Master i shkencave në “Punë Sociale me Tre Drejtime (Drejtimi i politikës sociale)”

Master i Shkencave Departamenti “Punë dhe Politika Sociale” - (120 kredite, 2 vjet)

Master i shkencave në “Punë Sociale me Tre Drejtime (Drejtimi i politikës sociale)”

Qëllimi
  • Analizojnë dhe formojnë politika sociale në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar;
  • Promovojnë integrimin e plotë të politikës sociale ndërmjet dhe përgjatë sektorëve të ndryshëm të jetës sociale; dhe të promovojnë përgjigje më humane dhe barazitare për nevojat e grupeve vulnerable – duke përfshirë fëmijët dhe të rinjtë, të moshuarit, të varfërit, persona me kufizime serioze emocionale dhe fizike, anëtarë të grupeve minoritare dhe popullsi të tjera të interesit të veçantë për mirëqenien sociale
Objektivi

Në përfundim të programit studentët do të kenë njohuri dhe aftësi:

  • Kuptojnë dhe të interpretojnë historinë e profesionit të punës sociale, të përshkruajnë dhe të analizojnë kërkimet e kaluara dhe aktuale të politikave për mirëqenien sociale, të formulojnë dhe të bëjë advokatësi për politikat sociale kundër sistemeve diskriminuese.
  • Identifikojnë, vlerësojnë dhe zbatojnë kërkime në lidhje me praktikën e punes sociale.
  • Demonstrojnë njohuri, vlera dhe aftësi në praktikën e punës sociale jo – diskriminuese në lidhje me moshën, statusin socioekonomik, ngjyrën, kulturën, paaftësinë, etninë, strukturën familjare, gjininë, statusin civil, racën, fenë dhe orientimin seksual të klientit.
Studime të mëtejshme
  • Ky program studimesh mundëson zhvillimin e njohurive dhe aftësive të nevojshme, teorike, analitike dhe të aplikuara, në fushën e diversitetit, mundësive të barabarta, dhe përfshirjes sociale për të qenë i/e aftë për të: Realizuar studime dhe analiza me ndjeshmëri sociale.
  • Të përgatisë studentët të advokojnë për përmirësimin e programeve sociale
Mundësi punësimi
  • Të hartojë dhe implementojë projekte kërkimore në fushën e analizës dhe vlerësimit të politikave sociale.
  • Aftësimi në hartim, analizë, vlerësim dhe ndryshim të politikave sociale e ndërhyrje kundër sistemeve diskriminuese mundëson që studentët të punojnë në sektorë të ndryshëm të politkëbërjes.