Procedura e tërheqjes së diplomës
Informacion rreth proçedurës për tërheqjen e diplomës
Të gjithë studentët e diplomuar të Fakultetit të Shkencave Sociale, të cilët kanë konfirmuar të dhënat pranë Sekretarisë Mësimore, njoftohen se shpërndarja e diplomave do të realizohet sipas procedurës së mëposhtme:
Hapi i parë
Çdo student i diplomuar duhet të dërgojë paraprakisht të dhënat e mëposhtme në adresën elektronike: [email protected]
- Emër
- Atësia
- Mbiemri
- Programi i studimit në të cilin është diplomuar
- Vitet e studimit
Kujdes: Email-i me të dhënat personale duhet të dërgohet gjatë orarit 08:00-16:00, për të shmangur vonesa në proces. Email-et e dërguara pas orës 16:00 do të shtyjnë me një ditë procesin e verifikimit.
Hapi i dytë
Paraqitja për tërheqjen e diplomës: Pas dërgimit të të dhënave, çdo student mund të paraqitet në Fakultet duke filluar nga dita pasardhëse (një ditë pas dërgimit të email-it), në orarin 10:00-16:00, duke pasur me vete mandatpagesën për tërheqjen e diplomës.
Mandatpagesa: Mandati i pagesës për diplomën gjendet në faqen zyrtare të Fakultetit të Shkencave Sociale.
→ Kliko këtu për të shkarkuar mandatin.
Adresimi i problematikave: Për çdo problematikë të hasur lidhur me këtë proces, studentët ftohen të drejtohen pranë Dekanit dhe Administratores së Fakultetit të Shkencave Sociale.