Master i shkencave “Psikologji Shkollore”

Master i Shkencave Departamenti “Pedagogji-Psikologji” - 120 kredite, 2 vjet

Master i shkencave “Psikologji Shkollore”

Programi i studimit

Programi i studimit të ciklit të dyte “Master Shkencor” në “Psikologji Shkollore”

Forma e studimit në këtë master shkencor është me kohë të plotë. Lëndët e këtij niveli studimesh janë të organizuara në katër semestra, që realizohen përgjatë dy viteve akademike. Numri total i krediteve për të fituar këtë diplomë është 120 kredite. Mësimi realizohet mbasdite, pas orës 14.00 dhe është zakonisht i përmbledhur në dy/tre ditë.

Psikologu shkollor punësohet në shkolla publike dhe private të sistemit 9 vjeçar dhe atë të mesëm. Formimi i tij gjithashtu ndihmon ne kryerjen cilësore të punës në sistemin parashkollor si në kopshte private dhe publike si edhe në çerdhe private dhe publike.

Objektivi

Masteri i Shkencave “Psikologji Shkollore” ka si objektiv të përgjithshëm që të formojë profesionistë kompetentë në fushën e psikologjisë shkollore, duke u mundësuar atyre që të fitojnë dije, aftësi për të vepruar dhe për të qenë, të domosdoshme në punën e tyre në praktikë dhe në studime më të të thella në aspektin akademik lidhur me këtë fushë.

Në mënyrë më precize, mund të përcaktohen këto objektiva specifikë:

  • të përgatisë psikologun shkollor që të japë ndihmesën e tij në përballimin e nevojave kryesisht të nxënësve të moshës shkollore, por edhe të fëmijëve në sistemin parashkollor dhe në çerdhe;
  • të përgatisë studentët për të referuar në sistemet përkatëse një çështje të caktuar;
  • të përgatisë studentët për të kryer operacionet e vlerësimit dhe trajtimit të rasteve me vështirësi në fushën akademike dhe në sjellje; të përgatisë studentë për të demonstruar “praktikat më të mira” lidhur me vlerësimin dhe ndërhyrjen, gjithashtu edhe këshillimin; të dëmonstrojnë praktikat më të mira të vlerësimit dhe këshillimit në nivel shkolle dhe familje;
  • të përgatisë studentët për të vlerësuar ecurinë e procesit të të nxënit dhe mësimdhënies;
  • të përgatisë studentët të ndërtojnë strategji të përfshirjes reale të prindërve në edukimin e fëmijëve;