi i programit të studimit, bazohet në planin mësimor të hartuar, i cili ndërthur disiplina të formimit të përgjithshëm me ato të formimit karakterizues (profesional); disiplina të përafërta plotësuese si dhe ato të natyrës praktike.
Studentët që do të marrin pjesë në këtë program studimi do të kenë njohuri të konsoliduara në fushën e kërkimit; të analizës kulturore të konflikteve; të zhvillimeve bashkëkohore shoqërore në institucione si familja, politika, feja, arsimi; të prirjeve të zhvillimeve të hapësirës rurale dhe urbane; të çështjeve të barazisë dhe pabarazive, përfshirjes dhe përjashtimit social; të çështjeve gjinore, të politikave sociale; të zhvillimeve më të fundit në fushën e drejtësisë tranzitore, etj.
Studentët në përfundim të studimeve do të jenë të aftë:
- Të njohin me kompetencë metodat dhe instrumentet e kërkimit sociologjik;
- Të jenë të aftë të konceptojnë, ndërtojnë dhe zbatojnë një projekt kërkimi;
- Të zotërojnë dije dhe njohuri të plota mbi teoritë dhe paradigmat bashkëkohore sociologjike;
- Të zhvillojnë analiza teorike dhe praktike të dukurive dhe problemeve sociale;
- Të jenë të aftë të shfaqin standarte të larta etike dhe formimi sociologjik për të zhvilluar me dinjitet aktivitetin e tyre në shoqëri;
- Të njohin problematikën e punës në grup dhe të zbatojnë me korrektësi afatet e punës;
- Të orientojnë karrierën e tyre si sociologë/studiues në shërbim të interesave më të larta të shoqërisë.
Studentët që përfundojnë këtë program mund të vazhdojnë studimet në programin e doktoraturës pranë Universitetit të Tiranës ose universitete të tjera brenda dhe jashtë vendit që janë të fokusuar në: çështje të diversitetit, mundësive të barabarta, shërbimet sociale, përfshirjen sociale, programe të ndryshme ndërhyrjeje, vlerësim politikash apo programesh, etj.
Ku mund të jem i/e vlefshme/punësohem me një diplomë Master Shkencor në Diversitet, Mundësi të Barabarta dhe Përfshirje Sociale?
Ndjekja e programit të studimit “Master i shkencave” në “Sociologji e zhvillimeve shoqërore” ju mundëson të diplomuarve:
- punësim në në administratën shtetërore, si atë të nivelit lokal dhe atë qëndror,
- punësim në organizata jo qeveritare kombëtare dhe ndërkombëtare,
- punësim si drejtues kërkimi, analist politikash, vlerësues programesh, menaxherë programesh dhe projektesh,
- menaxherë të burimeve njerëzore.
- punësim si ekpert në studime empirike në sfera të ndryshme të organizuara nga institucione kombëtare, organizata ndërkombëtare dhe OJF
- punësimin në shërbimet sociale si këshillues në hartim politikash, administrues projektesh kërkimore dhe komunitare, në administrimin e shërbimit shëndetësor dhe problematikave të tij, adresimi i familjeve dhe grupeve në nevojë.
- karrierë në institucionet e edukimit formal si mësimdhënës në nivelin e arsimit të lartë, në shërbimet ndaj studentëve, etj.