Master i Shkencave “Psikologji Organizacionale”
Master i Shkencave Departamenti “Pedagogji-Psikologji” - 120 kredite, 2 vjet
Master i Shkencave “Psikologji Organizacionale”
Programi i studimit të ciklit të dyte “Master Shkencor” në “Psikologji Organizacionale”
Master i Shkencave në “Psikologji Organizacionale” thellon kompetencat në disa fusha të dijes e profesionit që lidhen me ekspertizën në menaxhimin dhe zhvillimin e burimeve njerëzore në organizatat e institucione publike dhe private.
Studentët aftësohen në përdorimin e instrumentave inovativë të menaxhimit të burimeve njerëzore në vendin e punës. Ky profil profesional të jep mundësinë e punësimit në një gamë të gjerë në fushën organizacionale, si përzgjedhjen e personelit, kualifikimi dhe trajnimin e personelit në kompani, institucione e agjensi konsulence. Përgjatë kësaj përvoje dy vjeçare studentët kanë mundësi të zhvillojnë aftësitë profesionale dhe përgjegjësitë individuale në harmoni me kërkesat organizatave të vendit të punës.
Përvetësimi i njohurive, shkathtësive dhe aftësive të cilat mundësojnë që psikologu organizacional të veprojë në shërbimet dhe zonat organizative të dedikuara për zhvillimin dhe menaxhimin e burimeve njerëzore. Ndihmon zhvillimin organizativ të personelit dhe të organizatës apo institucionit ku punon me role të përgjegjësisë në menaxhimin e projekteve dhe programeve në lidhje me rekrutimin e përzgjedhjen, zhvillimin, trajnimin, vlerësimin dhe planifikimin e karrierës, komunikimin dhe menaxhimin e imazhit.
- Të përgatisë specialistë të lartë dhe studiues në fushën e psikologjisë organizacionale.
- Të mbështesë organizatat dhe institucionet me specialistë të kualifikuar përsa i përket përzgjedhjes së stafit në varësi të vendit të punës.
- Të zhvillojë kompetencat që e lejojnë psikologun organizacional të trajnojë, të motivojë punonjësit, të vlerësojë performancën në punën e tyre.