Master i shkencave në “Punë Sociale me Tre Drejtime (Drejtimi i Organizimit Komunitar)”

Master i Shkencave Departamenti “Punë dhe Politika Sociale” - (120 kredite, 2 vjet)

Master i shkencave në “Punë Sociale me Tre Drejtime (Drejtimi i Organizimit Komunitar)”

Qëllimi
  • Kuptojnë një spektër të gjerë të strategjive të ndryshimit dhe të demostrojnë aftësinë për të zgjedhur dhe përshtatur këto strategji me sfidat programuese, organizacionale dhe komunitare.
  • Aplikojnë modele, koncepte dhe strategji në konceptimin, hartimin, zhvillimin, implementimin, vlerësimin dhe përmirësimin e praktikave, programeve dhe politikave sociale.
  • Përshkruajnë dhe zbatojnë perspektivën e përgjithshme të punës sociale në praktikën me individët, grupet, familjet, organizata dhe komunitetet
Objektivi

Programi synon që studentët do të kenë njohuri dhe aftësi:

  • Demonstrojnë aftësinë për të aplikuar koncepte dhe strategji të kërkimit shkencor në praktikën e punës sociale ndërpersonale.
  • Demonstrojnë aftësitë të hartojnë, analizojnë, vlerësojnë dhe ndryshojnë politikat sociale dhe të ndërhyjnë kundër sistemeve diskriminuese dhe shtypëse për të shtuar drejtësinë sociale dhe ekonomike.
  • Përdorin teknologjinë për të avancuar aftësitë dhe njohuritë praktike dhe për të lehtësuar komunikimin me klientët dhe kolegët.
  • Sintetizojnë dhe aplikojnë njohuritë dhe teoritë e sjelljes dhe dinamikave të programeve të shërbimit njerëzor, organizatave, komuniteteve dhe sistemeve komplekse; të kujdesen dhe të avancojnë në drejtësinë sociale dhe ekonomike.
Studime të mëtejshme
  • Njohin rëndësinë e zhvillimit të vazhdueshëm profesional dhe të supervizimit dhe konsultimit pas diplomimit
Mundësi punësimi
  • Të hartojë dhe implementojë projekte kërkimore në fushën e problemeve sociale si në sektorin qeveritar dhe joqeveritar
  • Të Planifikojë, zbatojë, duke monitoruar dhe vlerësuar politika, programe dhe projekte, me parimet e pjesëmarrjes, gjithëpërfshirjes për të garantuar drejtësi sociale dhe zhvillimi të qëndrueshëm.