Master i Shkencave në "Punë Sociale me Dy drejtime: Drejtimi Politike Sociale dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm"

Master i Shkencave Departamenti “Punë dhe Politika Sociale” - (120 kredite, 2 vjet)

Master i Shkencave në "Punë Sociale me Dy drejtime: Drejtimi Politike Sociale dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm"

Qëllimi i Programit

Programi i Masterit Shkencor në "Punë Sociale me Drejtim Politikë Sociale dhe Zhvillim i Qëndrueshëm" ka për qëllim përgatitjen e specialistëve me njohuri të thella teorike dhe aftësi praktike të avancuara në fushën e politikës sociale dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Ky program formon profesionistë të aftë për të kontribuar aktivisht në hartimin dhe zbatimin e politikave sociale efektive, duke promovuar drejtësinë sociale, mirëqenien dhe zhvillimin e qëndrueshëm në komunitete lokale, kombëtare dhe globale.

Objektivat e Programit

Në përfundim të këtij programi, studentët do të jenë në gjendje të:

  • Integrojnë qasje shkencore dhe kritike në analizën e çështjeve sociale dhe zhvillimin e politikave dhe ndërhyrjeve efektive sociale.
  • Aplikojnë metoda dhe teknika të avancuara të kërkimit shkencor për zhvillimin, zbatimin dhe vlerësimin e politikave sociale dhe projekteve zhvillimore në kuadrin e zhvillimit të qëndrueshëm.
  • Hartojnë strategji dhe ndërhyrje efektive në nivel komunitar dhe institucional që synojnë fuqizimin dhe përfshirjen sociale të grupeve të margjinalizuara.
  • Hartojnë, monitorojnë, vlerësojnë dhe advokojnë për politika dhe programe sociale që sigurojnë drejtësi sociale dhe ekonomike, duke kundërshtuar praktikat diskriminuese dhe shtypëse.
  • Marrin pjesë në mënyrë efektive në proceset politikëbërëse në nivele lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare, duke promovuar një qasje gjithëpërfshirëse dhe ndërsektoriale për zhvillimin e qëndrueshëm.
  • Kuptojnë dhe adresojnë në mënyrë të thellë problemet dhe sfidat sociale në nivele lokale dhe globale, duke propozuar ndërhyrje gjithëpërfshirëse dhe praktike për adresimin e tyre.
  • Promovojnë integrimin e politikës sociale me zhvillimin e qëndrueshëm, duke nxitur bashkëpunimin ndërmjet sektorëve të ndryshëm të shoqërisë dhe duke kontribuar në rritjen e mirëqenies sociale dhe ekonomike.
Studime të mëtejshme

Ky program studimesh mundëson zhvillimin e mëtejshëm të njohurive dhe aftësive teorike, analitike dhe praktike në fushën e diversitetit, mundësive të barabarta dhe përfshirjes sociale, duke i përgatitur studentët për:

  • Realizimin e studimeve dhe analizave me ndjeshmëri sociale dhe profesionale;
  • Ndjekjen e programeve doktorale në fushën e politikave sociale dhe punës sociale;
  • Angazhimin në kërkime shkencore dhe aktivitete akademike që lidhen me avancimin e drejtësisë sociale, mirëqenies dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Mundësi punësimi

Të diplomuarit nga ky program do të jenë të kualifikuar për të punuar në sektorë të ndryshëm publikë, privatë dhe organizata joqeveritare, si:

  • Institucione qeveritare në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar;
  • Organizata joqeveritare (OJQ) dhe organizata ndërkombëtare që merren me zhvillimin social dhe ekonomik;
  • Sektorë kërkimorë dhe akademikë që zhvillojnë projekte kërkimore dhe analiza të politikave sociale;
  • Menaxhimin, hartimin, implementimin, monitorimin dhe vlerësimin e politikave dhe projekteve që synojnë zhvillimin social dhe ekonomik të qëndrueshëm;
  • Organizatat e advokatisë dhe aktivizmit social që promovojnë barazinë sociale dhe luftojnë diskriminimin dhe padrejtësinë sociale.

Programi siguron një formim profesional gjithëpërfshirës duke pajisur studentët me njohuri të avancuara, vlera etike dhe aftësi praktike të nevojshme për të kontribuar në mënyrë domethënëse në zhvillimin e politikave dhe praktikave sociale.